Dje të premten, dt. 26 prill 2013 Teatri Bylis i qytetit të Fierit, në sallën “Kadri Roshi” të Teatrit Kombëtar, nisi të shfaqë për publikun e Tiranës shfaqjen e tij më të fundit “Shshsht! Ule zërin!”, një dramë satirë të autorit Pëllumb Kulla. Shfaqja vijon të shtunën dhe të dielën.
Pjesa paraqet një mjedis të pashkelur më parë. Ngjarjet zhvillohen në një ambasadë shqiptare diku në një vend të Europës Perëndimore, menjëherë, pas përmbysjes së komunizmit, gjatë “ndërrimit të qiejve”, kur shteti shqiptar përjeton vetëpastrimin e tij nga mbetjet e thella komuniste në mentalitet dhe infrastrukturë.
Veprimet skenike përfshijnë vetëm territorin dhe ndërtesën e ambasadës, ku personeli edhe jeton edhe kryen funksionet zyrtare. Kjo rrethanë i jep autorit spunton që në gojën e personazhit qëndror, ambasadorit, të shprehet: “Është një Shqipëri e vogël, e përmbledhurr, si në një epruvetë., Kjo godinë, ky rreth njerëzish, i ka të gjitha: e ka të shkuarën pa nevojë për të vajtur deri në muze; e ka të tashmen, pa dallim nga çdo mjedis në atdhe, demagogji, orekse për pasurim, luftë klasash, klane, armë, thyerje deposh, përgjime. Dhe pastaj e ka të ardhmen të kërcënuar dhe nga e shkuara edhe nga e tashmja”
Shfaqja është vënë në skenë nga regjisori Leka Bungo i ardhur posacerisht nga ShBA dhe është ndjekur me interesim nga publiku artdashës i Fierit Dhe kjo jo vetëm për fabulën interesante dhe të freskët, jo vetëm për punën e bukur regjisoriale të Bungos, jo vetëm për angazhimin e aktorëve më të mirë vendas, nga të cilët artisti më i spikatur, Astrit Hasani ka një arritje dinjitoze në rolin e ambasadorit të ri, por edhe për pjesmarrjen e jashtëzakonshme të dy aktorëve karizmatikë, të Robert Ndrenikës dhe Viktor Zhustit të cilët janë pritur me aklamacion në të gjitha netët.
Spektakli zgjat një orë dhe njëzetedy minuta dhe nis ora 20.00.
Kam frike se mos kjo shfaqje eshte pergatitur enkas kunder Neritan Cekes!
E kane marre vesh qe i gjithe fisi Ceka eshte ngarkuar me detyra ambasadoriale dhe shfrytesojne mjediset e salles se Teatrit Mbarekombetar per te perfolur Shqiperine, qe s’ka asnje vlere tjeter vecse ate te Cekajve -shih tekstin e Letres se Hapur te neritan cekes, ish-ministrit te brendshem te PS-se pas 1997-.
[Duhet sqaruar me kete rast se Cekajt jane trajta demokratikase e fiseve me te fisme, sojllijve te perpara Luftes se Dyte e te Pare Boterore, qe u detyruan te reagonin se fundmi kunder shefit te Opozites, nga meraku se mos Rilindja e tij do rrembentelavdine e para-Cekajve te fund-Shekullit te 19…]
Mos u besoni njoftimeve se drama e Pellumb Kulles s’ka te bej me realitetet e sotme sociale-politike. Leka Bungo qysh prej dy vjetesh, kur po ri-numeroheshin votat e Tiranes, eshte vene ne dijeni se pas dy vjetesh Edi Rama do te kandisej te kapte per veshi djalin e Gramoz Ruçit por, ne castin e fundit, Princi Josef i Austro-Hungarise do bente qe t’i mbetej ne dore veshi i djalit te arkeologut romak me origjine baronesh shqiptare Neritan Ceka.
Ndersa vrasja e Josephit solli Luften e Pare Boterore, prekja e veshit te djalit te ish-Ministrit te Brendshem anti-demokratik, do te shkaktonte humbjen pergjithnje te Opozites shqiptare. Paskesaj nuk ka pse te kemi me opozite, as zgjedhje te pergjithshme.
cja fut pordhes kot ti ore mergimtar po ky skenar eshte shkruajtur koh me par dhe nuk u shkruajt diten kur rama e kapi per veshi ate trap te dipllomacis shqiptare dhe ku nuk ishte i ftuar donte te hynte me zor te shprehete ato qe i kishte derguar xhaxhi saliu me mesazh ne tele po rama per mendimin tim ka nje gabim se nuk duhet kapur per veshi ai rrembythje po duhet kapur vet sala qe e coj shqiperin ne nje gremin pa kthim mbrapa