FOTO: Luksi i një ish-kryeprokurori

anazapta

Kjo në foto është ish-shtëpia luksoze e ish-prokurorit të përgjithshëm ukrainas, Viktor Pshonka.

Një shembull i jetës ekstravagante që bënin zyrtarët më të lartë të këtij vendi deri para shpërthimit të revolucionit popullor atje në shkurtin e 2014.

Ngjashëm me të korruptuarit e politikës dhe drejtësisë shqiptare edhe ata ukrainas kishon zgjedhur periferitë e afërta të kryeqytetit për vilat e tyre.

Kjo në foto është një prej vilave të ish-kryeprokurorit dhe ambienteve të saj të brendshme në fshatin Gorenichy, në periferi të kryeqytetit Kiev.

Fotot e realizuara nga fotografët e agjencisë së lajmeve REUTERS tregojnë luksin e shfrenuar të shtëpisë së Pshonka-s, i cili u largua nga vendi ato ditë.

Rreth 20 milje larg kësaj vile ai ka në pronësi një kompleks gjuetie, i cili frekuentohej nga presidenti po ashtu i arratisur, Viktor Yanukovych.

Ish-prokurori i përgjithshëm, Viktor Pshonka, e ka mbajtur këtë post nga 4 nëntori i vitit 2010 deri në 22 shkurt 2014, kur u shkarkua nga parlamenti.

Një ditë më pas, ndaj tij u lëshua një mandat arresti.

Ekstravaganca dhe luksi i shtëpive të zyrtarëve të lartë ukrainas ishte provë e korrupsionit në shkallë të gjerë të elitës drejtuese të vendit dhe shkaku kryesor i zemërimit popullor që çoi në protestat masive në Kiev dhe qytetet e tjera.

k.a. / dita

23

22

20 21

 

19

18

17

16

15

14

13

12

11

10

9

8

 

7

6

2

 

3

 

4

 

5

 

 

Share This Article
16 Comments
    • Nga Stalini ka mësuar edhe ky, sepse vetëm në diktatura një punonjës shteti mund të ketë shtëpi të tillë, të cilën rroga nuk e justifikon…

      • epo cne ne diktature ukraina bre apo vk sa per te thene ….keta jane morrat e putinit shoku,te cilet donin te ribenin rusine e madhe

      • Vere emri tregon injorancen tende,o pellazzzzzzz.Shikoji politikanet e sotem ne te gjithe boten Jane super milioner per te MOS thene miliarder.Shiko ne vendin tone,cfare kishte nomenclatura e shkuar dhe kjo e tanishmja ,majtas e djathtas,te paret vetem sebenin qejf per vete te tyre se per te tjeret as u binte nderment.Kurse ketà tani i Kane te gjithe ne asgje.

  • Popullore duhet te jete :

    “Nga fitimet e ndershme merr edhe djalli gjysmat. Nga fitimet e psita merr edhe te zotin “.

  • Sa mire sikur te publikoheshin fotot e vilave e pasurite e te gjithe bosave ne bote dhe te krahasohej me mjerimin e popujve. Por kjo eshte enderr ne sirtar qe kane frike ta komentojne mediat,

  • Ai qe i botoi keto fotografi me siguri do te vere ne sher grate e politikaneve, shtetareve dhe burave te klaneve te Berishes qe nuk jane kujdesur per familen e tyre sa porkurori i Ukrahines.

  • O tifoza jeni kapur me pushtetaret e Berishes. Hidhini nje here syte nga Rilindja se ne kohen e Berishes nuk kushtonte 1 km autostrade 20 milione euro.

  • Ore, Po populli jetonte me mire ne ate kohe app ne kohen Tani, see edhe keta qe Jane sot ne pushtet, jeten e tyre ashtu e bejne, mos kini merak.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *