Shqiptarja që sulmoi myslimanet akuzohet për krim të urrejtjes

Elton Tafaruci

Autoritetet e New Yorkut ngritën akuzën ndaj shqiptares Emirjeta Xhelili e cila sulmoi dy gra myslimane të enjten e 8 shtatorit 2016.

Sipas dokumenteve në gjykatë Emirjeta Xhelili sulmoi gratë pranë shtëpisë së saj në Bruklin duke u përpjekur tu hiqte shaminë që ata mbanin në kokë dhe duke i thënë të zhduken nga Amerika.

Autoritetet thonë se gruaja fillimisht sulmoi njërën prej grave myslimane duke e hedhur në tokë, dhe më pas u përpoq të sulmonte dhe gruan tjetër.

Shqiptarja do të përballet me akuzën e sulmit, kërcënimin dhe rrezikoi mirëqënien e një fëmije.

Zyra e prokurorisë së Bruklinit e quajti incidentin si një krim të  urrejtjes.  Avokatët i thanë  New York Daily News se Xhelili nuk ishte arrestuar më parë.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *