Shtëpi ëndrrash për Françesko Totin (FOTO)

anazapta

Françesko Toti do të jetë banori më i ri i një ndërtese luksoze në Romë. Futbollisti së bashku me bashkëshorten, showgirl-in Ilari Blazi,  dhe fëmijët do të zhvendosen në qiellgërvishtësen Eurosky, në Romë.

Ndërtesa me lartësi 120 metër përbëhet nga 27 kate dhe konsiderohet si një xhevahir i teknologjisë moderne. Apartamentet janë të pajisur me kompjuterë të vendosur në mure, të cilët programojnë aktivitetet e shtëpisë, si hapjen dhe mbylljen e dritareve apo grilave, intensitetin e dritës nëpër dhoma, ngrohjen, alarmin dhe gjithçka tjetër që teknologjia ofron përt një shtëpi moderne.

Bomberi i Romës dhe prezantuesja televizive nuk do të shqetësohen më as për mbeturinat, pasi edhe për to është gjetur një zgjidhje teknologjike.

Hapësira e blerë nga çifti Toti-Blazi përbëhet nga 36 dhoma, të gjitha pa çelës. Kjo pasi edhe për hapjen e dyerve, kompania ka menduar një çelës teknologjik: aparaturën me prekje që njeh gjurmët e gishtave të pronarëve.

euroskytoti toti 1 casa

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *