Shrëder: Shqipëria vend demokratik, të legalizohet emigracioni

Dita

Ish­-kancelari gjerman Gerhard Shrëder ka deklaruar se Europa nuk duhet të “krijojë një perde të hekurt” për ta.

Gazeta britanike “The Telegraph”, shkruan se Shrëder ka thënë se vetëm legalizimi i emigracionit mund të mbajë fluksin e të ardhurve nën kontroll. “Nëse përpiqemi të mbyllim dyert për kërkesat për azil, atëherë duhet të hapim një rrugë ligjore për emigracionin. Legalizimi i emigracionit është e vetmja mënyrë për ta mbajtur atë nën kontroll”,­ ka thënë ai.

Mediat e huaja shkruajnë se Gjermania do të varet nga kontributi i emigrantëve për të mbajtur sistemin e pensioneve në të ardhmen, për shkak se vendi do të përballet me rënien e numrit të popullsisë. “Nëse ne duam që të jemi një vend i fortë shoqëror dhe ekonomik në të ardhmen, atëherë ne kemi nevojë për emigrantë”,­ka thënë ai, raporton  Panorama.

Gazeta britanike shkruan se rreth 40 për qind e kërkesave për azil në Gjermani në gjysmën e parë të vitit 2015 vijnë nga vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë dhe Serbinë. Këtë vende Shrëder i përshkruan si demokratike, me mundësi të kufizuara për punë për të rinjtë. Ai propozoi ngritjen e qendrave të formimit profesional në këto vende. Gerhard Shrëder ka qenë Kancelar i Gjermanisë nga viti 1998 deri në vitin 2005. Pas kësaj periudhe vendin e tij e zuri Kancelarja Angela Merkel.

 

 

Share This Article
1 Comment
  • Shreder ka qene nje burre shteti per se mbari, bashke me Blerin e Klintonin.Tani Evropa po tregon se nuk ka lidera, e kam fjalen me krizen e refugjateve qe po ngjan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *