Dashakeqët e shqiptarisë kurrë nuk e kanë pasur më lehtë se sot

J L

Nga Kim Mehmeti

Dashakeqët e shqiptarisë kurrë nuk e kanë pasur më lehtë se sot sepse planet e tyre për ta dëmtuar shqiptarinë, janë duke i realizuar vetë elitat politike shqiptare. Madje ata edhe nuk kanë nevojë, të bëjnë harxhime si dikur, duke investuar në projekte antishqiptare, por mjafton të lusin Zotin që shqiptarët sa më gjatë të mbeten nën sundimin e trinisë së fatkeqësisë së tyre: Shqipëria në duart e ‘Rilindjes’, Kosova në kthetrat e ‘Klanit Pronto’, e shqiptarët e Maqedonisë në baltën e injorancës politike dhe të hajdutërisë së BDI-së.

Armiqtë e shqiptarisë sot i ndihmon edhe mos-larja jonë e borxhit ndaj ardhmërisë: mospastrimin e të sotmes sonë nga pisllëku politik, ku na zhytën partitë tona politike. Pra, ata i ndihmon realizimi i njërit nga kushtet më të rëndësishëm për vetëshkatërrimin e një populli: asgjësimin e më të vlefshmes që ai ka – rininë e tij, e që më së lehti arrihet, o duke ia ndaluar shkollimin, me çka ajo do kriminalizohet, o duke ia degraduar sistemin arsimor deri në ato përmasa ku ka arritur sot arsimimi shqiptar – të prodhosh të shkolluar e të paditur, të cilët tërë jetën do e mbjellin farën e injorancës dhe do ndjehen inferiorë ndaj moshatarëve të vetë të etnive tjera.

Pa dyshim se të gjithë qendrat antishqiptare sot i kënaq e vërteta se në Shqipëri, e keqja nuk krahasohet me të mirën, por me më të keqen e jetuar në të djeshmen, se ‘hajdutokratët’ e Kosovës më lehtë merren vesh me politikanët serbë, se me njëri- tjetrin dhe se shqiptarët e Maqedonisë, ka vite që kalben në gropën septike të pisllëkut politik, që e prodhuan qarqet politike e policore maqedonase, por kapaku i së cilës grope janë politikanët shqiptarë.

Dhe me çka del se shqiptarisë së sotme nuk ia marrin frymën armiqtë e huaj, por atë e ngulfasin duart e kriminelëve dhe të hajdutëve tanë, se atë sot është duke e mbytur ligësia shqiptare.

Në të mirën e dashakeqëve të shqiptarisë, punuan edhe disa qarqe Perëndimore, që kurrë nuk kërkuan nga udhëheqësit tanë që ata të ndërtonin shtete ligjore dhe institucione demokratike, por shoqëri ‘stabilokrate’, me çka shqiptarët i lanë në duart e leninistëve dhe hajdutëve që kishin ‘muskuj’, por e jo edhe ‘kokë’, që nuk dinin gjë tjetër përpos partinë ta barazonin me popullin dhe shtetin, pra shqiptarinë e dëmtuan edhe disa qarqe perëndimore, të cilave u duheshin partner që me gënjeshtra dhe dhunë, do e mbanin nën kontroll pakënaqësinë e shqiptarëve, gjë që në Shqipëri më së miri mund ta bënte ‘Rilindja’, e cila krimin dhe veprimtarinë mafioze i ngriti në rrafshin e vlerave politike, si dhe injorantët partiakë të Kosovës e të Maqedonisë, që e plaçkitën popullin, por duke e mbuluar fytyrën e vet të hajnit, me emblemën e shenjtë të UÇK-së.

Kundërshtarët tanë sot janë më të kënaqur se kurdoqoftë më parë, sepse e kanë kuptuar se shumica e politikanëve shqiptarë të kudondodhur, vlerë dhe dëshmi të vetme se janë demokratë e properëndimorë, i kanë fotografitë me burrështetasit dhe diplomatët e huaj, të cilat fotografi i mbajnë nëpër zyre krahas atyre të familjarëve të vet, mbase ngaqë e dinë se vetëm ato foto, sadopak mund ta mbulojnë të vërtetën se janë pjesëtarë të familjes së madhe hajdutokrate, pjesëtarë të nëntokës politike, nëntokë e cila “Shqipëritë” tona i bëri të pabanueshme për rininë dhe i zbrazi ato, nëntokë politike që trojet shqiptare i bëri vende pleqsh, ku ka kush të vdesë, por jo edhe kush të lindë fëmijë.

Sot i fërkojnë duart ata që nuk ia duan të mirën shqiptarisë, sepse e shohin se ne ndërtuam shoqëri të ‘tallava’ vlerave, shoqëri në të cilat diplomon e doktoron xhepi e jo koka, ku ‘këndon’ trupi e jo zëri, ku lajmës më i vlerësuar është ‘tellalli’ partiak, shoqëri të cilat është duke i mbuluar ‘tallava’ arsimimi, ‘tallava’ gazetaria, ‘tallava’ politika…, me çka kanoset rreziku të bëhemi ‘tallava’ popull.

Dhe siç janë katandisur punët, duket se nuk është e largët dita kur ne do na përfshijë malli për ‘baballarët’ e socializmit, kur do nisë ata të na duken si ‘heronj kombëtarë’, në krahasim me hajdutët dhe banditët e sotëm që i drejtojnë ‘Shqipëritë’ tona, pra duket se nuk është e largët dita kur do na duken më të mirë ‘Xhaxhallarët’ e dikurshëm stalinistë, që nuk e tradhtuan shqiptarinë pse ishin të joshur nga përfitimet personale, por ose shkaku i verbërisë ideologjike dhe karrierizmit, ose pse ishin të shantazhuar për çështje që kishin të bëjnë me amoralitetin e tyre, për dallim nga ‘hajdutokratët’ tanë të sotëm, të cilët të veshur me petkun properëndimorë dhe të atdhetarisë e shitën të sotmen dhe të ardhmen e popullit që përfaqësonin, vetëm për interesa personale.

Ku ta dish, mbase e vetmja gjë që sadopak ua prish gjumin dashakeqësve të shqiptarisë, janë miqtë tanë të huaj, që shpeshherë të lënë përshtypjen se populli ynë u dhimbset më shumë se sa burrështetasve që vetë ne i kemi zgjedhur. E me çka del se ne jemi duke e plotësuar edhe kushtin e fundit të vetë shkatërrimit, kushtin që e ngërthen në vetvete thënia e njohur se një populli që voton mashtruesin, të korruptuarin, hajdutin dhe tradhtarin, ai popull nuk është viktimë por bashkëpunëtorë i tyre.

Andaj lirisht mund të thuhet se përderisa shqiptaria është në duart e ‘Rilindjes’, të ‘Klanit pronto’ dhe në ato të hajnave leninistë të BDI-së, ajo nuk është e rrezikuar nga qarqet e huaja antishqiptare, por nga vetvetja.

j.l./ dita

Share This Article
21 Comments
  • Zoti “Epirote” Mehmeti.
    Varet se cfare consideron ty cdo te thote Shqipetare.
    Ate qe nuk u turqizua dhe luftoi per Epirin,Greqine,Ilyrine apo Turqine dhe Italine.
    Mos harrojme qe Pirrua i Epirit luftoi per clirimin e Magna Grecias dhe jo per Turqine dhe kunder Epirit.

    • Pellasgos vertete do pergjigje apo e ke me nge. Shume prapa je kthyer mor burre. Kimi po flet per sot. E shumta nja 25 vjet e tehu. Magna Grecia thote. Mos meso historine ne internet hap edhe ndonje liber.

    • Cfar idjoti eshte ky plehu Pellazgaqis ! Ne cdo fjale te tij , na le te kuptojme se eshte njeriu me dashakeqes i shqiptareve , ose dora vete kolonel Janullaqisi , i cili e ka mesuar mire shqipen , por per arsyet qe dihen , ka zgjedhur te flase si anonim , sepse keshtu i shmanget edhe perplasjes e mllefit te urrejtjes pa fund qe shqiptaret ndjejne ne shpirt per te !

  • Kim Mehmeti:

    Bukur i ke renditur gjerat, por e verteta lakuriqe eshte ndryshe,

    sepse:

    Zanafilla e se KEQES qer ka kapluar sot trojet shqyptare nuk eshte tek leninizmi arkaik i BOSAVE hajdute te Shqypnise, Kosoves dhe Maqedonise, por eshte shume vite me pare te mareveshja famekeqe ne terrin e nates midis Enverit dhe Titos, madje me pare,

    kur:

    Vukmanovic Tempo i shkruante Josip Broz Titos nje leter nga Tirana pasi kishte bere me pare kerdine kunder intelektualeve properendimore ne Maqedoni, ja cfare i shkruante killeri vrastar, Tempo, shefit te tij komunist i moderuar antistalinist, Josip Tito:

    “KAM GJETUR NJE NJERI TE PERSHTASHEM PER KAUZEN TONE QE PER PUSHTET SHET EDHE NENEN E VET, ESHTE PA PUNE, PA SHKOLLE, NUK KA DIPLLOME, QUHET ENVER HOXHA DHE JETON SI PASANIK NE VILEN E KUNATIT TE TIJ KRYEFAHIST BAHRI OMARI”

    Tito u pergjegj me nje radigram:

    “TE LUMTE! KE GJETUR NJERIUN PERFEKT PER KAUZEN TONE MADHORE TE FEDERATES BALLKANIKE”

    • Shume gomar i zgjuar je ti intelo-haleja , sepse i je futur thelle historise , me psikopatine tende , per ta rishkruar , kur gjithkush e di , (pervec teje ) se ti je nje cope idjoti ne SHQUP , qe kerkon te matesh me hijen e mengjesit !

  • Një turkoshak që ka qenë gjithnjë undër shtetit shqiptar dhe kunder shqiptarëve. Armik i luftës së UÇK-së në Kosovë dhe në Maqedoni, kundërshtar i avancimit të pozitësd politike e shtetërore të shqiptarëve, dyer mbyllur nga udhëheqja e BDI-së, tani i mbetet vetëm të vjedhë vrer.

    Një intelektual që mburret se është turkoshak, nuk ka pse të mos kërkojë të keqen e kombit.

  • Po, kush i “prodhoi” klanet “pronto” e “BDI”, nuk je i sinqerte te tregosh qarte e shqip sepse ato klane nuk piken prej qielli te paster, sikurse nuk piku as klani i “Rilindjes” dhe as ai i PD ne Tirane, por, siç duket nga realiteti, ato klane i krijoi UDB dhe KOS, duke e fshehur ‘fytyren’ e vet pas ‘fytyres’ se tyre!…
    I te njejtit brume po dukesh edhe ti, Kimusho!…

    DRENICA E KUQE

  • Kim Mehmeti nuk eshte per te lexuar se nuk eshte vertete i shqetesuar per ate qe shkruan, por do qe te duket se i dhimbset shqiptaria. Kimi Ir Seni, eshte nje njeri banal dhe i papergjegjshem per ato qe thote, por eshte edhe hipokrit shpirtkatran, prandaj nuk eshte i pranueshem per mua. Problemet qendrojne ndryshe, por une jam nje komentues i thjeshte dhe s’mund te jap receta na distanca dhe qe kurrekush nuk i degjon, prandaj ta shohim ku do dalim

  • Kimi eshte konjuktural dhe i paqendrueshem. Shkurt e dredh andej nga ha me shume e na hengert mune, qe si ka ngelur gjak shqiptari ne deje.

  • Ceshte mo ky spiun I serbit qe del hapur po hapur Fare ky quan dhe uck te deshtuar ceka do ta mallkontr ne i themi vazhdo o te qim B…then.

  • E lecova me vëmëndje.
    U hidhërova pa masë.
    Dhëntë zoti që Kimi të jetë qorr politik dhe jo antishqiptar me fjalë të helmatisura, sheqerosur shëmtuar.
    NA NGARKOKA RILINDJEN ME GJYNAHE MË SHUMË SE MË PARË! ( Dmth më keq se SALIU KOBEZI që prishi punën (fabrika, miniiera, plantacionet bujqësore pa le pyjet e kështu varg e varg).”
    Kush brau o KIM DERËZIU, PD APO RILINDJA?
    Pastë hijen e vet!

    • PD vrau me shume dhe PS vrau me pak. Dhe meqenese ka vrare me pak, nuk duhet ta kritikojme dhe denojme? Po keta po na qeverisin dhe punen duhet ta zgjidhim me keta.
      Kaq qorra beheni vetem se jeni simpatizante soo antare te PS? Shikoni ore kush po i ben te keqen sot Shqiperise dhe dinjitetit te shqiptareve dhe Shqiperise.

      • O #Alban , fole me kembe ne toke! Njerezit i kane syte ne balle dhe e shohin kush eshte Edi Rama , por krahasuar me kancerin e shqiptareve , bajraktarin serb te Vicidolit , njerezit zgjedhin per momentin Ed psikopatin . A nuk na thua , ke te veme tjeter , ne se rrezojme E.Ramen …? Ti , jo pa qellim , nuk e thua se cilin te veme , duke na lene te kuptojme agjenturen serbe ( e greke bashke ) Sali Karaxhicin , apo Lul Dobicin !

    • Lere mo e nga,mut njera e kake tjetra re Shefqieti partise.Nje pyetje kisha une,
      Qysh je me shendet ti ere ? mire je ? Koker leku kendej nga ne,Opo aman e,shyqyr u gjend qy i gjati per ty

  • ore KIMA fut pak edhe PDqe te behesh i besueshem se nuk te anon kraba nga nje ane. Elbete je i ri de mbase nuk e ke lexuar nje thenie te nje njeru te shquar para kesaj RILINDJEJE NEVE SHQIPTARVE NUK NA E KANE FAIN TE HUAJT POR E KEMI NGA VETJA

  • Klanet greke dhe serbe ne Shqiperi kane gjetur terrenin e duhur per politikat e tyre afatgjata antishqiptare per asgjesimin e popullsise shqipatre ne trojet e tyre dhe per kete po ndihmon me zell te madh politika shqiptare dhe elita e saj e zgjedhur prej agjenturave greke dhe serbe.Jemi edhe zyrtarisht pakice ne atdheun tone dhe per te mos thene edhe me te diskriminuar se disa pakica te tjera.Asgje nuk perjashtohet qe ne nje te ardhme jo shume te larhet Shqiperia te zhduket fare si komb sepse vendimmarrja eshte ne duart e llumit antishiptar qe udheheq vendin dhe cdo gje.

    • Je shume i sakte , komentuesi “Shqiptari ” ! Ne keto pak rreshta i ke thene te gjitha … , ke folur edhe per mua .

  • O intelektuale,po pse shtin hundet gjithandej.Enveri mund te kete bere edhe gabime por per shtet dhe tradheti te hiqte koken.Situata duhet te shihet nga rrafshi kohor,atehere ose ishe i djathte me fashizmin ose i majte me internacionalen socialiste.Rralle intelektual ishte kunder frymes se majte internacionale,me vone ndodhi ajo qe ndodhi dhe Enveriu u pozicionue ashtu si e dime te gjithe .Po ku e gjete mor aman ate citat te V.Tempos,genjeshtarit dhe fallsifikatorit me diplome qe ti i beson dhe…ShqiptIrizmi fillon zhdukjen me renjen e bustit te Enverit me ardhjen e Sali Berishes ne pushtet dhe me ardhjen e Janulatosit ne Shqiperi.Fryma e krijuar antishqiptare dhe qe po perhapet me shpejtesi qone ne zhdukjen e shqiptarizmes se pari ne Shqiperi e pastaj….

    • max-i:

      Jo “intelektuale”, por “intelektual”

      sepse:

      Fanatiket e Enverit i shtojne nje “h” dhe fillon dhe i vjen era MUT propagande enveriste qe del nga breket e Sigurimit te shtetit, por meqe je kureshtar degjo “intelektualin” dhe jo “intelektualen” qe ke qef te degjosh ti,

      sepse:

      I ke te gjitha ne Arkivat e Shtetit ne Beograd, madje me kamate te bollshme,

      KUSH ESHTE KURESHTAR MUND T’I LEXOJE VETE

      por ne Arkivat e Shtetit ne Beograd:

      Mund te shikosh LIVE edhe medaljen e trimerise qe Enverit i dha antifashistit me fame boterore, Aleksander Rankovicit te Titos per merita te posacme ne Luften kunder Armiqve kosovare qe kishin bashkepunuar me gjermanet dhe qe i vrau si zogj pule ne Tivar me LANC-in e tij kriminalo-jugosllav,

      prandaj:

      Hidhu deri ne Beograd se nje vrap pele e ke.

  • Po sjell ketu cfare ka shkruar dhe thene Fan Noli gati 100 vjet te shkuara me thoni cfare ka ndryshuar ?

    Në vëndin tonë mbizotëron konfuzioni i pesë anarkive.

    E para: Anarkia fetare. Katër fe të ndryshme që nuk kanë zënë rrënjë në zemrën e një populli pagan.

    E dyta: Anarkia sociale. Këtu s’ka as klasë bejlerësh, as klasë bujqësh, as klasë burzhuazie. Këtu bujku është më bej se beu, dhe beu më bujk se bujku.
    Kemi një shembull për partinë popullore, e cila sot mbahet në fuqi prej bejlerëve nga oxhakët më të vjetër, kurse anëtarët e saj lëvdohen se kanë shpëtuar prej bejlerëve.

    E treta: Anarkia morale. Këtu qeni nuk e njeh të zonë, këtu karakteret dobësohen, qullosen, dhe ndërrojnë formë nga dita në ditë si në kaleidoskop. Këtu ambiciet janë pa fre, e pa kufi, këtu i padituri i di të gjitha, dhe i pazoti është i zoti për të gjitha.

    E katërta: Anarkia patriotike. Këtu brënda një dite si për magji tradhëtori bëhet patriot dhe patrioti tradhëtor. Këtu shohim përpara syve tanë të kapërdisen si tradhëtorë të mëdhenj ata që kanë luftuar për harfet dhe për flamurin e babës, që kanë djegur Shqipërinë e Mesme ose që janë puthur me andartët e i kanë ndihmuar të shenjtërojnë anë e mbanë Toskërinë. Këtu si më thoshte një mik është më mirë që njeriu të jetë tradhëtar e të shikojë interesat e tij, sepse kështu do të jetë i sigurtë që të nesermen të proklamohet si patriot i madh.

    E pesta: Anarkia e idealeve. Këtu idealet e shtrembëra, të errëta e të mumifikuara të Fanarit të Buharasë përfyten e përleshen për jetë a vdekje me idealet e gjalla, me elegantët e më të shndritshmet e Perëndimit. Na mungojnë vetëm idealet e antropofagëve. Po për të zënë vendin e tyre kemi kolltukofagët, krimba të verdhë me kokë të zezë që rriten në plagët e infektuara të Shqipërisë në lëngim, këpusha që mund t’i copëtosh, por jo t’i shqisësh nga trupi që kafshojnë dhe thëthijnë. Herodi tregon se në betejën navale të Salaminës, një athinas kapi një anije persiane me dorën e djathtë e se lëshonte, gjersa ja prenë e atëherë e kapi me dorën e mëngjë, ja prenë dhe këtë, atëherë e kapi me dhëmbë e s’e lëshoi gjersa i prenë kokën. Sikurse të ngjallej Herodi përsëri do të shikonte që kolltukofagët tanë janë më të fortë se ky trim legjendar i vjetërsisë antike. Që t’i shqisës këta tanët nga kolltuku duhet t’i presësh jo vetëm duart e kokën, por edhe këmbët dhe trupin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *