Ai zgjodhi të vidhte në ditën e tij të parë të punës. Bëhet fjalë për një 23-vjeçar shqiptar me inicialet, R.M. I riu shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi kishte vjedhur nga kantina e verës “Valvirginio di Montespertoli”.
23-vjeçari kishte ngarkuar bagazhin e makinës me vaj ulliri, 24 kg mjaltë gështenje dhe 33 shishe verë. Policia ka ndaluar një makinë tip “Alfa Romeo 156”, në të cilën shofer ishte shqiptari, krejt rastësisht.
Qëndrimi nervoz dhe i shqetësuar i të riut nxiti policët të kontrollojnë më imtësisht dhe me dyshim. Kur u gjetën të gjitha mallrat e vjedhura, në fillim 23-vjeçari është justifikuar duke thënë se i kishte dhuratë nga pronari, por versioni i tij u rrëzua menjëherë.
