SHQUP-i u është kthyer pronarëve të ligjshëm, PD po i rishpronëson

redaktor

Prona në të cilën gjendet Shtëpia Qendrore e Ushtrisë, i është njohur tërësisht dhe u është kthyer pjesërisht pronarëve të saj të ligjshëm të Sadete Toptanit, që jane Marion Toptani, Eduard Toptani dhe Raimaond Toptani. Pronarët të cilët trashëgojnë pronën si trashëgimtarë të ligjshëm të ish- pronares Sadete Toptani, janë qytetarë amerikanë, dhe jetojnë në shtetin e Miçiganit.

Ata janë kthyer në Shqipëri të shqetësuar mes të tjerash nga debati mbi marrjen e pronës së tyre nga Partia Demokratike. Pronarët jo vetëm që kanë dokumentin e njohjes së pronës, por dhe hipotekën për një pjesë të truallit në oborrin e SHQUP-it, të regjistruar nga zyra qendrore e regjistrimit të pasurive, si dhe të drejtën e parablerjes së SHQUP, nëse ai nxirrej nga inventari i pasurive të ushtrisë.

Fakti që SHQUP u nxorr nga inventari i Ushtrisë, u jep automatikisht të dejtën pronarëve të jenë blerësit e parë të ndërtesës, pa lejuar që kjo pronë të rishtetëzohet përsëri për interesa të një partie politike.

Historia e kthimit të pronës

Pronarët e ligjshëm të territorit mbi Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë e kanë fituar pronën me vendim nr 827, datë 8 prill 1996 nga Komisioni i Kthimit të Pronave në Tiranë. Në vendim thuhet se në bazë të dosjes së paraqitur, Sadete Toptani është pronare e një prone regjistruar në regjistrin hipotekor me nr. 1229, në nëntor të vitit 1918,  e cila përmes një vendimi të vitit 1950 është shtetëzuar.

Në këtë pronë përfshihen:

Trualli që zë ndërtesa e SHQUP 960 m

Trualli që zë magazina, trualli që zë një godinë provizore, truall që zënë rrugë e trotuare, truall i lirë rreth 9200 metra, trualli që zë Instituti i Ushtrisë dhe trualli që zë një kioskë provizore.

Në vendim përshkruhen qartë kufijtë e pronës  dhe sipërfaqet që kthehen menjëherë dhe ato që kanë të drejtën e parablerjes.

Sipas vendimit, “trualli me sipërfaqe 3500 metra i kthehet menjëherë Sadete Toptanit. Trualli me sipërfaqe 4100 metra i kthehet menjëherë Sadete Toptanit. Trualli i zënë me ndërtime provizore dhe kioska i kthehet Sadete Toptanit.

Trualli i zënë nga ndërtesa e Ushtrisë i njihet dhe duhet t’i kompensohet Sadete Totpanit. Në momentin e privatizimit, i lind e drejta e parablerjes pronarit”.

Pra, tani jemi në kushtet kur arsyeja përse Shtëpia Qendrore e Ushtrisë nuk i kthehej pronarit ishte se ishte në inventarin e ushtrisë. Në momentin që ajo hiqet nga ky inventar, ajo i kthehet pronarit, duke i dhënë të drejtën e parablerjes.

Aq familjarë janë pronarët në tokën e tyre, sa ata kanë bërë dhe një plan të zhvillimit te zonës, me arkitektë amerikanë dhe ja kanë paraqitur Lulzim Bashës në bashki për miratim.

Pra, jemi në kushtet kur pushteti e di fare qartë që toka ka pronarë dhe se ka dhe kërkesë nga pronarët për t’u zhvilluar. Është thjeshtë një grabitje prone.

vendimi-kthimit-shqupit2-300x390

Skandali i Flamur Nokës

Ministri i Brendshëm në detyrë, Flamur Noka, u ka dërguar dje një shkresë pronarëve të ligjshëm të largohen nga territori ku ata kanë marrë pronën dhe e kanë regjistruar atë. Bëhet fjalë për territorin para SHQUP-it, ku pronarët e kanë marrë pronën dhe e kanë të regjistruar në hipotekë. Ministri i Brendshëm i urdhron të largohen nga prona e tyre, se ndërtesa do t’i kalojë Partisë Demokratike.

Shkresa, përveçse është në shkelje të qartë të Kushtetues për të drejtën e pronës, është dhe arbitrare nga pikëpamja procedurale, pasi kërkon të trajtojë si qeramarrës pronarin dhe si pronar, qeramarrësin e ri.

Regjistrimi në hipotekë

Këto janë dy dokummente që provojnë regjistrimin në hipotekë të pronës në emër të trashëgimtarëve të Sadete Toptanit. Bëhet fjalë për truallin në oborrin e SHQUP, ku janë eliminuar vetëm rrugët dhe trotuaret. Sipas vendimit të kthimit të pronave, ata duhet të marrin dhe godinën për të cilën tashmë kanë të drejtën e parablerjes.

noka shqupi

 

 

 

 

 

 

Vertetimi i ri i hipotekes per nje pjese te truallit

Vertetimi i ri i hipotekes per nje pjese te truallit

kartela2

 

harta karteles1harta karteles2

Share This Article
25 Comments
  • me kete qe beri PD e tregoi veten qe eshte partia e zaptuesve. E votojne zaptuesit e pronave. Tashme u bene dhe vete zaptues prone direkt. Cfare ironie e fatit. dhe cfare turpi

    • Skandalet e Ketij skizofreni verior nuk kane te mbaruar … Turp i madhe nese Z.Rama nuk e con drejtesise kete njeri “moster” te pandreqshem qe nga frika kerkon te nxjerre njerez neper rruge.

    • Te godinë e Shqup-it
      do n’a vijë PeDe-ja
      ç’na erdhi haberi,
      eja o shok, eja

      Parti e Saliut
      me njëqind kusuret
      ndërroi kryetarin,
      po ndërron dhe muret

      Shqiponjës së shkretë
      puplat seç ia rropi,
      tash PeDe-n e re
      e ripolli KOP-i

      Gjith’ këto ndryshime
      dhe vrull opozite
      domosdo PeDe-ne
      ndërtesa s’e zinte

      Dhe kështu vendosën
      pa mbledhur as Grupin
      që PeDe e reja
      ta “xante” dhe Shqup-in

      Më kollaj se Shqup-in
      për t’a bërë kurban
      nuk gjendej gjëkund,
      more shokë, aman.

      Të keqen e mendjes
      o Nishan mavria
      harram të qoftë buka
      që të dha ushtria

      Tashti e zbuluam
      se paske miliona
      dhe nga fis’i gruas
      të mbyske me prona

      Qysh t’ia vëmë ne emrin
      këtij lloj biznesi
      Se në botë i thonë:
      “Konflikt Interesi”

      Për këto konflikte
      e di proçedurën?
      T’a qëndisin barkun
      Ca më keq lëkurën.

      Të hyjnë me kërbaç
      si ty dhe Saliut
      sa t’ju duket kishë
      vrimëza e miut.

      Kjo që ju vendosët
      është si vjedhje pulash
      me takëm dekretesh
      dhe qurrosje vulash.

      Por bëni kujdes
      ju PeDe e mbetur
      s’ka qofte ke Daja,
      këtu, mendjefjetur.

      Jo e jo që Shqup-in
      s’do t’a mbani dot,
      por do villni keq
      çfarë po hani sot.

      Llogari do jepni
      për miell e për krunde
      ç’ka vodhët kaq vjet
      do t’ju dalë për hunde.

      Dalë e me kadalë
      po mbërrin shtatori,
      në mbaftë Rama fjalë
      keq e ka Doktori.

      E në mos e mbaftë
      O soj firauni
      Do shkoj edhe Rama
      Shumë shpejt te katuni

  • Ajo çka do shtjellojë më poshtë, assesi nuk e justifikon makutërinë e PD-së për “rrëmbimin” e ShQUP-it, që në mënyrë të turpshme, në një kohë kur shqiptarët i thanë shporru, vendosi për veten, në një mënyrë tipike berishiane.
    Dy kartelat të regjistrimit të pasurisë së paluajtshme, për dy troje të veçantë dhe hartat përkatëse treguese të regjistrimit, tregojnë se Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit të Pronës ka shkelur ligjin, duke kthyer një sipërfaqe trualli që të gjithë e dimë se ndodhet brenda kangjellave të ShQUP-it, çka bënte që ato troje të mund vetëm të kompensoheshin dhe jo të ktheheshin, duke u shoqëruar kompensimi në bazë të nenit 16, të ligjit nr,7694 (bëhet fjalë për ligjin e parë dhe të pandryshuar të kthimit të kthimit të pronave, që ishte në fuqi kur Z.Maçi ka firmosur vendimin.) me të drejtën e parablerjes në bazë të nenit 25, për objektet dhe territorin funksional, kur objektet mbi truallin e ish-pronarit të hiqeshin nga inventari i shtetit dhe të shpalleshin për privatizim.
    Sipas statusit ligjor që kanë ato troje sot, i cili është i pandryshueshëm (pronë shtetërore), ish-pronarëve nuk u takon asgjë veç kompensimit. Fakti që ato troje janë regjistruar nuk ka asnjë vlerë, përderisa edhe sot figurojnë në administrim të Ministrisë së Rendit. Edhe kur t’i kalohet objekti së bashku me trojet PD-së, përsëri ajo pasuri do të jetë në inventar shtetëror, pasi partive politike objektet nuk u jepen në pronësi nga shteti dhe kësisoj ish-pronari nuk ka për të përfituar gjë.
    E vetmja gjë u ngelet ish-pronarëve në këto kushte është të provojnë rrugën e gjyqit, çka do të jetë bumerang për ta, pasi do të rrëzohet vendimi i komisionit dhe të urdhërohet regjistrimi i pronave në ZVRRP Tiranë. Pra thjesht ish-pronarët kanë favor një vendim të paligjshëm për kthimin e trojeve. Ato troje nuk rishtetëzohen, përderisa kanë qenë të shtetit në mënyrë të pandërprerë. Vendimet e njëanshme nuk kanë efekt për të tretët (në këtë rast Ministria e Mbrojtjes që e ka pasur pa ndërprerje në inventarin e saj). Nëse do të kontrollohet dosja, jam 1.000.000 % i bindur se aty mungon dokumenti i urbanistikës që tregonte nëse trualli objekt gjykimi nga komisioni ishte i lirë apo i zënë. Komisioni ka vendosur nga qejfi i vet, duke shmangur detyrimin ligjor të shkresës së urbanistikës, siç ka ndodhur rëndom me shumë prona në atë kohë, kur filloi grabitja e pasurisë së shqiptarëve.

    • I kane nxjerre ucklat qe ne vitin 1992 or mik ne DITA. Duke i nxjerre deklarata te pronareve qe ja kane falur pushtetit popullor te Partise se Punes, deklarata te cilat jane firmosur me kobure ne koke. Grabitja enveriste e prones vazhdoi pas 90-s me grabitjen berishiste. Ne Kushtetute thuhet PRONA NUK MUND TE TJETERSOHET ketu flasin per brockulla inventaresh enveriste te ushtrise. Ne cilin vend te Botes ka bo vaki nje grabitje e tille?

      • Për fat të mirë dhe të keq, njëkohësisht, sot të drejtën e fjalës e kanë edhe nastradinët. Vetëm nastradinët e sotëm nuk arrijnë të kuptojnë që grabitja e pronave prej Enverit nuk e përligj grabitjen e re të pronave (qofshin edhe ish-pronarët përfitues), përmes vendimeve antiligjore të gjykatave dhe komisioneve, apo përmes turli lloj marifetesh të kohës së grabitokracisë, të kryera nga nastradinët e ndryshëm, që mbinë nga hiçi me shumicë këto vite. Unë e di që dija s’mund të jetë atribut i të gjithëve, madje është atribut i pakicës, por për të heshtur kanë mundësi të heshtin të gjithë; edhe nastradinët gaztorë.

        • O pellazg i kohes se Nuhut, fill pas majmunit me bisht ne bithe, degjo nastradinin se nuk merresh vesh cfare fillozofon: Para gazetes DITA ishte nastradini ai, qe denononcoi token e grabitur te SHQUP-it nga pushteti Enverist. Ishte ky ANTIKRISHT qe mbolli faren e te KEQES ne vendin tone duke grabitur prona private dhe duke konfiskuar pasurine e tjetrit me kobure ne koke ose duke i vrare dhe likuiduar ata qe paten guximin ta kundershtonin. Kete te KEQE e vuajne sot shqyptaret, sepse pronat e grabitura vazhdojne te grabiten nga pushteti abuziv 23 vjet pas renies se murit te Berlinit. Pse keshtu? A i ke bere pyetjen vetes? Pse keshtu? Shqyptaret jane akoma me bisht nga prapa ne bithe dhe Shqypnia jone nuk po behet nje vend normal si vendet e tjera? Pse keshtu? Kushtetuta shqyptare eshte bere si nje leter bythe ku shkruhet:

          “PRONA PRIVATE ESHTE E SHENJETE DHE E PATJETERSUESHME”

          por pushteti mafioz nuk e respekton dhe “legalizon” me vendime qeverie pronat e grabitura. Ku ben vaki nje gje e tille? Thiri trunit arkaik te pellzgut fill pas majmunit qe te kuptosh se e KEQJA qe vuajne sot shqyptaret e ka zanafillen ne vitet e errta 1946. Kur Enver Sadisti e transformoi vendin tone si nje ciflik personal te pushtetit famijar te pakufizuar. Sali Komunisti sot thjesht vazhdon rrugen qe ka mesuar ne Partine e Punes.

  • Me mire nga te gjithe e di kete histori ish keshilltari i Sali Berishes, Dhori Sollaku, i cili me nje cinizem te papare e justifikoi grabitjen enveriste te prones private me fjalet kur ju paraqiten letrat e pronesise: “Ju ja keni falur pushtetit popullor”. Keta janwe pushtetaret e sotem, qe ishin dje sejmene te Enver Hoxhes, bashkepuntore ne te gjitha krimet e tij makaber. Nga keshilltar i Sali Berishes, kaloi si keshilltar i Fatos Nanos, tani do te behet keshilltar i Edi Rames. “Peshku qelbet nga koka” thote nje fjale e urte. Medet cfare qeverisje enveriste keto 23 vjet pseudodemokraci. Bujari Nishani nga njera ane kerkon te liroje token e gruas se vet dhe nga ana tjeter grabit token e tjetrit me dekret Presidenti. Si mund te respektohet nje President i tille me dy faqe?

    • Po kur ja kanë falur dhe për këtë ka dokumente, madje një pjesë e mirë e “tironcve” edhe duke i rënë lodrave nga gëzimi i madh që i buronte nga shpirti se po i plotësonin fjalën partisë dhe shokut Enver, që e donin aq shumë (ka pasur edhe nga toptanët që e kanë dashur shumë Enver dylberin), ç’të thotë Dhori, që s’janë falur?! Ju nastradinët i bëni petullat me ujë dhe punët me llafe, sepse jeni shumë të mençur. Prona fitohet me letra dhe me letra vërtetohet pronësia. Nëse letrat thonë se nuk je, si dhe, po qe se nuk disponon letra që të mundësojnë ta rimarrësh pronën, mbetet veçse ta grabisësh që të bëhet e jotja. Kjo pronë më lart është rimarrë nga toptanët pa të drejtë, përmes një vendimi të paligjshëm, sepse nuk ka njeri në Tiranë që se di se ato troje kanë qenë dhe janë brenda rrethimit të ShQUP-it qysh kur u ndërtua ky institucion.

      • KUR SHQYPTARET DO TE BEHEN NORMALE SI POPUJT E TJERE?

        Pergjigje per pellazgun me bisht majmuni ne bithe:
        Jo vetem kjo prone eshte grabitur nga Enver Sadisti me dhune te papare, por shume toka te tjera. Sa per dijenine tende o pellazg enveristi i Kohes se Qepes familjet e pasura tironse disponojne tapi origjinale per toka dhe truaj te grabitur me dhunen e KOBURES ne koke qe pronesia mbi SHQUP-in, e familjes se respektuar te Toptaneve do te dukej palo gje. Prandaj edhe nastradini vazhdimisht dhe ne forme retorike ben pyetjen ne media:

        KUR SHQYPTARET DO TE BEHEN NORMALE SI POPUJT E TJERE?

        • E po ky eshte kulmi hajduti bertet kapeni hajdutin. Ja leroj pronen Bujar Nishanit dhe po ja u merr Toptaneve, hajde korrupsion hajde, kesaj i thone te vjedhesh ne mes te dites sepse kerkon te beje bisnes i biri dhe te ndertoje qendren tregetare duke rrembyer cdo gje qe u del perpara. Ketej bertete se behuni gati se do u marrin pronat Edi Rama se ka hall qe te ngrihet ndonje budalla dhe ta perdorin si mish per top ne mbrojtje te pasurise se femijeve te tij.Te mos e lerojne pronen ata qe e kane ta mbrojne me trupin e tyre se ja erdhi shtatori dhe do qerohet ky hajduti Sali Berisha se bashku me Noken e Kukesit. Eh sa pune ka Edi Rama tani apo jo i duhet te punoje nate e dite te rregulloje demet qe ka shkaktuar ky mallkuar.

          • Enver Hoxha nuk ishte hajdut se te gjitha pronat ne ate kohe ishin shteterore dhe ai vdiq pa asnje shtepi te veten. Edhe gruaja Nexhmije Hoxha edhe djemte e tij iken pa shtepi dhe jetuan ne shtepi me qira kur u shemb diktatura. Po cfare mund te me thuash ti mua sot per vilat dhe pasurite perrallore te Argita dhe Shkelzen Berishes? Cfare po ben sot Bujar Nishani? Po vjedh bashke me Saliun sepse do te ndertohet rrjeti i madh tregetar nga femijet e Sali Berishes mu ne mes te Tiranes. Ne cfare bejme?Ne vetem heshtim dhe vritemi me njeri tjetrin per nje hu e per nje gardh, ne vrasim grate se ato zaptojme dhe nuk ngrihemi e te grumbullohemi atje te gjithe ta mbrojme me trupin tona pronen qe na vidhet ne mes te dites. U ngrit populli turk te mbronte parkun dhe ja doli e mbrojti. Po ne cfare bejme ne mbajme sehir dhe i kemi syte nga qeveria e re qe nuk ka per te bere asgje se do te akuzohet per lufte kunder opozites pastaj dhe Saliu do te mbledhe zagaret neper rruge per destabilizim.Pse nuk flet Mimi Kodheli asnje fjale? Keshtu do ta beje detyren kjo duke heshtur si Bamir Topi? 100 here me mire te ishte zgjedhur Taulant Balla me Erion Bracen minister i mbrojtjes se sa kjo zonje qe ka “turp” te flase se mos akuzohet si llafazane.Nuk kemi nevoje per njerez te mefshet duam njerez guximtare dhe kurajoze qe te bejne detyren.

  • TOPTANET E NJEMJE E NJE FELLIQESIRAVE

    Una kam njohur disa Toptane e mund te them me bindje te plote qe jane rraca me e urryer e kesaj toke. Kane qene e mbeten hajdute, kodoshe, tradhetare e spiune edhe te sigurimit te shtetit.
    Simboli i tyre eshte Xhahidi, burri i Eldes me parruke, kunati i Fifit e Bepes, se jo i ati i asaj Gajdes qe shet tangerllek ne medjat e deri ne facebook-un e saj.
    Teneqexhiu, siç e quan e bija, me spiunoi njehere ne degen e brendeshme e per pak nuk me rrasen brenda. Ai qelbesira e 21 dhjetorit, ka lene trashegimtare nje bastarde qe vetem te mbijetonte, e dergoi dajon e saj qe aq shume e do tani, ne Spitalin Psikiatrik te Tiranes per elektroshok.
    Vete ajo Gajda e Shpetimit me vrime ne gjoks, te dekoruar pak kohe me pare nga Nishani i Odetes, qe per te ngrene i jipte lekuret e shalqirit, shkaterroi nje nga figurat me te njohura te artit shqiptar.
    Dhe ja te kthehemi tek pronat e riuzurpuara nga kusherinjte e saj, kisha nje propozim per bythelepiresin e Sali Rame Viçi—doli-t per te kullotur, ta ktheje gjithe zonen ne nje zone te gjelber qe aq shume i mungon Tiranes, te ndaluar rreptesisht çdo lloj ndertimi.
    Bashe i gojes gjithe provuese jepi kete kenaqesi gjithe banoreve te Tiranes, mbase nderrojne mendje per ty (kur nga guri te nxirret vaji i luleshtrydheve), jepi kete mushkeri te gjelber.

    Ndihem e jotja me gjithe gjelberimin qe kam mes shaleve te mia te gateshme per ty dhe vetem per ty…. Jozy.

  • E kam njohur edhe une Xhavitin, i pelqente te ferkohej ne autobuzet e linjes me gocat te njoma 15-16 vjeçe….
    Ishte me te vertete nje person i peshtire.

  • Pronen duhet ta gezojne atyreve qe ju takon,qofte familjes te Toptaneve te cileve Shqipnia dhe sidomos Shkodra i kane nje borxh te madh,qofte edhe familja Kosova qe rastesisht nje dhender i tyre eshte president.Qendrimi i qeverise dhe opozites ardhshme kane rastin te tregojne se e respektojne rregullin baze te sistemit qe po ndertojme qe “Prona i takon te zotit”.

  • keta toptanajt kane probleme psikie qe kur ju vrane esatin kane vegime dhe halucinacione ,,,duhet me pas kujdes se ata bejne vetvrasje si kosta trebicka ,perpara sb

  • Ku dolen pronar keta zagaret e PD-se, Fevziu na doli Toptanas, Majlinda na doli pronare, nji bythgrisme, na doli dhe vjehrri i presidentit pronar, apo keta pronaret paskan qene spiuna qe i paskan zgjedh dhendrat i spiune dhe enveriste???
    Lexoni librin e Spartak Ngjeles dhe do ti shihni me emra spiunet neper burgje, qe sot krekosen si te persekutuar, ju kujtoj se nga ky soj i kam pare edhe vete me syte e mi, qe spiunonin duke denuar per se dyti dhe se treti, shume ish te denuar.

  • Ju lutem shume mos me bini ne qaf sepse kam shume halle. Njeri prej tyre eshte reputacioni i gruas sime. Nuk dua t’ja di se cfare behet ne Himare ose Permet. Mjafton te mbaroj pune me keto gjykatat se ma ka bere Odeta 8 me 2.
    Ika ika se do qetesohem pak se u lodha…

  • Oboo boo kur thone burre me mustaqe per Bujarin?ato vetem mustaqe nuk jane ato jane lesh B… se nuk ja vlen me permend me shume,ai i semure nuk mund te jete kartolina e perfaqesimit te Shqiptareve ai moster eshte nje injorant i pashembullt,nje leter higjenike e Saliut se nuk ka personalitet dhe burreri gjynah qe rrjedh nga Libohova edhe pse nuk eshte ndonje fis i njohur fis Harbutesh po te krahasosh qe Libohova ka Bejlere me emer ne histori.ptu njeri i mbaruar,lecke e vjeter.troc Funderrine ti dhe ndrikulla jote.

  • Të gjithë të korruptuar në këtë shtet? Shqipëria, tokat dhe asetet e saj janë peng në duar të injorantëve, kriminelëve dhe të korruptuarve. Presidenti dhe zonja e tij me pajë të “fryrë” u kapën mat. Dhe unë kam pronë në Tiranë, por Mr. Colgate (Lul Basha) ma mban peng në emër të Bashkimeve Profesionale, dhe unë e familja ime nuk marrim dot as 1 metër katror. Pse këta zotërinj neve pronarëve me tapi të tokave tona, na persekutojnë dhe për veten e tyre kanë humbur numrin e inventarit? Dhe loja vazhdon…. Shah – Mat!

  • SHQUP-i eshte tashme Stalingradi i perballjes se Shqiperise Europiane me Shqiperine Talebane.Stalingradi nuk kishte ndonje rendesi te vecante strategjike per nazistet por ishte simboli sovjetik qe duhej mposhtur me cdo kusht.Ruset e kuptuan domethenien dhe e kapen sfiden e kesaj beteje,mobilizuan te gjitha forcat,fituan Stalingradin per te fituar te gjithe luften.       
    Kuptohet qe Saliu nuk mund tu thote shqiptareve se betejen e vertete e ka qe te shpetoje vehten dhe femijet nga burgu per krimet dhe abuzimet e tmerrshme qe kane bere ne pushtet.Nuk mund tu thote se e ka hallin qe femijet e tij te gezojne brez pas brezi miliardat e korrupsionit dhe pronat e grabitura qe kane anekend Shqiperise.   
    Hitleri yne sulmoi SHQUP-in dhe e ben cdo dite publike sfiden me kercenime alla mafioze ne emer te nje grushti banditesh nga fshati i tij te cilet po kerkojne vrime ku te fshihen per vete prej krimeve qe kane kryer.E di se po fitoi SHQUP-in,e fitoi betejen per te mbajtur Nishanin president,per te mbajtur nen kontroll prokurorine e gjykatat,pra per te shpetuar Argiten,Shkelzenin dhe miliardat.Po fitoi keto beteja e ka te fituar edhe luften,pasi me Nishanin dhe gjithe cfare varet nga pushteti i Nishanit president (gjykatat),e ka te lehte te bllokoje cdo reforme te qeverise dhe ta degdise Edi Ramen si nje dordolec ne syte e atyre qe e votuan.Keshtu qe rikthimi i shpejte ne pushtet i familjes me kollovarin ne krye behet vetem nje formalitet sepse rruga eshte e gjitha e shtruar.   
    Hitleri e humbi Stalingradin e prej aty humbi me pas edhe luften.Edi Rama e ka shume me te lehte betejen me Hitlerin tone.Eshte ne pushtet dhe ka me vete nje ushtri popullore qe i dha voten per ta shporrur nje here e mire te keqen nga ky vend me momentin me te favorshem sot per te shpartalluar perfundimisht disa falangave kriminale te goditura rende nga 23 qershori.Varet gjithcka nga mencuria,forca e karakterit dhe vendosmeria e tij

  • Te gjith o Silva kte po presim ,me apo pa shembullin e stalingradit ,fitorja e Edit simbolizon tashme shpartallimin e plot te korupsionit e te gjith kesaj hajnie mafioze “corleone” ne krye te pushtetit ! Po nuk u goditen ne thellsi e pa kompromise kta vampir te pangopur qe u pasuruan ne kuriz te varfanjakeve te mjer ,ateher kot cirremi ketu e kot enderojm ! Historia do vazhdoj me te tjer “hitlera” e te tjer klysh qe prodhon ky lloj sistemi ! Shqiperia esht nje trup i mbushur me pucrra dhe vatra infeksioni qe sic shohim fillojn nga lart ne ate pjes qe quhet presidenc qe esht ulur ne kolltukun familiar kryeminister me mbeshteteset drejtesi e deri tek shputat e kembeve qe hecin neper rogozet qe kan emrin zyra shteterore ! Nese Edi Rama nuk esht nje “Stalin” i kesaj epoke qe te ket kurajon dhe forcen te pastroj kte koler qe ka mberthyer shqiperin e ti nxjer para gjygjit ter pislliqet dhe poshtersit qe kan ber e po vazhdojn te bejn kta mafjoz kriminela te pangopur gjat gjith sundimit te tyre, ateher mos prit te ndryshoj gje ! Gjithcka do jet nje sfumim i perkohshem me levizje mediatike qe do na bej te duartrokasim per cironkat qe do sakrifikohen dhe peshkaqenet do i kemi aty perpara syve te heshtur e te ngopur qe te presin kohen e radhen te vazhdojn ate cka nisen …Ishalla thuaj nuk kemi ndonje “dorezim stafete” nga ato qe behen ne prapaskenat e medha ne” bunkera” te blinduara qe ne te mos shohim e te ndigjojm e te vazhdojm te shpresojm ne hava ! Le te presim pra ! Sot ne kemi aq eksperienc, se vitet na treguan , te dallojm ndryshimin !

  • O Sali pordha, po ik more shejtan, na u hiq nga sytë me gjithë Laureshat e tua të budallepsura, se na bere gojë ndyrë si veten tënde more burrë lavire. Zhduku! Përshëndetje ‘DITA’! Kalistiri.

  • Shqupi mund te kthehet lehte dhe duhet te kthehet atje ku ishte sepse jane shkelur shume ligje me kete qe beri Berisha me Nishanin por problemi eshte shume me i madh se kaq.
    Duhet percaktuar me nje ligj shumice te cilesuar apo me plotesime ne kushtetute statusi i prones publike.Qe te mos kete te drejte asnje lloj Saliu president,kryeminister apo minister ti jape e ti marre pronat sipas qejfit.Duhet te percaktohet qarte se nje prone publike mund te kaloje ne nje ent tjeter publik e jo ti falet nje subjekti joshteteror sic jane partite politike apo organizma te tjere private.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *