SHQUP? Arvizu: Me të vërtetë çështje shqetësuese për ne

redaktor

Ambasadori i SHBA-ve Aleksandër Arvizu zhvilloi sot rreth orës 16:00 në selinë e Partisë Socialiste një takim me Mimi Kodhelin, e propozuar nga Rama si ministre e Mbrojtjes.

Në fund të takimit 2 orësh, Mimi Kodheli, ministrja e re e Mbrojtjes dha një prononcim të shkurtër për mediat mbi temën e takimit të kryer me ambasadorin Arvizu.

“Shqipëria do të jetë vend kontribues për paqen dhe ambasadori Arvizu më siguroi se do të vijojë të mbështesë në këtë plan qeverinë e re. Ai garantoi mbështetje në të gjitha fushat, përfshirë dhe mbrojtjen”, tha Kodheli.

Nga ana e tij, ambasadori Arvizu i pyetur mbi temën e këtij takimi tha shkurt se përmbajtja e gjithë bisedës ishte ajo cfarë tha, znj, Kodheli.

I pyetur sesa shqetësues është fakti se nëse çështjen në SHQUP janë të përfshirë në interesa pronësie edhe qytetarë amerikane Arvizu u shpreh se kjo se nëse janë të përfshirë dhe amerikanët në këtë cështje, patjetër që do të shqetësoheshin shumë.
Në komentin e tij shkurt, diplomati amerikan do ta vlerësonte cështjen e pronësisë në Shqipëri, si shumë shqetësuese.
“Cështja e pronave është tepër e komplikuar në Shqipëri”.

Takimi me ministren e ardhshme të Mbrojtjes është i dyti i kësaj natyre, pak ditë më parë Arvizu takoi ministrin e Brendshëm të propozuar nga Rama për qeverinë e re, z Sajmir Tahiri. Arvizu ka takuar ditë më parë edhe atë që pritet të drejtojë ministrinë e Drejtësisë në qeverinë e ardhshme, Nasip Naçon.

Share This Article
4 Comments
  • Me pak fjale ku ishim ?Asgjekund.Prape Arvizu,prape udhezime,prape survejime e perseri perfitime.Ja pra perse Sali Al Asad eshte “burre shteti” e tall menderen me nje popull te pergjumur e analfabet qe vazhdon ti thote kembes dore e dores kembe.Rrofte miqesia Shqiptaro-Kineze.

  • E filloi kete pelegrinazh me nje “te vdekur ne kome te pakthyeshme” Naçua i perrallave te ndeshkimit me gogole e thupra thane e gjethe hithrash, per ta vazhduar ate nga John Wayne -Tahiri me krijimin e FBI-se shqiptare sipas stilit amerikan e erdoganist, per te perfunduar me takimin fitimpreres te centralinistes Mimi Kodheli.
    Si eshte e mundur qe e ardhmja e jone te vihet ne duart e ketyre analfabeteve politike qe nuk humbasin asnje çast per te kerkuar ndihme nga i pari dallkauk qe ndeshin ne rruge.
    Nuk jane te pergatitur per rolin qe i eshte dhene, kane frike nga marrja e pergjegjesise, mekohen me luge turko-amerikane… eshte me mire qe para se te na nxijne jeten qe aq te sterruar e kemi te terhiqen duke evituar keshtu shqelm-bytheqitjen e vullnetit te shqiptareve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *