Shtëpia bazë prostitucioni, i moshuari detyronte 40-vjeçaren të shkonte me klientë për 3 mijë Lekë

Elton Tafaruci

Një 65-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi detyronte me forcë një 40-vjeçare që të kryente marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës. I arrestuari është Namik Cukaj 65 vjeç, i dënuar edhe më parë për shfrytëzim prostitucioni.

Gjatë kontrollit të ushtruar në rrugën “Shyqyri Ishmi”, në një banesë e cila ishte përshtatur dhe kthyer në bazë prostitucioni, është gjetur e mbyllur në një dhomë 40-vjeçarja M.C nga Durrësi.

Nga hetimet rezulton se 40-vjeçarja shfrytezohej për qëllime prostitucioni pa deshirën e saj dhe nën presion duke ushtruar dhe dhunë fizike ndaj saj nga Namik Cukaj për një periudhë kohore prej 1 muaji.

I arrestuari i bënte presion dhe i çonte klientë në këmbim të marrëdhënieve seksuale  kundrejt pagesës prej 3 mijë Lekë të reja.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *