Letër e nënshkruar,
Pal Coli
I nderuar z.Adrian Thano! Përshëndetje, mbarësi dhe faleminderit për hapësirën mediatike, që keni krijuar për ne lexuesit. Është mjaft pozitive restaurimi i shtëpisë ku ka lindur shkrimtari i mirënjohur Ismail Kadare. Duke patur besim se do t’a përcillni mendimin tim, por jo vetëm timin por të një rrethi të gjerë intelektualësh nëpërmjet gazetës tuaj “DITA “, e cila është mjaft e lexueshme dhe fort e komunikueshme, që zoti kryeministër Rama, të marrë personalisht ne konsiderate restaurimin e shtëpisë, ku ka lindur Homeri i Shqipërisë, atë Gjergj Fishta.
