Shtëpia në Surrel, PD: Rama nuk e justifikon as me paratë e gruas

Ornela

Përmes një deklarate për mediat, deputetja e PD, Oriola Pampuri thotë se kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij nuk justifikojnë vilën në Surrel me vlerë 400 milionë lekë.

Sipas Pampurit, në vitin 2011, përpara nisjes së ndërtimit të shtëpisë, Edi Rama dhe bashkëshortja kanë deklaruar të dy bashke se zotërojnë rreth 80 milionë lekë, ndërsa në vitin 2012 ndërton shtëpinë e tij në Surrel.

“Edi Rama i ka gënjyer shqiptarët për pasurinë e tij që ditën e pare, kur u ul në karrigen e kryeministrit të vendit. Kreu i qeverisë së Shqipërisë nuk justifikon të paktën 300 milionë lekë, me të cilat thotë se ka ndërtuar shtëpinë. Kjo është një vepër që të çon në burg. Edi Rama nuk mund t’i gënjejë dot më shqiptarët se shtëpinë në Surrel e ka bërë me kursimet e gruas. Faktet janë e zeza mbi të bardhë në deklaratën e tij të pasurisë. Çifti kryeministror nuk ka deklaruar aq të ardhura, sa të justifikojnë ndërtimin e një shtëpie superluksoze me vlerë 400 milionë lekë.

Partia Demokratike po publikon sot dokumentet zyrtare që provojnë se të ardhurat e deklaruara të Edi Ramës dhe të ardhurat e gruas së tij nuk kalojnë vlerën e 100 milionë lekëve dhe nuk justifikojnë dot vlerën 400 milion lekë të shtëpisë në Surrel. Në vitin 2011, përpara nisjes së ndërtimit të shtëpisë, Edi dhe Linda Rama kanë deklaruar se, të dy bashke, zotërojnë rreth 80 milionë lekë.

Në vitin 2012, Edi Rama ndërton shtëpinë e tij në Surrel dhe, kur mori detyrën e kryeministrit një vit më vonë, deklaron se ka shpenzuar plot 400 milion lekë për ndërtimin e saj, pra plot 5 herë më shumë sesa kursimet që kishte gjendje çifti Rama. Sipas deklaratës së pasurisë që vetë kanë dorëzuar në 2013-ën, rezulton se, pasi kanë deklaruar shtëpinë 400 milionë lekë, pra, pasi kanë shpenzuar kursimet e jetës, 80 milionë lekë, Edi dhe Linda Rama jo vetëm nuk kanë deklaruar borxh, por pasuria e tyre është shtuar, duke deklaruar se kanë gjendje plot 92 milion lekë. Dokumentet zyrtare faktojnë se të ardhurat e Edi Ramës më 2013-ën nuk e justifikojnë dot vlerën 400 milionë lekë të shtëpisë superluksoze në Surrel. Ne do t’i vëmë në dispozicion çdo gazetari deklaratat e pasurisë së Edi dhe Linda Ramës. Nëse nuk çensurohen, gazetarët dhe redaksitë e lajmeve mund të verifikojnë vërtetësinë e pohimeve të Partisë Demokratike se Edi Rama ka gënjyer me deklaratën e pasurisë.

Për Kryeministrin e Shqipërisë ka sot vetëm një pyetje: Ku i gjeti Edi Rama 400 milionë lekë për ndërtimin e shtëpisë superluksoze më Surrel, kur, bashkë me gruan, kishte deklaruar vetëm 80 milionë lekë kursime? Ka ardhur koha që Edi Rama i oxhakut 18 mijë euro të përgjigjet dhe të mos fshihet më pas fustanit të gruas”, thotë Pampuri.

o.j/dita

Share This Article
17 Comments
  • E dashur Ola te te jap nje keshille vellazerore me qe kemi punuar ne ISHP….Mire eshte te fillosh analizen nga Bregdeti (e njef mire ate zone) dhe pastaj mbaro ne Dajt -Surrel…Une di qe nuk eshte puna jote por per te lexuar te paska ardhur radha…

    • Ne cilen figure jane “leke te rinj” dhe ne cilen figure “leke te vjeter”?
      Se LULI eshte i forte ne aritmetike..
      6×7=49

      Po c’tu desh more EDI qe u bere me BALLIN KOMBETARE!!!! Po ata te lene ne balte!

