Shtëpia e Kongresit të Lushnjës, çatia e dëmtuar nuk kushton më shumë se 15 milionë lekë

anazapta

Një ekip i specializuar po përgatit projektin e detajuar për të ndërhyrë në shtëpinë muze të Kongresit të Lushnjes. Në një intervistë për GSH, Arbër Kadia,drejtor i Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare, thotë se problemi i ngritur prej kohësh nga kryetari i Bashkisë së Lushnjës do të zgjidhet. “Ne kishim një projekt emergjence që para Vitit të Ri. Ishte planifikuar të vihej në jetë në kuadër të festimeve të 100-vjetorit të Pavarësisë, por kjo nuk u bë e mundur për shkak të axhendës së ngjeshur që pati”, thotë ai.

Ajo çka është denoncuar në media muajt e fundit ka qenë domosdoshmëria për të ndërhyrë në këtë shtëpi-muze, çatia e së cilës është dëmtuar rëndë, duke e degraduar objektin më rëndësi historike.

Një javë më parë, në një takim me lushnjarët, kryeministri Berisha tha se po shikon mundësisë e shpalljes së 21 janarit festë kombëtare, për nder të Kongresit të Lushnjës, i cili është mbajtur në këtë datë.

 

Share This Article
1 Comment
  • Po ky Berisha,me pas e ka shtetezuar kete shtepi pa pyetur fare te zotes ec saj,familjen e ndruar Fuga!
    As Enver Hoxha nuk e shtetezoi kete shtepi,por ja qe erdhi ne sundim fashisti Berisha dhe ajo tashme figuron e shtetezuar!
    Po,po eshte e SHTETEZUAR PA PYETUR PRONARET E SAJ!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *