“Shtëpi bari” edhe në Australi, kapen dy vëllezërit shqiptarë

Amelda Amelda

 

Dy vëllezër shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë australiane për kultivim të kanabisit në një ndërtesë që ishte pronë e tyre, të cilën vëllezërit e kishin përshtatur si shtëpi bari.

Mediat vendase bëjnë me dije se të arrestuarit janë shtetasit Emilio dhe Ivan Lukaj, 45 dhe 42 vjeç.

Përmes një video të shpërndarë në media janë publikuar dhe pamjet e ndërhyrjes së policisë në pronën ku të dy vëllezërit kultivonin sasinë e kabanisit në fermën që kishin ngritur në Adeliade të Australisë.

Në pamje duken oficerët e policisë duke shqyer dyer me vare dhe duke hyrë me forcë në fermën e kanabisit.

Ata gjetën qindra rrënjë kanabisi të mbjellë në shtëpinë e barit të ngritur nga të dy vëllezërit shqiptarë, të cilët përveç kultivimit, trafikonin edhe lëndët narkotike.

a.m/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *