Shërbimi Social Shtetëror i Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë ka kallëzuar në Prokurorinë e Rrethit të Pogradecit, kryetarin dhe anëtarët e Këshillit të Komunës Buçimas, si dhe dy ish- administratorët e Ndihmës Ekonomike dhe të Personave me Aftësi të Kufizuara në këtë komunë, me motivacionin e shpërdorimit të detyrës. Auditi i SHSSH ka konstatuar se 956 familje të Komunës Buçimas kanë përfituar ndihmë ekonomike në kundërshtim me kriteret ligjore, duke i shkaktuar shtetit një dëm ekonomik prej 13 253 127 lekë. Nga këto, 317 familje vazhdonin ta përfitonin ndihmën ekonomike në shkelje ligjore, duke i shkaktuar shtetit, vetëm për periudhën Janar 2012 – Shtator 2013, një dëm ekonomik prej 11 481 989 lekë, ndërsa 157 familje janë trajtuar për herë të parë me ndihmë ekonomike në kundërshtim me ligjin, duke i shkaktuar shtetit një dëm ekonomik prej 1 590 238 lekë.
Në komunën Buçimas është konstatuar se 482 familje janë trajtuar me ndihmë ekonomike vetëm me vendim të Këshillit të Komunës, pa propozim nga zyra të ndihmës ekonomike dhe pa marrë më parë konfirmime nga të gjitha institucionet e përcaktuara nga ligji. Nga ana tjetër, janë konstatuar 8 familje që kanë në përbërje të tyre anëtarë të cilët marrin pension pleqërie dhe njëkohësisht përfitonin ndihmë ekonomike, si dhe i disa rasteve të tjera për mungesa të dokumentacionit të nevojshëm për dhënien e përfitimit për personat me aftësi të kufizuara.
Në buçimas(starovë) dhe në vërdovë vegjetojnë falangat më të zeza të çdo lloj krimi të saliut në rrethin e pogradecit!? Të krimit ekonomik,politik,partiak,ordiner etj.etj. Lidhet me të kaluarën historike e aktuale te tyre. Bastion bejlerësh dhe me vonë bastione pedëistësh e krimi.
EKZAKT.
Eh moj “Lora”? Moj goca guximtare e një ushtaraku! Si të mos jem “ekzakt” kur e njoh pëllembë më pëllembë pogradecin dhe gjithë fshatrat e tij. U rrita dhe punova shumë kohë atje. U bëra atje 32 vjeç. I njoh pothuajse te gjitha familjet e fiset jo vetém ne qytet por dhe në dy fshatrat që komentova. Madje kam dhe nje pjestar te familjes nga buçimasi apo starova! Nderime lora! Harrova te them,kanë vrarë dhe gani butken djalin e patriotit sali butka bejleret e starovës. Ka dhe këngë pér këtë. Shume starovare e verdovarë i kam pasur dhe shoke klase deri ne mbarimin e gjimnazit. Edhe njeherë nderime lora luftarakja!
@pogradecar
MOS fol brockulla, Starova u be rrafsh me token kur hyne komunistet…bejleret u pushkatuan e internuan…vetem nje ish ballist jetonte deri ne vitet ’80 me familjen e tij…mbas vdekjes se tij familja e tij u shperngul ne Elbasan pasi femijet e tij nuk mund te jetonin me aty, kaluan ne depresion…nuk ka asnje pinjoll bejleresh sot ne Starove jane te gjithe te ardhur nga Mokra etj. Permend nje emer nqs ke me teper informacion…