Ermira Babamusta është shqiptarja e parë që u nderua për punën e saj humanitare nga presidenti amerikan Barak Obama.
Shtëpia e Bardhë e nderoi atë me vlerësimin më medalje ari dhe çmimin “President’s Volunteer Service Award”. Ermira e mori këtë çmim pasi shërbeu përgjatë vitit 2014 në programin e Shërbimit Kombëtar të Zyrës së Presidentit të ShBA-së. Çmimi në fjalë u jepet qytetarëve amerikanë që u shërbejnë të tjerëve dhe sjellin frymëzim dhe një imazh pozitiv të Amerikës në botë.
“Jam shumë krenare që nëpërmjet Programit të Shërbimit Kombëtar të presidentit pata mundësinë t’i shërbej interesit kombëtar të ShBA-së për paqe në botë, demokraci dhe ndërtim të komunitetit në aspektin kulturor dhe civil. Falënderoj Shtëpinë e Bardhë që më vlerësuan me çmimin më të lartë, medaljen e artë për kontributin tim për shtetin amerikan që e dua dhe vlerësoj shumë,” tha Ermira Babamusta.
Ajo njihet për arritjet e saj në fushën e diplomacisë dhe politikës në SHBA dhe gjithashtu për promovimin e shqiptarëve të talentuar në botë.


N3je bravo kozmike !!! Malet tona me te larta !!!!!!!
Ah sikur politikanet shqiptare brenda vendit te kishin pak nuhatje humanitare si kjo zonje e nderuar qe nderon kombin me nderimin qe merr dekorat arit nga Presidenti Obama.Shqiperia do ishte shembulli i vecant per gjithe vendet e popujt ne nivel harmonik njerezore.E ne fakt mbetet edhe sot ma shume se kurr per ta ngushllue me vargjet e Pashko Vases.”Moj e mjera shqypeni”.
Nese diplomati amerikan Donald Lu arrin suksese me inisiativen sipermarrese.I takon nji dekorat po kaq fisnike per reabilitimin e popullit Shqiptare ne rruge civilizimit europian e botenore.
cdo shqiptar ndjeht krenar per kete dekorate…por ah kjo poooor
i jati saj pasi u dekorua per pune te mire nga qeveria enverhoxhes…pas 1992 u ankua se u keq trajtuaa ne ate kohe….
uroj qe te mos jete ne vazhden e babamustes plak
Servile muti more
Kjo eshte nga ato ass kissers
Te gjithe punonjesit e administratave jane ass kissers by default por kjo sdo te thote se nuk duhet te marrin cmim kur bejne nje pune te mire. Inkurajohen qe te bejne me mire. Edhe ne Shqiperi duhen ca cmime te tilla mirenjohjeje.
, DERI KUR?
Deri kur te pa aftet,pa orizont,dituri,aftesi,ndershmeri,do drejtojne shqiperine,duke fundosur te aftet ne politike?