Nxënësja shqiptare, letër Obamës për armët kimike

anazapta

Pas apelit ndaj krerëve të shtetit në Tiranë kundër importit të armëve kimike të regjimit sirian, reagimi qytetar shkon edhe më tej, në vendin që na ka kërkuar asgjësimin e tonelatave të tëra me armë kimike. Një vajzë shqiptare ka zgjedhur t’i drejtohet me një letër të hapur presidentit të SHBA-së, Barak Obama. Armela Bega i drejtohet Presidentit amerikan duke i kujtuar fillimisht problemet e mëdha me të cilat përballet Shqipëria.

“Vendi ynë i vogël me një sipërfaqe prej 28.000 km2 ka këto probleme: Është i mbipopulluar, me infrastrukturë të dobët, me probleme të panumërta në çdo sektor të ekonomisë, shëndetësi, arsim, mjedis, bujqësi, turizëm, duke luftuar për mbi dy dekada korrupsionin dhe krimin e organizuar të pllakosur në çdo qelizë të shoqërisë sonë.” Vlerëson marrëdhëniet e mira të të dy vendeve e gjithë kontributin e SHBA në ndihmë të Shqipërisë e shqiptarëve dhe më pas ajo shtron pyetjen nëse ky vend mund të përballojë një kërkese të tillë? Ajo i drejtohet Presidentit amerikan të ndërhyjë për ta ndalur një vendim të tillë, që e konsideron krim të tmerrshëm.

Share This Article
5 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *