Shtëpia e Bardhë: Presidenti Trump nuk do të takohet me Putinin

Leda Hysa

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, nuk do të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin, gjatë samitit të Azisë Juglindore në Vietnam.

Lajmi është bërë i ditur nga zyra për media e Shtëpisë së Bardhë.

Nuk ka pasur asnjë takim të konfirmuar dhe nuk do të ketë ndonjë takim për shkak të mos përputhjes së orareve nga të dyja palët”, ka njoftuar sekretarja për shtyp e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders.

Sipas Sanders ka mundësi që të zhvillohet ndonjë takim joformal, ose në Danang apo më vonë në Filipine, ku Trump dhe Putin do të marrin pjesë në një tjetër konferencë.

Kremlini ka njoftuar më herët se do të mbahet takimi në mes të palës ruse dhe amerikane, ndonëse sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, pati njoftuar se ende nuk ka ndonjë vendim rreth kësaj çeshtje.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *