Gazetari kanadez Joel Balsam në një shkrim për Shkupin, publikuar në the-newshub.com, me titull ‘Shtatë arsyet pse Shkupi është qyteti më i çuditshëm në botë’ shkruan:
“Harrojeni Astanën, ja pse Shkupi meriton kurorën për qytetin më të çuditshëm në botë”
Shkruan gazetari:
Shkupi duket si mini Las Vegas ose Disneyland i Ballkanit.
Qeveria filloi një projekt me vlerë 80 milion euro të ashtuquajtur ‘Shkupi 2014’ për të ndryshuar identitetin e vendit.
Me vendosjen e statujave të ndryshme shpenzimet arritën në rreth 1 miliard euro.

Nëse shëtisni nëpër sheshin e qytetit në këmbë, ju mund të shihni dhjetra e dhjetra statuja në kulmet e ndërtesave, urave, shesheve dhe trotuareve.
Ideja është që të paraqesin figura historike që simbolizojnë antikitetin, historinë e Maqedonisë dinamike, por efekti i gjithë kësaj është krejt tjetër.

Luftëtari në Kalë është pika fokusuese e Shkupit që të le me gojën hapur.
Është një përmendore 20 metra e lartë: Aleksandri i Madh mbi një kalë gjigant. Kushton rreth 10 milion euro.

Të gjithë pyesin se si qeveria mund të përballojë financiarisht projektin.
Për dallim nga qyteti i Kazakistanit, Astanës apo qyteti Baku, Maqedonia nuk ka…naftë.
Rroga mesatare në vend është më pak se 400 euro.

Megjithatë së paku Shkupi ka shumë ‘jetë nate’, shumë hotele dhe qebapë të shijshëm.


Shkrim pa lidhje, ose me sakt, titull pa lidhje…
Kjo eshte nje reklame me hile qe i behet Shkupit. Pra duhet te nisem per ta pare me syte e mi katrahuren.
I fituar del…. Shkupi.
Eja,eja Lymi se ke ç`të shohësh. Në urën e re paralele me Urën e Gurit janë postuar 30 përmendore, nga 15 në të dy anet e urës 50-60 m. te gjate. Këso budallakie nuk mund të shohwsh askund. Ajo urë mund të rrenohet nga pesha e 30 pwrmendoreve. U harxhuan pa hesap lekë. Të harxhohen edhe aq lekë per t`u rrënuar del me lire sesa harxhimet per t`u mirëmbajtur keto qindra e qindra permendore nw njw shesh jo shumw tw gjerë. Do tw dhuhet nje armatë njerëzish per t`i pastruar nga jashtqitja e shpezëve.
Po cfare te shohe LYMI shkrete,ai ka pare vetem fshatin e tij qe mund te kete vetem nje xhami dhe dele.
“Kjo lidhet me historinë e Greqisë së lashtë.”
a me të vërtetë aaaa??
pse aleksandri pushtoi qytetshtetet greke??
atëherë përse të mos se ka lidhje dhe me turqinë,egjyptin,persinë,afganistanin dhe indinë??
dhe ato i pushtoi!!
një fakt është bërë i njohur me këtë shkrim!!
gazetar të nivelit të këtyre tanëve paska gjithandej!!
Maqedonasit e sotem jane bullgare te mbetur nga mbreteria e Samuelit.Nuk kane asnje lidhe me Aleksanrin e Madh .Jana sllave qe u dynden ne ballkan ne shek.VI ne nje moment te dobesimit te perandorise Bizantine.
E ke gabim. Bullgaret vertet jane dyndur sic thua ti por nuk kane qene sllave por tribu turkmene. Ata nuk flisnin sllavisht por bullgarisht; e cila eshte nje dialekt iranian. Me pas me kalimin e kohes, ndryshuan fene ne ortodoksi dhe u asimiluan kulturalisht nga sllavet te cilet ju imponuan gjuhen e tyre. Edhe nese i sheh, bullgaret ne pjesen me te madhe, nuk kane asnje ngjashmeri fizike me sllavet. Megjithate, eshte per tu cuditur sepse pas shume pak kohesh pasi u nguliten ne ballkan, ishin ne gjendje te ngrinin nje nga perandorite me te medha te mesjetes se hershme. Shume te civilizuar.Cudi.