Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura ka dënuar vjedhjen e ndodhur në bazën ushtarake të Pashalimanit. Në një deklaratë për mediat, FA thotë se kjo është një ngjarje e shëmtuar.
“Që prej momentit të parë, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, përmes të gjitha strukturave të tij vartëse dhe në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë, Policinë e Shtetit nisi zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes, brenda Bazës së Pashalimanit”, thuhet një njoftim.
Ndërkohë Policia Ushtarake referoi dokumentet për ndjekje penale në Prokurinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë në ngarkim të 5 personave: “Për shkelje të rregullave të shërbimit në objektetet e rëndësishme” si dhe u referuan materiale për veprën penale “Vjedhje”.
Ndërkohë FA thonë se hetimi administrativ i nisur nga SHPFA po vijon dhe po merren të gjitha masat, që çdo person përgjegjës të ndëshkohet për çdo veprim apo mosveprim të tij, sipas ligjeve në fuqi.
“Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura dënon aktin por në të njëjtën kohë siguron se, ky rast sporadik, nuk ka dëmtuar sigurinë, gatishmërinë dhe operacionalitetin e Forcës Detare. Theksojmë edhe një herë se, papërgjeshmëria e ndonjë individi, qofshin ata efektivë të FA, nuk mund të njollosë figurën, modelin e përkushtuar dhe sakrificën e efektivëve të Forcës së Armatosur Shqiptare”, mbyllet reagimi.
l.h/ dita

E vertete eshte qe nje ngjarje e tille nuk mund te njellose figuren “tuaj”.
Vetem kur t’ju vjedhin edhe breket…atehere do jete e njellosur.
Po turp a kini?
Akt i shemtuar apo i bukur keni pergjegjesi ligjore. Ne burg gjithe oficeret dhe shkarkim i menjehershem i ministres.
Gjeneralet e Natos ku jane? Apo ne sherbim per fushatat e PS
SHTABI I FORCAVE TË FËMIJËVE TË KOPSHTIT DUHET TË QUHENI, IDIOTË QË NUK RUANI DOT ARMATIMET E PAKTA QË JU KANË MBETUR.
SHQIPËRI HAN PA DYER.
PARA 1 MUAJI SHIK -U NXORRI NË INTERNET KOMPLET LISTAT ME EMRAT MBIEMRAT ,PSEUDONIMET , MAKINAT TARGAT E MAKINAVE ,VENDNDODHJEN E GJITHË AGJENTËVE TË TIJ.
USHTRISË I VJEDHIN ARMATIMET
Nga varet SHISh, po gjenerali I Ushtrise se Vdekiur cfare pozicioni ka si Minister I Brendshem ne lidhje me ngjarjen?
Mire Ramutin qe e kemi te zene me cunaket e rinj buzequmesht qe do ti bej me zor Ministra te Jashtem dhe fitues tenderash..
Shtabi i përgjithshëm i ushtrisë të bëjë si duhet detyrën dhe të mos dërdëllisë me deklarata bajate e të turpëshme ! Kësaj ngjarje të turpëshme duhet ti shkohet deri në fund , të vihen para ligjir personat përgjegjës dhe të merren masa të rrepta , për të mos i shkuar mendja kujt , për veprime të tilla !
E thënë shkurt : Të dhjerë , por me “nder” !
Mos u vjedhin rrogat o trima se do ju ngelen femijet pa buke. Pa armatimit I behet kabull, tek e fundit jemi paqesore.
Sakte Ghermani fundit!