Nga ARBEN DUKA (1957-2021)
Për një njeri që flet parreshtur,
e frerë në buzë s’di të mbajë,
nuk mund të kini asnjë shpresë,
ka më shumë shpresë tek budallai!
2
Mikut që do me të vërtetë,
mos i bëj lajka asnjëherë,
kështu padashur i ke hapur,
përpara këmbëve njé humnerë!
3
Toka rënkon e turbullohet,
kur shërbëtori bëhet mbret,
kur budallai i budallenjve,
me pasurinë e tij të vret.
Kur burrë të mirë merr prostituta,
e hijerëndë rri pastaj,
kur shërbëtorja sfi don Zonjën,
dhe merr për burrë-burrin e saj!
4
Nga frika dridhet i pabesi,
në toké këmbët kurrë s’i mban,
ndërsa i drejti s’trëmbet kurrë,
i sigurt’ është si një luan!
5
E madhe është pesha e gurëve,
dhe rëra që ka gjithësia,
po zëmërimi i budallait,
peshon më tepër nga të dyja!..
6
Mizor tërbimi i njeriut,
dhe zëmërimi padyshim,
po xhelozia e një zemre,
nuk mund të ketë krahasim!
7
Të shtrënjtë janë xhevahirët,
me ngjyrat e ylberit,
të shtrënjtë janë padyshim,
por jo në qafë të derrit!
I NDERSHËM APO MASKARA
Kujtojmë Dukën kur fliste parreshtur,
e frerë gjuhës ai s’diti t’i mbajë,
lavdëronte Ramën e quante Diell e bekim,
dhe tërë kohës Sali kërmën diti të shajë.
Duka besonte te Krishti, biri i Zotit,
s’besonte te Vatikani në luks i mbytur,
lavdëronte Marian dhe Muhamedin,
qante hallin e popujve në varfëri të zhytur.
Lavdëronte Enverin me topet e çelikut,
thoshte se ai qe si një Krisht shpëtimtar,
që popullin e lartësoi,e nxorri nga errësira,
edhe pse shoku Enver qe diktator gjakatar.
Duka lavdëronte diktaturën komuniste,
e kush shante sistemin qe thjesht një plesht,
Enver Hoxha qe një burrë i vërtetë shteti,
dhe para këtij “fakti” Arbeni s’mundi të heshtë.
Vepra madhështore bëri komunizmi,
edhe pse u vranë me mijëra vetë,
me punë vullnetare apo të papaguar,
me terror e tollona funksiononte ai shtet.
Sipas Dukës armiqtë qenë të shumtë,
ndoshta një pjesë nuk i kishte parë,
edhe sot sigurisht nuk është fare vonë,
armiqtë dhe tradhëtatët të varen në litar!
Armiku kryesor qe Sali kërmë Berisha,
sipas Dukës qe tradhëtari kryesor,
që vodhi këtë popull e bëri krime,
dhe drejtësia e tredhur s’e prek me dorë.
Poeti i vërtetë i mbyll derën së keqes,
s’mund të jetë me atë që vritet e atë që vret,
duhet t’i vëjë gënjeshtrës emër e mbiemër,
pra o me diktatorin o me popullin e shkretë.
Filozofia e Dukës qe e “qartë” kristal,
s’mund të jetë poeti tok me poezinë,
dhe me kusarët dhe me fukarenjtë,
dhe me diktatorin dhe me vegjëlinë.
S’mund të duash gënjeshtrën dhe të vërtetën,
Arbeni thoshte se rrugë të mesme s’ka,
shëmtimin, të keqen trego me gisht ose hesht,
pra o do jesh i ndershëm ose thjesht maskara.
Pas gjithë këtyre fakteve një dilemë ka,
a ishte Duka një njeri i ndershëm vërtet,
apo një makineri propagande pa fre,
pra një maskara, sharlatan dreqi dora vetë?!
Arben Duka nuk ka vdekur.Ai do te mbetet I gjalle.Mbajeni te fresket me poezit e tija .Ju Faleminderit.
O Sotir, e mira fare do ishte që Arben Dukën ta kishin balsamosur si Leninin dikur, dhe ta vendosnin në ndonjë muze, psh te piramida, dhe vendi të kthehej në vend pelegrinazhi. Te piramida të ekspozoheshin edhe poezitë dhe bejtet e Dukës, ku pelegrinët mund t’i lexonin me ëndje. Kjo do i bënte shumë mirë Shqipërisë si imazh, pra që respekton në maksimum poetët dhe bejtexhinjtë, por do i bënte mirë edhe popullit tonë, demokracisë, se gjithkush do kuptonte se ç’pasoja të pakthyeshme (socio-politike psikologjike dhe ekonomike) ka lënë komunizmi në vendin tonë!! Pra, kur edhe një poet, (militant partie), që në fakt duhet të ishte elitar i pavarur, katandiset i thurr elozhe diktatorit komunist E.Hoxhës dhe diktatorucit në demokraci (si në rastin e Ramës), imagjino ç’mund të bëjë një njeri i thjeshtë nga populli, pra i ngelet të jetë i lirë vetëm të vdesë urie ose të emigrojë jashtë!
Është shembull shumë domethënës. Komunizmi ka rrënjë të thella në Shqipëri dhe në këmbë e mbajnë të majtë e pseudo të djathtë, që akoma nuk kanë bërë ligj për dënimin e krimeve të komunizmit, hapjen e dosjeve, dhe ndalimin e propagandës komuniste.
I madhi Arben Duka i perket përjetësisë.
Ai do te jetoje ne zemrat dhe shpirtin e popullit shqiptar, per te cilin mendonte dhe vuante nga padrejtesite, qe i benin, i bejne dhe do t’i bejne politikanet e shpifur, te cilet me dhelperi dhe duke folur ”ne emer te popullit”, pasurohen çdo dite, ngrene vila e regjistrojne pasuri marramendese, ndersa per popullin kane bere një zero te madhe…
“Poeti i Populli” me zhgarravinat e tua
Je katran me bojë, ti nuk di çfarë thua…
Përgojon FLORIRIN me thash e me theme,
Asgje nuk mund te thuash te vertete,
Maskarai pa maskë je dhe mbetesh ti vet.
DUKA, “I NDERSHMI DRYSHE”, MAKINERIA E PROPAGANDËS!
http://www.gazetadita.al/arben-duka-nuk-ka-ndryshuar-dita-ka-ndryshuar-edvini/
http://www.gazetadita.al/edi-rama-eshte-nje-bekim-per-shqiperine/
https://www.gazetatema.net/2021/05/20/o-sali-mbreti-i-zullumit-me-ne-fund-ta-prene-masen-e-kostumit-vargjet-epike-te-dukes-thyejne-rrjetin-shuplaka-e-pare-per-mallkimin-e-shqiperise/
http://www.gazetadita.al/arben-duka-pse-sali-berisha-duhet-te-jete-deputet-sa-te-jete-gjalle/
http://www.gazetadita.al/o-enver-te-ishe-gjalle/
http://www.gazetadita.al/vargjet-o-mos-kishe-lindur-o-mos-kishe-vdekur/
http://www.gazetadita.al/je-nje-kokerr-legeni-duka-mesazh-ne-vargje-taulant-balles-cfare-socialistesh-jeni-ju-qe-nga-enveri-iu-futen-drithmat-ahmet-zogun-e-keni-xhan/
http://www.gazetadita.al/enveri-ne-mes-te-kembeve-kishte-dy-gjyle-celiku/
LEXO TË VËRTETËN O SOKRAT, O INJORANT. KA EDHE MË PROVA SE KUSH ISHTE DUKA.
http://www.gazetadita.al/o-enver-te-ishe-gjalle/
http://www.gazetadita.al/roma-dhe-krishti/
http://www.gazetadita.al/ju-marrte-purtha-shalet-para-enverit-jeni-te-gjithe-pleshta-poeti-shperthen-per-bunker-artet-e-bolinos-a-ka-ne-italine-tende-vend-komanda/
http://www.gazetadita.al/o-do-jesh-i-ndershem-ose-maskara/
http://www.gazetadita.al/edi-rama-eshte-nje-bekim-per-shqiperine/