Shtëpia e Xhafer Devës, ministri: Pres që rindërtimi të vazhdojë. Milo: Lërini kolaboracionistët të rrinë aty ku janë

Amelda Amelda

 

Gjatë dekadës së fundit, në shtëpinë e Xhafer Devës nē Mitrovicë, janë kryer disa faza të restaurimit, kryesisht në përforcimin e konstruksionit.

Por, më 2 shkurt të vitit, 2022, Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit e Kosovës, në faqen e saj të internetit ka thënë se ka nisur fazën e re të “restaurimit të shtëpisë së Xhafer Devës në Mitrovicë”, duke e përshkruar atë si “një prej objekteve më të veçanta të trashëgimisë kulturore të Mitrovicës”.

Por, fakti që po restaurohej objekti, të cilit i atribuohet emri i kolaboracionistit Deva, ka nxitur reagime. Këto reagime, më 8 shkurt rezultuan me vendimin për pezullimin e punimeve nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP), të cilat kanë financuar këtë projekt në kuadër të atij që njihet si Instrument i Bashkimit Evropian që kontribuon në stabilitet dhe paqe (IcSP).

Më 7 shkurt, ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, e kundërshtoi restaurimin e objektit në Mitrovicën e Jugut, pasi Devën e cilësoi si “bashkëpunëtor të ngushtë të nazistëve”.

“Mos e shtrembëroni të vërtetën në lidhje me Holokaustin ose krimet e luftës, të kryera nga nazistët dhe bashkëpunëtorët vendas”, shkroi Rohde në Twitter.

Më 8 shkurt, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, përmes llogarisë së tij në Facebook ka shkruar se “restaurimi i monumenteve bëhet për t’i shërbyer komunitetit, jo për revizionizëm historik apo rehabilitim figurash”.

Lidhur me objektin e kontestuar Çeku ka thënë se “është ndërtuar në vitin 1930 dhe në Listën e Trashëgimisë Kulturore figuron si ‘Shtëpia e Xhafer Devës’ edhe pse kryesisht ka pasur përdorim publik, si shtëpi shëndeti. Prandaj nuk është e thënë që duhet ta mbajë këtë emër me çdo kusht”, ka shkruar Çeku.

Ministri po ashtu është shprehur se pret që projekti për restaurimin e këtij objekti të vazhdojë.

Historiani Paskal Milo, ish-ministër i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, në një bisedë të shkurtër me Radion Evropa e Lirë, thotë se refuzon të përfshihet në debatin e krijuar lidhur me Xhafer Devën, të cilin e cilëson si kolaboracionist të nazistëve.

Por, ai ka edhe një porosi për autoritetet e Kosovës.

“E thënë me dy fjalë, pra, nuk i bën nder Kosovës dhe as qeverisë së Albin Kurtit. Një kolaboracionist duhet të vihet në sfondin negativ të historisë dhe të rrijë atje.

Refuzoj që të marr pjesë në debat, sepse është një figurë tipike kolaboracioniste e nazizmit gjerman dhe nuk dua të kontribuoj për shtimin e tensionit politik në Kosovë lidhur me këtë çështje”, thotë Milo.

a.m/dita

Share This Article
33 Comments
  • MENDOJ SE KA NJE NON SENS KETU SEPSE NE VAZHDEN E KETYRE GJYKIMEVE PER SHTEPINE XHAF KRIMINELIT SI DUHET GJYKUAR FAKTI QE PSH TE GJITHA MINISTRITE KANE QENE SELI TE FASHISTEVE E NAZISTEVE
    PSH MINISTRIA E ARSIMIT KA QENE SHTEPIA E KOCO KOTES QE QE MINISTER I BRENDSHEM I ZOGUT ETJ
    PO PIRAMIDEN PERSE TE MOS TA RESTAUROJME………..
    MOS U NXITONI

    • Po Gjergj Kastrioti, Ismail Qemali, e te tjere qe ishin funksionare te pushtuesit osman, a ishin kolaboracioniste? Po Esad pashe Toptani? Po Fadil Hoxha?

    • o mao i kinës,ose mjaullimë e maces!!
      tërë ato që përmënd ti,askush nuk i di emrat e atyre që kanë banuar në to,askush nuk i përmënd si “restaurimi i shtëpisë së koço kotës,a selim rrotës”!
      ato janë prona të shtetit që rinovohen!!
      këtu,po “rinovohet emri i xhaferr devës”!!
      po të rinovohej si një ndërtesë publike,e shërbimit shëndetsor,e drejtorisë së arsimit,si zyra e pastrimit të haleve!?
      askujt nuk i prish punë!!sepse ndërtesa është ndërtesë!
      çfar bëhet me të është vepër e njerzve!!
      e në këtë rast ne kemi të bëjmë me hyjnizimin e një nazisti shqiptar!!nga politikanë që përveç kolltukut të tyre nuk shohin asnjë gjë tjetër!!
      kurt albini,po bën të njëjtën gafë që bëri thaç harshimi!!
      ky palaçua i sotëm,po përpiqet të grumbullojë pjesën e shqiptarëve të kosovës që e quajnë hero nazistin shqiptar,palaçua i djeshëm bëri pak a shumë të njëjtën gjë!ndryshoi emrin e partisë së tij,për të mbledhur sa më shumë në krahun e tij!ai kujtoi se alergjia që kishin shqiptarët për komuninzmin jugosllav do ta dëmtonte po të kishte siglën socialiste!!
      është fakt i pakundërshtueshëm,që në një vënd me mentalitet të trashë të lindë një qeveri e hollë!!
      si është vëndi ashtu është drejtimi i tij!!
      kosova është një shkallë më poshtë se shqipëria!
      e shqipëria!?
      një humnerë më poshtë se europa!!

    • Bëni more një pallat të madh dhe poshtë shkruani :
      ” Mos ia pafsh hajrin sherrit që deshe me na lanë mbrapa, Shqipnia nuk i harron 84 martirët e pafajshëm të 4 Shkurtit “

        • Per cfare e do listen e tevrareve ti,o kelysh i Xhaferr Deves???
          Nuk jane vetem 84 te vrare tek dera e shtepise,por edhe 500 vete te internuar ne kampet e perqendrimit nazist brenda asaj nate!!
          Ne se i do emrat, hajde se t’i jap une!
          Me jep adresen dhe emrin dhe te vij une me gjithe listen e plote!

  • Kosova nuk duhet te luftoi per ringritjen e figurave koloboracioniste , te cilat ishine, ne sherbim te nje armiku qe i kishte shpallur lufte gjithbotes.
    Kosova me sa dijme ka mardhenje edhe me Izraelin i cili eshte i demtuar me shum Hiutleri i cili kishte vendosur qe Hbrejte ti shuante nga faqja e dheut.
    Kure e gjithe Evropa reagon kunder kesaj figure e perse neve ti kundravihemi asaje.
    Pra ne Sqiptaret ne shume raste te hustorise kemi ecur kunder rrjedhjes e kjo neve na ka kushtuar shtrejte.
    Prandaj shteti Shqiptare i Kosoves,Aktualishte me Albinin ne Krye te qendroj ne rrjedhjen historike se ne shqiptaret te mos e ndjekim ate rruge qe ndoqen te paret tane ne Kosove, rruges e cila po te mos e kishim korrigjuar sote Kosove nuk do te kishte. Kete akoma Elita shqiptare e Kosoves nuke ka kuptuar.

    • Pse gjatë L2B Italia dhe Gjermania mund te kenë qenë të këqinja për kombin shqiptar kurse Yugosllavia e Rusia mund te kenë qenë të mirat?
      .

    • Xhafet Deva dhe shqiptare te tjere te Kosoves apo Shqiperise, bashkepunuan me gjermano/italianet “pushtuws” sepse vetem ne ate kohe shqiptaret moren trojet e tyre te Shqiperise Etnike. Shqiperia u percaktua ne harta zyrtare me kufijt e saj te vertete.

      Komunistet ishin ata qe e coptuan Shqiperine, bene krime ne emer te internacionalozmit, partia komuniste dhe lufta gjoja nacional clirimtate u drejtua nga serbet, te cilet kane vrare ne menyre barbare shqiptaret. Shembuj ka sa te duash per vrasje e tortura te udheruara nga “vellezerit” serbe dhe te ekzekutuara nga shqiptaret. (Masakra e Tivarit)

      Me vjen per te vjell kur lexoj akoma komente te frymezuar nga Historia e partise dhe mesumeg e Enver Hoxhes.

  • Beni nje muze per masakrat serbe ndaj shqiptareve te Kosoves e Mal te Zi e Maqedoni. Krime qe mos te harrojme sic ben Israeli dhe lereni xhaferr deven sic I ka lene bota e qyteteruar bashkepuntoret. Nazizmit Prandaj vazhdon lojen serbia me shqiptaret se ka antishqiptare.
    Ngrini e kujdesuni per lapidaret e deshmoreve e patrioteve qe dhane jeten e shkrine pasurine per kombin Shqiptar sic I kupton e nderon bota e kulturuar.

    • Njerzit e mi te familjes(grate)realish jane arrestuar lidhur e hequr zvarre,rrygeve te qytetit e cuar ne burg ne vitin 1944.Nga njerzit e Xhafer Deves.Sepse familja e tyre 8shte baze e levizjes nacionalclirimtares,ne.nje qytet te jugut te.Shqiperise.Futur ne.burg e keqtrajtuar.Gjyshja dhe.motra e.babait,pas disa vitesh me thoshin.Na torturuan ca kosovare…..
      Kete fjale te njeriut tim me te dashur,jam munduar ta largoj nga nga kujtesa si our zeza dhe nder mend per kosoven,te mbaj figure kosovare si Isa Buletini,Adem Demaci,Kadri Zeken,Adem Jasharin,Bajazitin etj.Se bashku me respektin per vllezrit qe jetojne kosove,presheve,Mal te zi, e maqedoni.Per jeten e veshtire dhe stervuajtjet e tyre nen sundimin serb.Ashtu si cdo shqiptar normal.
      Po te lene hajdutet,skizofrenet legenat dhe te.droguarit nga sllavet si Vjollca Osmani,Albin Kurti,Bujar Bukoshi Enver Hoxhaj,Sali Berisha….qofte dhe I.Rugova qe te jetosh me.vllaun si nje.familje e mire.Ashtu si popujt e ndricuar ne bote.
      Jo or jo.Dhe kuptohet pse e bejne.Per nje kocke nga thertoret e Beogradit.
      Po familja dhe vllazeria nuk prishet dot.Nga era e qelbur,qe vjen prej gropes septike.Qe eshte.zbuluar,per tu pastruar, ne oborin e shtepise.shqiptare.

  • Kosova eshte gjalle sot prej Xhaferr Deves dhe Shaban Polluzhes,.Perndryshe do te kishte pesuar fatin e Camerise.
    Cfarosja masive qe ushtroi Milloshevici ne 99,e provoi Mihajllovici ne 43-44,por nuk i eci,Djemte e Shaban Polluzhes i grine me plumba.
    Xhaferr Deva eshte AY,qe realizoi Mosnderhyrjen e Ushtrise gjermane ne operacion kunder Trimave te Drenices(Mihajllovici ishte pronazist)
    Xhafewrr Deva eshte heroi antisllavist,antikomunist,i luftes se dyte boterore,i njejte me Gustav Manerhajm,qe realizoi rezistencen e popullit Finlandes kunder ushtrise ruso sovjetike te Stalinit.
    Finlandezet e NDEROJNE ME PERMENDORE DHE MONUMENTE heroin e tyre Gustav Manerhajm,,por sllavistet dhe greqiristet si Milo helmojne popullin e trullosur shqiptar me propogande enveriste.
    Popull atdhetar i Kosoves,!Po te kishte pyetur shallvaret e Haxhi Qamilit nuk behej beteja e Kacanikut,pa 30 mije kosovare qe cliruan Shkupin,nuk ngrihej flamuri ne Vlore.
    Me serbet e Arkanit ne Tirane nuk fillonte Adem Jashari kryengritjen per Liri.
    Me grekomanin Paskal Milo,,nuk ndertohet Kulla e Xhaferr Deves
    E duam kullen e Xhaferr Deves me flamur kuq e zi te Skenderbeut.
    Xhaferr Deva eshte gjaku i Konstandinit te Madh nga Nishi i Dardanise,
    Kosova i ka rrenjet ne qytetin me te madh te Dardanise,Nishi,qe lindi Kostandinin e Madh dhe Xhaferr Deven e pavdekshem..

    • Ardhja e Austro- Hungarezve ne hapesiren shqiptare ne luften e pare boterore dhe vecanerisht ardhja e gjermaneve ne Kosove ne luften e dyte boterore ishte shpetim per kosovaret !
      Xhafer Deva dhe tjere nuk jane nderuar tani qe eshte qeveria Kurti por qe sa vite ! Antiserbet jane te nderuar ne kosove qe me Hasan Prishtinen e gjer tek UCK !

  • Si njohes te historise e aqe me shume te asaj greke; dua ta pyes z. P.Milo per shprehjen e tij:” se refuzon të përfshihet në debatin e krijuar lidhur me Xhafer Devën, të cilin e cilëson si kolaboracionist të nazistëve”
    Pyetja ime: Si shpjegohet qe nje kriminel organizues e pjesemarres ne Batalionet e sigurimit te nazistave gjermane me 1942′ te luftoi ushtrine demokratike greke ne luften e saje ndaj pushtuesave gjerman ne Greqi krimineli N. Zerva ; dhe me 1944 masakroi, vrau mbi 2000 njeres te pafajshem Shqiptare Etnik duke debuar me dhune mbi 30.000 Shqiptare Çame nga trojet mijeravjecare Shqiptare.Kuvendi i Reublikes Shqiptare me 1994 e shpalli ate masaker te N.Zerves si Gjenocid ndaj popullates se pafajshme shqiptare.Dhe te kthehemi tek pyetja ndaj z.P.Milo: Si mundet qe ne nje “vend demokratik te BE” si Greqia; te lejoi ngritjen e krenimin me monumenta te gjeneralit nazisto- grek Zerva ne trojet e atyre qe ka vrare, masakruar e debuar??!!

  • Enveristi fanatik Paskal Milo:

    PO VILEN E ENVERIT PSE E RESTAURUAT DHE E TREGONI NE EMISIONE DEBILESH TV ME NJE FANANATIZEM TE PAPARE VAZHDIMISHT?

    Xhafer Deva nuk ka vrare asnje cifut holokausti sic pretenton gjermani i mashtruar nga fanatike rufjane enveriste si puna jote, nderkohe qe Enveri vrau me pabesi pederasti mbi 4000 mije djem kosovare ne Tivar ne nje kolaboracionizem antishqyptar me Jugosllavine Komuniste, me pabesi tradhetare vrau anglezet ALEATE ne Kanalin e Korfuzit dhe si nje stalinist sadist antihuman mbushi lumenj me gjak njeriu pa folur per krimet e falimentimit te ekonomise me tollona dhe bunkere dhe renimin e shtetit ne fund te jetes kriminale duke vrare te gjithe shoket e vet,

    prandaj:

    KUJT JA TREGONI JU ENVERISTET KETO PERRALLA QE E SHITET VATANIN NE MUKJE TEK BEOGRADI PER DY ASPRA?

    • “Intelektual”, pseudonimi qe ke zgjedhur nuk perputhet me nivelin tend mendor; ti e injoron kuptimin e kesaj fjale.
      E keqja jote eshte se ti nuk di Historine e Shqiperise dhe nuk ke as llogjiken me elementare te analizosh faktet historike. Je nje mbetje e larget (pjelle) e kolaboracionisteve qe kryen krime (nen urdherat e nazi-fashisteve) ndaj kombit shqipetar, ne luften e dyte boterore.
      Ti shkruan te njejtat budallalliqe pa kuptim pamvaresisht se per cfare ben fjale artikulli.

      1. Xhafer Deva ishte bashkepunetor dhe zagar qe paguhej dhe urdherohej nga nazistet gjermane, bishat me shtazarake njerezore qe kane vrare me miliona njerez te pafajshem ne bote.
      Vetem ne nje dite nazistet dogjen e vrane 105 femije e gra ne fshatin Borove te Ersekes ne Korrik te vitit 1943.

      2. Krimineli XH. Deva ideoi (si minister i brendeshem) dhe urdheroi egzekutimin pa gjyq te 84 te rinjve antifashiste ne Tirane brenda nje nate, me 4 Shkurt 1944.

      3. Enveristet (komunistet e luftes) nuk e shiten vatanin ne Mukje por perkundrazi e cliruan vatanin nga fashistet dhe tradhetaret e sojit te Deves, dhe te sojit tend, me 29 Nendor 1944. Ate vatan ne shqipetaret e gezojme edhe sot.

      Po ta kishin lene antifashistet (komunistet) vatanin ne doren e tradhetareve te sojit tend atehere Shqiperia do quhej bashkepunetore e fashisteve dhe do ishte ndare midis fuqive shoveniste, ashtu sic u nda Gjermania ne 1945-en

      • M.SH. komunisto-bolshevike nga Beogradi:

        AJO QE PO VUAN SOT VATANI ESHTE PIKERISHT MURTAJA BOLSHVIKE QE SOLLI ENVER HOXHA NGA BEOGRADI ME URDHER NGA MOSKA

        prandaj:

        Llogjet e propagandes me partizane imagjinare te poliagjentit Mehmet Shehu dhe gjermane UFO te Hitlerit qe kishin vendosur te luftonin me Kumandarin, Kunat i Bahri Omarit i strehuar me Nexhmije Fashisten gjate luftes ne vilen lluksoze ngjitur me vilen e Qazo Mulletit, pra keto llogje tregoja kalamajve para gjumit te nates bashke me filmat e realizmit socialist me Rajmonda Bulkun dhe Arben Imamin qe RTSH i xhiron nate e dite papushim,

        SI NJE REZIL I SHQYPNISE SE DROGUAR DHE PA BREKE QE PO KERKON TE ANTARSOHET NE BE

  • Mirë po bëjnë që po e restaurojnë! Ç’të keqe ka këtu? Mos e mbani mendjen tek e shkuara por shikoni nga e ardhmja!

  • Ne qoftese, bashkepuntoret e nazizmit duhen gjykuar, per faktin se mbeshteten nje ideologji kriminale, ne prizmin patriotik ata ishin shtylla vertebrore e kombit.E majta shqiptare, jo vetem qe mbeshteti nje ideologji shume me kriminale se nazizmi, por ne prizmin patriotik ishte tradheti kombetare.Te udhehequr nga sllavet, me projektin e nje Jugo-sllavie, me simbole sllave ne kapelet dhe flamur,(desha tu pyes z Milo a mund te kete kristianizem kur mbi kryqin te viret gjysemhena dhe e kunderta a mund te kete myslymanizem ku mbi gjysemhenen te vendoset kryqi),a mund te kete shqiptarizem kur mbi shqiponjen u vendos ylli sllav.E majta shqiptare eshte thjesht organizate e pakicave kombetare,e majte orthokomuniste, nuk ka asgje te perbashket me te majten Europiane .Ne fund desha te pyes,ne 30 vjet tranzicion ,a ka ndonje te se djathtes tradicionale te kete deklaruar kombesi jo shqiptare, per sa i perket te majtes tradicionale kam pyetien e kundert ,a ka ndonje me kombesi shqiptare,(e theksoj e majta tradicionale)

  • Nese Xhaferri nuk i beka nder qeverise Kurti. Po ti Paskal qe ishe perkthyesi i bandave te 97 qe digjinin Shqiperine per televizionet greke. Dhe ngrije lart 3 gishtat neper televizione . Kujt i beje nder??

  • Për të shuar një popull nga faqja e dheut mjafton të shuash kujtesen e tij historike dhe dritëhijet e saj.
    Në shkrimin e tij Auron Tare e ka theksuar këtë fakt por shumë komentues nuk duan ta pranojnë. Komentuesi “Edogani” në komentet e tij vën në dukje shpesh herë se populli ynë nën presionin e pushtuesve ka harruar rrënjët e tij epiriote. Shtëpia e Xhaver Deves duhet të restaurohet, me fonde private ose publike, sikurse edhe shumë shtëpi të tjera që lidhen me kujtesën historike të mirë apo tragjike të popullit tonë. Të mirat na japin krenarinë dhe i kemi si modele për edukimin e brezave të rinj, të këqijat janë përvojë që nuk duhet të përsëritet. Një shembull nga Italia, shtëpia ku ka lindur dhe jetuar Duçja me gruan dhe pesë fëmijët e tij. nuk u shpronësua asnjëhere por mbeti pronë e familjes Mussolini dhe në vitin 2000 iu shit një privati që e restauroi dhe e ktheu në Museun Mussolini.
    Në pranverën e vitit 1993 së bashku me tetë kolegë të mij Italianë nga Universitetet Italiane, specialistë në ekonominë e turizmit dhe me bindje të ndryshme politike, bëmë një udhëtim dyjavor njohës në Shqipëri. Shkuam edhe në Gjirokastër për të parë shtëpinë e Enver Hoxhës. Gjetëm derën e madhe të oborrit të mbyllur dhe pothuajse të rrënuar. Ata mbeten të zhgënjyer dhe theksuan se “Kjo shtëpi duhet restauruar pasi është pasuri kombëtare si edhe objekt shumë i rëndësishëm i kujtesës historike të popullit shqiptar “.
    Popujt e civilizuar falin por nuk harrojnë.

    • Më bëri përshtypje komenti i mësipërm. Në teori, ashtu duhet të jetë, por praktikisht asnjë vënd nuk e zbaton, as në Italinë tënde. Në Shqipëri dhe Kosovë, shikohet një revanshizëm ekstrem. Po ngrihen kriminelët dhe po ulen patriotët. Ka 31 vjet që po gërryhet historia e vërtetë dhe ndryshohet historia, në mënyrë që brezat e rrinj t’a dinë historinë të deformuar. Këtij qëllimi i shërben edhe shtatoria e Geraldinës në Tiranë dhe Xhafer Devës në Kosovë. Tek rasti i Devës kemi shpenzime që në vënd që të shkojnë për arkeologjinë, shkojnë për një godinë të rrënuar por me ideollogji naziste. Ky veprim, nuk është lajthitje, por një program i detajuar për të ndryshuar historinë dhe kjo nuk u shërben shqiptarëve, por atyre që i luftojnë shqiptarët. Në librat e historisë duhet të theksohet që Xhafer Deva ishte nazist, që me urdhër të tij u vranë në një ditë, 84 banorë të Tiranës që ishin të pafajshëm. Qëllimi i këtij terrori ishte që të friksonte popullsinë e Tiranës. Po kështu, në librat e historisë duhet të përmënden ata që dhanë jetën kundra fashizmit dhe nazizmit dhe të mos u hiqen monumentet si në rastin e Herojve të Vigut që e hodhën në plehra. Veprimet shtetërore me djallëzi, bëjnë sikur nuk shohin për rastet e patriotëve dhe nxisin rastet e kriminelëve. Kjo bëhet me forma të ndryshme, duke dhënë dekorata, duke ngritur shtatore dhe buste, duke ndryshuar historinë, etj. Père ata ka rëndësi vetëm fakti që të sundojnë dhe pasurohen, ku më tipiku është Berisha, apo Basha, Meta, por edhe Rama nuk mbetet prapa. Shkurt, historia duhet të shkruhet ashtu si ka ndodhur dhe ndryshimi i saj ka pasoja të pari pariparueshme.

      • Ne komentin tim kam theksuar pikerisht qe “Historia eshte ajo qe ka ndodhur” me te mirat dhe tragjedite e saj. . Xhafer Deva po te mos kishte kete shtepi do te harrohej per krimet qe ka kryer. Shtepia po restauroheet por nuk po shpallet hero.

  • Sa behem une grek,aq behet Spiro Milo i republikes greke te Chimeres,shqiptar.,
    Komunista behen,,enverista behen ,por shqiptare nuk behen kurreeee.
    S`ka turp,,meson edhe kosovaret cfare duhet te bejne!
    Sikur nuk e dijne kosovaret se Venizellos,Zerva,Mihajllovici,Arkani ,jane ulur ne dyqanin Flora ne mes te Tiranes,,qeverite ndrrohen,,ata jane po aty.,qe ne 41.
    Me te rrezikshem jane serbet e Tiranes,se te Beogradit. Grekomanet me te poshter ne Athine,jane himarjotet,,Keta shoku Sofo,shoku nesti,shoku Niko,qe kane drejtuar politiken e jashtme te Shqiprise dhe vazhdojne ta drejtojne.

    • As grek e as shqiptar nuk te bejme dot , ti je nje dobic turku, per kete s’ka asnje lloj dyshimi. Mos u mundo te denigrosh emrin e P.Milos e po ashtu te Himares! Eshte nje historian dhe thjeshte ka dhene mendimin e tij. Per Himaren ti kuptoj ato ndjenjat histerike’ qe ke si pasardhes i bejlereve, njekohesisht i otomanise se dikurshme! Po c’nuk i keni bere asaj krahine ne shekuj more halldup, nuk e nenshtruat dot por e izoluat nga pjesa tjeter e vendit e normalisht qe nje pjese e saj krijoi lidhje pertej detit. Perse ndodhi kjo more paterice turke? A ka gje me te poshter te te beje moral i pa morali? Pra, nje qenie e deformuar si puna jote! Nuk identifikohen te gjithe Himarjotet me S.Milon, shumica jane krenare me gjakun e Arberit! Te afermit e mi qe dolen Partizane, e bene kete ashtu sic kishin bere dikur kunder turqeve, nuk ishin kokeulur, e bene per ate vend qe i perkisnin, per Shqiperine dhane edhe jeten! Se c’beri Enver psikopati me vone, eshte tjeter gje, nga egua per pushtet hoqi qafe edhe shume komuniste Idealiste te nderuar apo edhe nga krahu tjeter, me dhe pa te drejte! Kjo ngjau kudo por qe nuk u jep te drejten te neperkembeni LANC-in e lavdishem! Sa per kete Xhaferr kuisligun, ate shtepine kthejeni ne mazoleum, t’i mbushni mendjen Europes qe keni qene ne krahun e nazisteve, ate me te cilen duan t’u identifikojne edhe serbet, se me hoxhe krasniqet ja kane arritur me trushpelaret! Nuk valevitet me flamuri i Gjergj Kastriotit, eshte qafir per shumicen atje, hero kane sulltan mehmet fatihun! UCK-ne qe beri luften, i torturoi shik-u i Saliut, ndersa Albini ndihmoi te perfundonim ne Hage, po ketu kush u’a kishte fajin more spiune te pa cipe? Enveri,Paskali, apo kush tjeter?

      • Remo djali:

        Mbreselenes eshte mallengjimi emocional per te paret e tu qe luftuan me turqit e Sulltanit krah Skenderbeut dhe me pas trashegimtaret e tu qe luftuan gjermonet e Hitlerit krah Enverit,

        por:

        Tema e debatit eshte fare tjeter dhe pyetja qe po diskutohet eshte:

        A KA TE DREJTE PASKAL MILO TE KRITIKOJE KRYEMINISTRIN KOSOVAR PER RIPARIMIN E SHTEPISE SE XHAFERR DEVES NE MITROVICE?

        kur:

        I meshoi papushim riparimit te Piramides se Enver Lugatit si nje permendore satanike qe u kall daten edhe femijeve ne barkun e nenes dhe qe Kryeministri shqyptar po kerkon ta rilinde nga Ferri me nje mallengjim te papare?

        dhe kur:

        Paskal Milo cdo sabah e pi kafen te Rogneri me Pellumb Xhufin qe eshte dhender kollovar te djali i Bahri Omarit, Luan Omari dhe nuk kujtohet fare per kolegun e tij enverist fanatik qe eshte dhender ne familje kolaboracionisti qe nuk e preku Lufta e Kllasave si nje cudi tipike shqiptare qe nuk e gjen ne asnje vend tjeter ish komunist me pot partizane dhe gjermane

  • Po mire o Paskal Milo, profesori i Historise ne Universitet,

    PO SI NUK E HAPE GOJEN NJEHERE O MAVRI PER BAHRI OMARIN E ENVERIT?

    sepse:

    Xhaferr Deva i quajtur nga historia enveriste si Lugati i qeverise kuislinge te Mitrovices ishte thjeshte nje polic rendi me detyra te ndiqte cubat dhe hajdutet, kurse Bahri Omari ishte minister i jashtem i po kesaj qeverie kuislinge dhe qe kishte lene pershtypje te jashtezakonshme te Ribentropi i Hitlerit me inteligjencen e tij dhe njohjen e gjuhes gjermane ne nje vend te humbur ballkanik plot me kuaj dhe gomere sic e pershkruan edhe oficeri SS Kurt Waldheim ne ditarin e tij,

    prandaj:

    KUR DO TE FILLONI TA SHKRUANI HISTORINE E VERTETE TE SHQYPNISE O PROFESORET FANATIKE TE ENVERIT?

  • Meqë e keni nisur me restaurime, ju lutemi të restaurohet edhe shtëpia e djegur nga serbët në 1999 e Heroit të Popullit Emin Duraku që e deshi dhe e respektoi Kosova martire dhe Shqipëria.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *