Shtabi i NATO-s instalohet në Shqipëri

Dita

Shtabi Suprem i Fuqive Aleate në Europë (SHAPE) do të ngrejë qendrën e tij ushtarake në Shqipëri, duke bërë që NATO të ketë një bazë të re në Ballkanin Perëndimor. Në Kuvendin e Shqipërisë është depozituar projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes,

ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Shtabit Suprem të Fuqive Aleate në Europë (SHAPE) e shtabit të komandës supreme aleate për transformimin, në plotësim të protokollit të Parisit”. Sipas këtij pakti veç SHAPE, në Shqipëri do të vendosen dhe trupat e Shtabit të Komandës Supreme Aleate për Transformimin.

Republika e Shqipërisë është përgjegjëse për mbrojtjen e shtabit nga çdo kërcënim, sulm apo rrezik i papritur që vjen nga jashtë perimetrit të tij si dhe për mbrojtjen e personave me status VIP që vizitojnë shtabin, shkëmbimin dhe sigurimin e informacionit për rreziqe reale drejtuar personave të caktuar në shtab.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *