Shqiptarja, “molla e sherrit” në përleshjen ku vdiq greku 20 vjeç

redaktor

Një shqiptare 22 vjeçe ka qenë shkaku i masakrës të ditës së enjte në Patra të Greqisë, ku mbeti i vdekur një i ri grek, 20 vjeç. Mbrëmjen e së enjtes, Ilia Skourochori, 56 vjeç, vrau me çifte 20-vjeçarin Antoni Karouta.

Viktima kishte ardhur në banesën e 56-vjeçarit bashkë me një mikun e tij 23 vjeç, për t’u sqaruar rreth një çështjeje me të birin 27 vjeç të autorit të ngjarjes. Ndonëse kanë kaluar disa ditë nga vrasja e 20-vjeçarit mediat greke e kanë pasur të paqartë motivin e plotë të ngjarjes, derisa orët e fundit “Patratora” raportoi se “molla e sherrit” ishte pikërisht një shqiptare 22 vjeçe.

Ajo kishte qenë e dashura e shtetasit grek 23-vjeçar, por kohët e fundit kishte nisur një lidhje dashurie me djalin e vrasësit të 20-vjeçarit. Kështu, për të “vënë nderin në vend”, greku 23-vjeçar mori me vete edhe Antoni Karoutën. Por sapo shkuan në banesën e 27-vjeçarit, hasën në rezistencën e babait të tij, Ilias, i cili u bëri thirrje të rinjve që të largoheshin prej andej. “Nuk doja ta vrisja Antonin, doja vetëm t’i trembja”-është shprehur në gjyq vrasësi 56-vjeçar. I riu mori një goditje vdekjeprurëse në gjoks dhe vdiq rrugës për në spital./Shqip

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *