Pavarësisht se vdekja konsiderohet si e vetmja gjë e pashmangshme, ne dimë shumë pak për të (në mos asgjë).
Rreth konceptit të “vdekjes” qarkullojnë mitet dhe besimet e rreme që, siç shpjegon e përditshmja amerikane “Huffington Post” shkojnë paralel me probleme shumë më pragmatike, si për shembull, me faktin se ka gjithnjë e më pak hapësirë për varreza.
1.Nuk është e vërtetë se pas vdekjes thonjtë dhe flokët vazhdojnë të rriten. Është një efekt i prodhuar nga lëkura, e cila duke humbur tonalitetin i bën të duken pjesët e trupit në keratinë më të gjata. Nga ana tjetër, është e vërtetë se pas vdekjes, trupi mund të urinojë apo defekojë për shkak të humbjes së kontrollit të muskujve të zorrëve dhe fshikëzës.
2.Ka një shpjegim shkencor për ndjesinë e cila në momentin e vdekjes të krijon përshtypjen “se e gjithë jeta të rrjedh në një çast para syve”. Kjo ndjesi shkaktohet nga reduktimi i oksigjenit në tru, që sjell ndryshime drastike në aftësitë konjitive (njohëse).
3.Është e vërtetë se ka disa projekte, pak a shumë të realizueshëm, ku emrat më të njohur të shkencës tentojnë të ndalojnë procesin e plakjes. Një nga këto projekte quhet “Calico” dhe financohet nga gjiganti “Google”.
4. Mund të kemi një perceptim shumë të mjegullt të asaj se çfarë nënkupton vdekje: Kur një person mund të konsiderohet realisht i “vdekur”? Sipas disa ekspertëve, procesi i vdekjes është tërësia e një sërë fazash fiziologjike: njeriu nuk vdes në një moment të vetëm.
5.Kombet e Bashkuara vlerësuan se 58.093.000 njerëz vdiqën në të gjithë botën gjatë 2011-s. gjë që nënkupton 159.159 të vdekur në një ditë dhe 6.631 në një orë. /Dita/
Para disa vjetesh, uroja nga Tirana, nje mikun tim ne Itali, prift katolik me rastin e 95 vjetorit te lindjes se tij : “Edhe 100 vjet te tjera i nderuar padre !” i thashe une dhe ai u pergjigj : “Jane shume biri im, kij pak meshire, jane shume ! “. Mbase vjen nje kohe qe vdekja kerkohet nga organizmi ashtu si dhe gjumi ?!
Ju faleminderit !
Mirpo ketu ne USA u dha njehere nje rast i tille ne tv (NBC) , kur nje djale i vogel 4 vjec thoshte se ne jeten e MEparshme kishte qene pilot dhe ishte vrare ne avion ne luften e dyte boterore , ne Perl Harbor
Djali vogel mbante mend edhe emrin e pilotit , edhe numrin e matriulles se pilotit, si dhe mbante mend edhe biseden qe ky pilot kishte bere ne gabinen e avionit me koelgun tij , dhe te gjitha keto ua tha ne tv …..
Keta te televizionit i vertetuan theniet e djaiit te vogel ….dhe pane se cdo gje qe thoshte djali ishte e vertete
Pastaj kete djale te vogel e ftuan serish ne tv , kur ishte 6 vjec dhe e pyeten per ato qe kish thene para dy vjeteve…….Djali nuk i mbante mend me ato qe kishte thene para dy vjetesh
Por problemi ketu eshte tek fakti se pas vdekjes se pilotit , informacioni i kujteses se tij ( nje pjes e saj )
ka jetuar ne ajer edhe pas vdekjes se pilotit ….
Dhe me vone eshte kapur e absorbuar dhe deshifruar nga truri i femijes per nje fare kohe……………
Por pas dy vjetesh kjo pjese informacioni eshte larguar nga truri i femijes …