Shtëpia e Bardhë do të ndalojë përdorimin e telefonave celularë privatë

Dita

Përdorimi i telefonave celularë privatë në zyrat e Shtëpisë së Bardhë do të ndalohet brenda disa ditësh, sipas një njoftimi të sotëm të zyrës së shtypit. Përmes një deklarate, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Huckabee Sanders thotë se ndalimi ka të bëjë me sigurinë dhe jo me rrjedhjet e informacionit.

Ndalimi i celularëve personalë ishte një vendim i shefit të kabinetit të Shtëpisë së Bardhë, John Kelly, i cili po ashtu përmendi sigurinë si faktorin kryesor, por po ashtu, ndalimi i rrjedhjes së informacionit, ka qënë një ndër përparësitë e tij kryesore.

Që kur filloi detyrën para një viti, presidenti Trump i ka dënuar vazhdimisht rrjedhjet e informacionit nga ekipi i tij. Por zyrtarët e administratës thane sot se ndalimi i celularëve private ka të bëjë me sigurinë, njofton VOA.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *