Dërguar me sms
në numrin e redaksisë
Kryetari Mao dhe ushtari Lei Fen. Opozita prezantoi për qeverinë gallatën e radhës, 31 amendamente, ndryshe 31 dacibao të kryetarit Mao, nënkupto Sali, për ushtarin Lei Fen – mëkëmbësin e tij Lulash. Karrigia e humbur e pushtetit, për opozitën, është bërë makth. Ajo u shfaqet 24 orë non stop, duke i bërë depresive, çka i detyron të vrasin mendjen për dacibao alias shkopi në rrota. Se kujt i hynë në punë këto dacibao, kur vendi ka një qeveri të mandatuar nga 1milion votues dhe kur kjo qeveri po inkurajohet, siç një ditë më parë nga FMN-ja për livrimin pa hezitim të këstit të radhës, këtë mund ta kuptojë vetëm Agron Llaka, për numrin e radhës të së shtunës në Al-Pazar. SHQUP-i, tani pa asnjë dyshim është kthyer në një treg gabi vjetërsirash pa asnjë alternativë, e kthyer kështu në një fole akrepash e gatshme për të pickuar, pavarësisht qeveria është e motivuar në përmbushjen e detyrave dhe angazhimeve të saj. Ymka dhe Jani, Pogradec.
