Të realizuara për të vënë në punë imagjinatën vetëm me një shikim, për krijuesit e tyre ishin mjeti i duhur për të nxitur interes dhe kurreshtje, veçanërisht kur imazhe të tyre ishin adoleshente. Por, të konsideruara të papërshtatshme, madje të rrezikshme sepse e udhëzonin publikun të shkonte përtej të lejueshmes, u censuruan. Më poshtë keni një katalog të reklamave autoriale të hequra nga qarkullimi sepse skandalizuan botën (ndonëse ia arritën qëllimit!)./ D. Gj.
Imazhi publicitar i syzeve të diellit nga linja e stilistit amerikan Tom Ford, i ndaluar në Itali në 2008-n.
Sërish Tom Ford. Reklama e parfumit të parë për meshkuj e hedhur në treg në vitin 2007, e censuruar “kudo” ku u shfaq.
“Puthjet skandaloze kundër urrejtjes janë të mirëpritura”, ky ishte manifesti publicitar i “Benetton” që shoqëronte puthjen, që ceku kufijtë e blasfemisë, midis Benediktit XVI dhe imamit të Kairos. Fotoja e montuar në 2011-n ishte një provokim social nga ana e “Benetton” që tërhoqi kritika të rënda mbi të.
Po në 2011-n, aktorja ende miturake Dakota Fanning u bë imazhi i parfumit “Marc Jacob’s Lola”, por reklama u hoq nga qarkullimi, sepse në të vogëlushja Fanning shfaqej “tepër sensuale”.
Fushata “Bëhu idiot” nga “Diesel” me manifestin: “Të zgjuarit mund të kenë tru, por idiotët kanë to..” u censurua pasi inkurajonte sjellje të papërshtatshme.
Autoritetet britanike dhe amerikane e ndaluan imazhin rekalmues të linjës së veshjeve “Miu Miu” sepse 15-vjeçarja e ulur në shinat e trenit përfaqësonte për ta një situatë tepër të rrezikshme për t’u përdorur për qëllime publicitare.
Në vitin 2010 imazhet e kompanisë së modës “Suit Supply”, që u prezantuan së pari në “Facebook” u hoqën nga ky rrjet pasi u konsideruan “Të pasigurta për punë”, pra “të rrezikshme” për t’u parë në zyrë.







