SHQUP-i largpamës!

redaktor

Dërguar me SMS

Në numrin e redaksisë

 

Kuzhina shqupase sapo hodhi në treg çorbën e re me emrin “no vetting!” Tash bashistët, ristanianët, bodistët dhe berishianët po kërkojnë qeveri tek-tek-tek-nike! Duan qeveri teknike me kryeteknikët si Ristoja dikur te KQZ-ja! Princi Basha ka deklaruar se nuk ka zgjedhje të lira dhe të ndershme me këtë qeveri! Për Basha-Berishën, zgjedhjet e lira dhe të ndershme quhen ato zgjedhje kur të kandidojnë dhe të fitojnë të “ndershmit” e ushtrisë së tyre të dalë nga shkolla e SHQUP-it!

Ndryshe zgjedhjet nuk janë as të ndershme, as zgjidhje për bashibozukët, bashë-berishasit e vjetër dhe të rinj. Tash rruga e reforma po merr formë e kujt më shumë se Berishës, Bashës, Bodes dhe Ristanit i digjet lëkura nga kjo vapë përvëluese që sinoptikanët kanë lajmëruar në këtë vjeshtë? Them se nuk kemi shumë nevojë për qeveri teknike meqë kjo anija e sotme s’po paraqet avari dhe s’ka lëshuar SOS! Këta ndërkombëtarët po e japin asistencën e tyre mjaft mirë dhe rezultatet kanë filluar të bëhen të prekshme dhe të dobishme. Preng Pjetri, Lezhë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *