“Shtëpia e Lirisë”, zbulohet logo e koalicionit Berisha-LSI për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit

Amelda Amelda

Sali Berisha dhe LSI do të garojnë si koalicion në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit. Ky fakt u bë publik dje nga Berisha, ndërsa emri i koalicionit do të jetë “Shtëpia e Lirisë”. Sot është publikuar edhe logoja e këtij koalicioni, një rreth me ngjyrat e kuqe dhe blu, në gjysmën e të cilit është flamuri dhe në gjysmën tjetër emri i koalicionit.

Koalicioni bëhet në kuadër të zgjedhjeve të pjesshme vendore në 6 bashki të vendit, Shkodër, Vorë, Rrogozhinë, Durrës, Lushnjë dhe Dibër.

Komisioni i Rithemelimit u bë dje i pari nga kampi opozitar që shpalli emrat e kandidatëve të zgjedhjeve të pjesshme vendore të 6 marsit.

Përmes primareve të Sali Berishës, kandidat për bashkinë e Vorës u shpall Lulzim Vrana me profesion ekonomist, në një proces numërimi pa praninë e mediave. Durrësi do të përfaqësohet me urbanistin Ardian Muka, Shkodra me Bardh Spahinë, Dibra do të përfaqësohet nga Premtim Kryemadhi i cili karrierën ia ka dedikuar arsimit. Në Lushnjë do të kandidojë juristi Elton Bano i cili mori 671 vota nga demokratët, ndërsa Rrogozhina nga Hekuran Xhani i cili është mjek veteriner.

a.m/dita

 

Share This Article
5 Comments
  • koalicioni i gjarprinjve, zhabave, zhapiqve, merimangave,lakuriqeve te nates,hardhucave,cakenjve,bythemuterve, brekemuterve, bythepalareve, kokepalareve, dhe kurvareve

  • Shtepia sllobodankes ose shpella e vicidolit ku strehohen kriminelet e hajdutet e 2 familjeve me parti privat.

  • berisha., qe kryeson k’te “shtepi”..terroristesh,
    deklaroi, se do shkel cdo pellemb te vendit,
    per fushaten e ketyre zgjedhjeve te pjeseshme;
    deklaroj, si taksapagues per organet e shtetit, qe ruajne pa prekshmerine fizike te cdo individi,
    t’i pezulloje sherbimin
    nga shteti, ketij mostre .
    ne te kunderte, populli i indinjuar (shqipetar), ka te drejte,
    t’a pjek ne ..HELL kete mbeturine te njerezimit .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *