Gjumi i nënës ndikon te shëndeti i bebes në barkun e saj më shumë nga sa është menduar deri tani. Një gjumë i keq mund të çojë madje edhe në lindje të parakohshme apo bebe me peshë më të vogël.
Një përfundim i tillë ka dalë nga studimi që kanë kryer mjekët e Universitetit të Sidenit, në Australi. Ekipi që kreu studimin këshillon nënat shtatzëna, që t’i kushtojnë më shumë vëmendje gjumit të natës.
Studimi i publikuar në revistën “Sleep” ka monitoruar frymëmarrjen e 40 grave shtatzëna dhe lëvizjet e bebeve në barkun e tyre.