    • Alidemsi FLM per komentin. Une nuk e kuptoj nqs vertet Jane shkollare keto te PD Pse behen Si limona te shtrydhur e te mykur. Nuk doja te Beja koment se gazeta I bllokon, POR Pse nuk thone njehere se ku I gjeti vilat e pasurite sali berisha, lul basha, Likja e Mona etj etj etj . Se te pakten edi Rama e Linda Jane né tirane me vite, me bisneze . Keshtu fillona nga grupi na bashkoi udebashit e zbrisni poshte.

    • Alidemsi FLM per komentin. Une nuk e kuptoj nqs vertet Jane shkollare keto te PD Pse behen Si limona te shtrydhur e te mykur. Nuk doja te Beja koment se gazeta I bllokon, POR Pse nuk thone njehere se ku I gjeti vilat e pasurite sali berisha, lul basha, Likja e Mona etj etj etj . Se te pakten edi Rama e Linda Jane né tirane me vite, me bisneze . Keshtu fillona nga grupi na bashkoi udebashit e zbrisni poshte.shpresoj te lejoni komentin

    • Alidemsi FLM per komentin. Une nuk e kuptoj nqs vertet Jane shkollare keto te PD Pse behen Si limona te shtrydhur e te mykur. Nuk doja te Beja koment se gazeta I bllokon, POR Pse nuk thone njehere se ku I gjeti vilat e pasurite sali berisha, lul basha, Likja e Mona etj etj etj . Se te pakten edi Rama e Linda Jane né tirane me vite, me bisneze . Keshtu fillona nga grupi na bashkoi udebashit e zbrisni poshte.shpresoj te lejoni komentin, flm

      • Mos ma luni Edin se e kam xhan!!!!!! Te gjithe kane vjedhur !!!!Oh sa turp , hajduteria denohet e nuk mbrohet!!!

  • nuk e di sa ka kaushtuar shtëpia,400 mln apo 1 lek,por shoh se këtu diçka nuk shkon!!
    nëse e nga 11ta në 13ën kemi rritje pasurije dhe ndërmjet ndërtim shtëpie!?
    atëherë do të thotë se diçka është harruar për tu deklaruar!!
    është harruar kredija,është harruar të deklarohet një shumë që nuk ka qënë e depozituar në bankë,por nën krevat?!
    këtë duhet ta thotë edi rama!!
    pra nuk mund të ndërtosh një shtëpi të rregullt duke shtuar pasurinë!!
    ose i vjen që rama dh e e shoqja kanë një fitim të tillë kolosal që shpenzimet për ndërtimin e shtëpisë janë si një kafe pas buke!!
    në shkrim janë përsëritur të njëjtat shuma disa herë!!
    është dhënë shuma e parave të depozituara!
    gjëja që mungon është vlera e parave të fituara gjat periudhës ’11-’13,pra periudhë që është ndërtuar shtëpia!!
    është e vërtetë që rama në këtë periudhë,maj ’11-qershor ’13 nuk kishte asgjë tjetër veçse rrogën e kryetarit të partisë,shitjen e pikturave dhe të kurvanit të tij të famshëm!!
    lindita nuk e di se sa e ka pasur rrogën!
    pavarsisht se kush e thotë kësaj çështje i duhet shkuar deri në fund!!
    kryeministri ynë,bile dhe gruaja kryeministrore duhet të japin një përgjigje!
    dhe jo si kodra pas bregut!jo “këtë e thotë saliu”!!

  • Po na hidhni hi syve me keto pyetje. Edhe PD edhe PS por edhe LSI e te tjere i kane lukset nga perfitimi i tenderave dhe i fondeve publike. Dhe te kerkosh llogari per shtepine … eshte reduktuese. Eshte njelloj sikur ti kerkosh llogari vjedhesit te bankes pse perplasi deren.

  • Ne cilen figure jane “leke te rinj” dhe ne cilen figure “leke te vjeter”?
    Se LULI eshte i forte ne aritmetike..
    6×7=49

    Po c’tu desh more EDI qe u bere me BALLIN KOMBETARE!!!! Po ata te lene ne balte!

  • Vetting vetting vetting
    kush mutin asht i paster
    te gjithe jane te ndyre.
    Te ndyre e te perlyre
    per asnji nga keto halabake
    drejtesia te mos kete meshire.

  • Gazeta Dita “harron” qe Sali-Meta dhe horret e tyre jo vetem vjedhin por edhe te rrahin,vrasin sikur jane me pushime! Qendri apo ndryshimi i gazetes ne lidhje me Ramen duhet te spiegohet nga Dita! Cfare kerkoi Gazeta Rames dhe nuk ju plotesua? Ky eshte mentalitet osmanlli shqiptar!

    • o syçkë përse hesht K/idioti??
      fare mirë mund tua mbyllë gojën duke nxjerrë letrat!!
      pastaj dimë ne si flasim!!
      e pyetën për lëvizjet e të shoqes me aeroplan dhe përgjigjia ishte si e jëma e zeqos në majë të thanës,në vënd që të publikonte biletat e fluturimit dhe pagesën me parat e saj,ose të tij!!
      e pyetën për udhëtimin për të parë juventusin dhe tha se kishte shkuar me autostop me igli taren,por kishte harruar të thoshte se si ishte këthyer!!
      këto syçkë këto,kërkoi njeriut tënd!atij që e ke më afër dhe mos ja kërko atyre të largëtve!!

  • Kjo vila e Surrelit eshte maja e aizbergut .Skeni pare as edhe nje gje akoma ,o popull qe ju kane poshteruar dhe hedhur ne koshe te plehrave ,tamam si nje qen i ngordhur pa zot.
    Keni per te pare ,mbas SPAKUT ,,te gjitha Vilat dhe hotelet me pishinat ,ne ajken e bregdetit ,,ku jane bere me emrat e te treteve si ZAMIR MANE e me soj e sorollop ne toke e troje te vjedhura ,si ne mall te babes .Keni per te pare ,me ze e figure ,gjithe budallalliqet e ketyre politikane mbare e jo vetem Rama ,por te gjithe ,cfare niveli medioker kane qene ,dhe kush nivel hajdutesh qe sdine edhe te vjedhin ???, na ka drejtuar neve . shtetin e ketyre tre dekatave te fundit .

  • Ky ndërtim është i veçantë i habitëshëm në shqipëri dhe në botë -MERITON ÇMIMIN GINES ,për piktorin e talentuar E.Rama si ideator e ralizues ,jo ndëshkim ,por shpërblim ,ky model është një zhvillim i kulturës lartë shqiptare në botë.

    “Sarajet” të E.Ramës në Surrel i cilëson vazhdimisht Sali Berisha njeriu intatqor e hakmarrës kundër çdo kundërshtari politik që e rrezikon fytyrën e xhelatit e vrasësit ,ai e ironizon e zmadhon ,ose injoron kundërshtarin .

    Saliu njeriu xheloz skizofren që nuk ka asnjë ide zhvillimi veç sharje ,lufte e shkatrrimi për ta rënduar situatën ,Ky ndërtim që i përshtatur si për banesë në të vërtet nuk mund të quhen kurrë SARAJE !

    Sarajet jan vila banimi, godina os pallat për shtëpi me rrethime muri ose hekuri ose me avlli druri deorative kur në të vërtet ato jan veçëse një grup Çisterna betoni mëdha karburanti , të maskuar në mes ullijve .

    Po të ishin këto çisterna në Siri të Asadi, do ti bombardonte aviacioni Amerikan si rezerva karburanti.

    • o beterr
      ça je tu shkrujt??
      pra mjafton të jetë i “bukur” dhe në PS vjedhja,në PS se ku i ka gjetur paratë??
      atëherë sikur unë të bëj një grabitje,vjedhje,vrasje të bukur dhe o burra më dekoroni??
      ti qënke më i lënë se net mavria!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *