Shtatë vajza shqiptare shkojnë në Arabi për të punuar… stjuardesa

redaktor

Si mësohesh me jetën në ajër, nuk është e thjeshtë që t’i kthehesh normalitetit në tokë. Kjo ka ndodhur me shumë vajza që për disa vite kanë punuar si stjuardesa. Mbyllja dhe dështimi i kompanive të fluturimit në Shqipëri i ka bërë ato që të gjenden në “qiell të hapur”. Por disa prej tyre nuk e kanë lënë me kaq, ato kanë kërkuar përtej kufijve për të gjendur një mundësi punësimi në kompani ajrore. Europa kërkon si kusht që të jesh e pajisur me pasaportë të një prej vendeve që bëjnë pjesë në të. Ndaj një mundësi e mirë është Arabia Saudite.

Ne kemi rënë në gjurmët e shtatë vajzave, të cilat më datën 13 tetor do të nisen drejt këtij vendi për të punuar. Në bazë të një kontrate dyvjeçare, ato do të jetojnë dhe punojnë në këtë vend.

Vetëm njëra prej të shtatave pranoi të na rrëfente eksperiencën e saj në fluturim dhe pasionin për këtë punë, që e ka nisur krejt rastësisht. Ajo është Borana Korça, 24 vjeç. Ka përfunduar studimet e larta për Filozofi. Është bërë stjuardesë kur ishte ende studente.

Edhe pak ditë e presin nga momenti kur ajo së bashku me gjashtë mikeshat e saj do të fluturojnë drejt Arabisë. Gjatë bisedës me të, na duket sikur jemi në avion. Ajo është vazhdimisht e qeshur dhe i shoqëron fjalët me një tonalitet të butë zëri. I është futur aq në gjak kjo punë sa po shkon me kilometra të tëra për t’u bërë sërish pjesë e stafeve fluturuese.

 

Borana, sa kohë keni që punoni stjuardesë?

E kam filluar këtë profesion para pesë vitesh, në moshë të vogël. Kam punuar në këtë profesion rreth 4 vjet duke marrë parasysh shkëputjen nga ky profesion në vitin e fundit, por që pres me padurim t’i rikthehem sërish.

 

E kishit menduar më parë, që në një të ardhme mund të bënit këtë punë?

As nuk e kisha menduar dhe as planifikuar se mund të bëhesha një ditë stjuardesë. Ka qenë një rastësi mënyra sesi e kam filluar këtë punë dhe besoj se ka qenë një ndër rastësitë më të bukura, pasi në të kundërt mbase akoma nuk do e kisha gjetur profesionin tim në jetë. Një mikesha ime më informoi për aplikimet rreth këtij pozicioni dhe më nxiti të aplikoja. Ishte dita e fundit e aplikimeve dhe nxituam për t’u paraqitur për intervistë para orarit të mbylljes. Isha e papërgatitur për të dhënë një intervistë pune dhe skeptike për rezultatin. Pozicioni i stjuardesës më dukej paska i paarritshëm. Por mesa duket i plotësoja të gjitha kriteret dhe komisioni vlerësoi cilësitë e mia që përshtateshin me këtë profesion. Nuk mund ta imagjinoni lumturinë time kur u informova se isha përzgjedhur.

 

Dhe si t’u duk puna në fillim?

Në fillimet e punës kisha vështirësitë që kalon çdokush që nis një profesion të ri, në një industri të panjohur më parë. Iu nënshtruam një trajnimi intensiv teorik dhe praktik, ku mësova se stjuardesat dhe stjuardët nuk ishin thjesht vajza apo djem të bukur që shërbejnë pije në avion, por shumë më shumë se kaq. Qëllimi kryesor i tyre është siguria e pasagjerëve. Oraret e punës, puna me shumë njerëz, kultura të ndryshme, të gjitha këto ishin pak çorientuese në fillim. Nuk është e zakonshme të bësh një punë me të cilën mund të rrish ditë të tëra pa u kthyer në shtëpi. Por kisha gjithnjë si pikë reference koleget e mia më të vjetra në profesion. Kisha mbështetjen dhe ndihmën e tyre në çdo moment dhe si rrjedhojë çdo ditë e më shumë ndihesha familjare në profesion. Nëse je natyrë që nuk e pëlqen rutinën, atëherë stjuardesa është profesioni ideal.

 

Tani pas kaq kohësh eksperiencë, çfarë marrëdhënieje keni ju me fluturimin?

I dashuroj fluturimet. Është shumë i veçantë emocioni që të jep udhëtimi në 11 mijë metra lartësi. Nuk mund ta krahasoj këtë lloj transporti me asnjë lloj tjetër. Përveç pjesës praktike të udhëtimit, sepse është mënyra më e shpejtë për të shkuar në çfarëdo destinacioni, më pëlqen pamja atje lart, më jep idenë e pafundësisë. Kur zbres në tokë pas fluturimit, ndihem paksa keq që njerëzit kanë vendosur kaq shumë kufij dhe mure ndarëse mes njëri-tjetrit.

 

boranaaKa disa kritere për të punuar stjuardesë apo jo…?

Kriteri kryesor është gjuha e huaj, anglishtja. Gjuhë të tjera të huaja përbëjnë avantazh për çdo stjuardesë. Gjatësia dhe pesha duhet të jenë brenda normave. Nuk duhet të kesh tatuazhe të dukshme. Mosha minimale në shumicat e kompanive ajrore është 21 vjeç, por kjo varet dhe nga politikat e kompanive të ndryshme. Vlerësohen shumë aftësitë komunikuese dhe kujdesi ndaj klientit. Gjithashtu duhet të jesh natyrë miqësore dhe fleksibël.

 

Është punë me rrezikshmëri të lartë apo ka vetëm “namin”?

Është thjesht “nami”. Tashmë dihet se avioni është mjeti më i sigurt i transportit. Mbase ideja e rrezikshmërisë është ushqyer paska dhe nga pasagjerët, të cilët kanë fobi nga lartësitë. Plus mbase nga vetë roli i stjuardesave, të cilat janë të përqendruara në sigurinë e pasagjerëve dhe rregullat e sigurisë theksohen shumë në aviacion, por kjo nuk do të thotë se aviacioni përbën rrezikshmëri. Thjesht masat nuk janë asnjëherë të tepërta.

 

Ju së bashku me gjashtë mikeshat tuaja, më datën 13 tetor do të largoheni për të punuar në Arabi. Na tregoni pak më shumë, pse do të largoheni jashtë vendit dhe si ratë në kontakt me këto kompani?

Fatkeqësisht për momentin nuk ekziston asnjë kompani ajrore shqiptare dhe kjo është arsyeja pse unë dhe koleget e mia u interesuam për mundësitë e punësimit jashtë vendit. Morëm disa sugjerime nga ish-kolegë, dhe kontaktuam personalisht me kompaninë ajrore në Arabinë Saudite, me të cilën sapo kemi lidhur kontratën. Ata ishin mjaft të interesuar për të punësuar staf me eksperiencë kështu që na caktuan një datë për intervistë në Stamboll të Turqisë. Çdo gjë kaloi me sukses. Së shpejti do shpërngulemi të shtata për në Arabinë Saudite. Jam e sigurt që do jetë një eksperiencë e veçantë.

 

Pse keni zgjedhur Arabinë Saudite për të shkuar e punuar?

Arabia Saudite është një vend me kulturë dhe traditë shumë të veçantë në krahasim me vendet e tjera. Fillimisht u përqendruam tek kompania ajrore për të cilën ishim të interesuara për të bashkëpunuar dhe më pas sigurisht në vendin ku do jetonim. Atje është shumë e theksuar kultura fetare, pasi në Arabi Saudite ndodhen dy nga vendet më të shenjta të myslimanëve: Meka dhe Medina. Megjithatë, kjo nuk përbënte problem për koleget e mia, të cilat u përkasin feve të ndryshme. Është një vend shume i zhvilluar dhe fakti që ka një kulturë dhe traditë të veçantë e bën akoma më interesante eksperiencën tonë atje. Është njëfarë sëmundjeje profesionale interesi për njohjen e kulturave dhe njerëzve të ndryshëm nëpër botë.

 

Cili është përfitimi që ju keni nëse shkoni e punoni atje?

Përfitimi kryesor është që do mund të ushtrojmë profesionin tonë të preferuar. Nga ana tjetër janë kushtet e kompanisë, të cilat ishin shumë të përshtatshme për të gjitha ne, duke filluar që nga lehtësimi i procedurës për marrjen e vizës dhe deri tek kushtet e jetesës në Arabinë Saudite të ofruara nga kompania ajrore. Gjithashtu, avantazh përbën vetë eksperienca që fitohet nga kompani të mëdha ajrore si ato në Arabi, ku aviacioni është shumë më i hershëm dhe më i zhvilluar se në Shqipëri.

 

Kërkonte kushte të veçanta kompania që ju përzgjodhi ?

Kushtet dhe procedurat e përzgjedhjes janë pothuajse të njëjta për të gjitha kompanitë ajrore në botë, të cilat i përmenda dhe pak më parë. Ndryshimet mund të jenë shumë të vogla në varësi të politikave të kompanive apo në varësi të kulturave. Kriteret në Arabinë Saudite ishin të njëjta me ato që ishim hasur dhe më parë në kompanitë shqiptare. Kjo bëri që ta kishim më të thjeshtë procedurën e aplikimit. Një nga kushtet ekstra ishte sigurisht gatishmëria për t’u zhvendosur dhe jetuar në Riyadh ose Jeddah.

 

Meqë jemi këtu, na trego pak më shumë për kulturën tonë të të fluturuarit. Cilat janë situatat që ke hasur gjatë fluturimeve? Sjelljet e çuditshme të njerëzve…?

Në fakt, shqiptarët nuk janë popull që kanë fluturuar shumë. Madje, gjatë punës time në Shqipëri kam hasur periudhën e liberalizimit të vizave për shqiptarët drejt vendeve të Bashkimit Europian dhe shumica e pasagjerëve që udhëtonin në atë periudhë nuk kishin pasur eksperienca të mëparshme me avion. Ishin të painformuar rreth aviacionit dhe masave t sigurisë në avion, por ishin dhe shumë kuriozë për të mësuar. Kishin pyetje pafund. Por sigurisht që jemi hasur dhe me sjellje të çuditshme që vinin nga mungesa e informacionit, si për shembull përdorimi i telefonave edhe kur nuk ishte i lejuar, nuk i ndiqnin demonstrimet e pajisjeve të sigurisë, nuk uleshin në sediljet e përcaktuara në kartat e bordit, donin të hapnin dritaren e avionit për t’u freskuar, merrnin shumë ushqime me vete dhe shpeshherë këto çonin në situata komike.

 

Keni ju një ambicie, ku doni që të arrini me këtë profesion?

Nuk e shoh dot të ardhmen time larg aviacionit. Kam punuar dhe në fusha të tjera të ndryshme ku duhej të punoja brenda një zyre me tetë orarëshin zyrtar të punës, kanë qenë eksperienca shumë interesante. Kam njohur njerëz shumë profesionistë dhe kam mësuar shumë, por më mungonte adrenalina dhe larmia e aviacionit. Në eksperiencën time 4- vjeçare si stjuardesë besoj se kam arritur shumë, por sigurisht më pret një punë shumë e madhe përpara. Ky profesion ka disa rangje, të cilat arrihen me anë të eksperiencës. Por qëllimi im është që të jem sa më profesionale në punën time, 20100510-120908-15715_screenr_jpegmediangritjet në detyrë janë diçka që vijnë si rrjedhojë e kësaj, por nuk janë qëllimi im primar.

 

***

Të punosh në “qiell”, më bukur se në tokë

Që me shpikjen e avionit, njerëzve u është dukur gjithmonë e më i çuditshëm fakti se si një objekt fluturon, madje edhe i transporton nga një shtet në tjetrin apo dhe midis kontinenteve, duke kursyer kohë. Ndërsa për një punonjës që e bën çdo ditë këtë punë është ndryshe. Gjithçka të kthehet në një profesion normal, si gjithë të tjerët. Para se të niset një stjuardesë në fluturim, kalon në disa hallka. Borana tregon se ka procedura të caktuara, që janë rregulla shumë strikte që duhet të zbatohen.

Duhet të jesh e përgatitur dy orë para fluturimit, të marrësh valixhen me vete, buzëqeshjen, orën e dorës duhet të mos e harrosh asnjëherë se është e detyrueshme. Duhet të kesh veshje rezervë, por edhe aksesorë të tillë si peri i gjilpërës, në rast se të këputet ndonjë kopsë. Në shtëpi vjen e të merr makina e punës, sepse nuk lejohet që një stjuardesë të dalë në rrugë me uniformë. Shkon në aeroport, atje ke mbledhje me dy pilotët, me shefin e kabinës dhe pjesën tjetër të stafit që merr të dhënat e fluturimit. Më tej na rrëfen se, ka mësuar të jetë shumë e qetë me njerëzit, ka mësuar të qetësojë dhe të tjerët. E më pas e quan si mënyrën më fantastike, se si të mësosh të punosh në grup dhe se si jetohet dhe punohet duke qenë e rrethuar me shumë njerëz dhe në ajër. E kur vjen puna për pagën, ajo pohon bindshëm se paguhet shumë kënaqshëm, më mirë se një punë që mund të bësh në tokë. Ka një rrogë bazë, plus dietat e fluturimit.

Share This Article
16 Comments
  • Kujdes vajza me kembe ne toke,jo ne avjon,se arabet ju marrin per ne ajer dhe perfundoni prostituta!Pyesni kengetaren e tallavase Majlinda Tollumi,qe e hengri tollumin para jush!

  • Kush punon ne tallava eshte baxhelle ti shoku labinot se nevoje Te bëhet ose Të Ta bejne Te tjerët.Keshtu qe shif mos ke noi tullum bashke me sheqerpare mrapa ok daku

    • Kur shkruan Entela Resuli fjala e parë që të vjen në mëndje është “Bravo”? Për temën e kapur,për finesën e prezantimit,për stilin e përshkrimit dhe për ndjesitë e ëmbla njerëzore që të krijojnë shkrimet e saj të çdo natyre? Prandaj dhe kësaj radhe po përfundoj me një ” Bravo Entela” të madhe! Të madhe sa…sa…sa… Mali i Tomorrit! Tung!

  • Ne Arabi te marrin pasaporten dhe te trajtojne si qen. Me vjen shume keq per keto vajza qe kane zgjedhur kete vend idiot per te punuar…Atje te nxihet jeta. Mjere keto vajza qe po kerkojne shkaterrimin e jetes ne ate vend sketerre.

  • Kujdes vajza se une kam jetuar dhe punuar 2 vjet aty dhe kam pare shume raste te tilla qe i mashtronin ne lidhje me parate dhe kushtet e punes. Ai eshte nje vend me kushte skandaloze pune dhe ku askush nuk do tia di ne fund te dites, ska rregulla!
    Nese eshte kompani serjoze avionesh besoj do jene te rregullt me pagesat, por duhet pasur kujdes ne qytet dhe kudo aty, eshte vend qe siç thash nuk ka rregulla, gjihçka mund te ndodhi aty dhe shteti apo autoritetet aty nuk do te interesohet asnjeher per ty, kujdes hapni syte andej dhe beni thjesht punen tuaj me shpresen qe te merrni eksperiencen dhe te ikni ne Europe pastaj!!!
    Kujdes dhe nga njerezit aty pasi jane fanatik per femrat dhe kane mendim tjeter per to jo si ne Shqiperi, mos u genjeni nga dyqanet e bukura apo lluksi ne pamje te pare pasi femrat keqtrajtohen ne shume forma aty.
    Fati qoft me ju dhe shume shume kujdes!

  • Vajza ju uroj pune te mbare. Por kujdes sa Arabet jane te njohur nderkombtarisht per abuzim seksual me femrat. Pasi shoqeria konservatore aty e ben te pamundur per te gjetur te dashura per sex. Dhe nuk jeni ne Europe aty qe mund te merni policine ne telefone. Se policia i beson pune dhenesit
    Kur te shkoni aty do ju marin passaportat dhe ne qofte se do te doni te largoheni nuk do te mundeni do trajtoheni s skllever pa piken e meshires. Mundet mos te kheheni me kurre ne shqiperi.
    Per te pasurit ne Arabin Saudite kane dale informacione se pasi i abuzojne disa vite per deshirat e tyre seksuale vajzat qe u bien ne dore i vrasin dhe trupin ua hedhin ne vende te largta te shkretetires. Mund te kerkoni informacine ne Internet disa nga arabet jane vertet Ujqer me mask njeriu tjter jane ne public dhe jane 360 grade ndryshe ne jeten private. Jane te pa numerta historit e abuzimit seksual te pundhensve me puntoret dhe ne fund edhe nga shteti denohen puntoret pasi te shikojne si qytetar te klasit dyte.

  • Une personalisht kam eksperienc pozitive me punaimin Tim ne arabin e mesme, normalisht jane larg kultures ton dhe ambientimi mund te jet pak I veshtire por o njerez pse gjithmon duhet te shprehemi ne menyren me vulgare per cdo gje qe Jo te gjith Kane eksperienc. Jam Dakord qe fatkejsisht fenomene te tilla ekzistojn kudo ne bot por nuk besoj se disa vajze me eksperienc me nje profesion do shkonin pa mare informacionet e salta per nje fillim te till. Vajza ju uroj suksese dhe mos u trembni nga keto fjal “dashamirse”

  • Po Shqiperia a e dini se cfare “nami” ka neper bote??? Te huajt i ze tmerri te vijne ne Shqiperi por ja qe ne jetojme per bukuri… Dukuri negative ka gjithandej. Dhe ne Amerike ka serial killer, te cmendur, vjedhje, abuzime… Mos merrni shembullin me te keq. Nuk jane as te parat dhe as te fundit qe po ikin dhe shume shqiptare kane ardh ne shqiperi me mendimet me te mira nga Arabia.
    Suksese vajzave tona shqiptare. BRAVO

  • ahahah i vetmi vend qe nuk reh grat eshte arabia shoku dhe qe e respektojn gruan me shume se ne ktu shoku po te kujtoj qe eshte vend islam dhe gruan e familjen e kan prioritet kur skeni vajt dhe se njifni psr ikni me fjalt e lagjes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *