Nga Bedri Islami
Botuar në DITA
Në debatin e hapur tashmë lidhur me figurën e Xhafer Devës, më shumë se gjithçka tjetër, ajo që më tërhoqi veçanërisht vëmendjen është se përkrahësit më të furishëm të tij, shpesh herë të ekzaltuar ndaj tij, janë të njëjtët që dolën haptas, deri në tërbim kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe, kur nuk mundën ta zhbënin atë, u përpoqën të krijojnë një histori tjetër.
Si shenjë e rehabilitimit politik, jo vetëm të tyre si figura anësore, por edhe të një elite, e cila, në momentet kur gjithçka në Kosovë ishte në dilemën e mbijetesës, haptas ose fshehtas, bashkëpunuan me regjimin dhe ishin zëdhënësit e pashpallur të tij.
Xhafer Deva, ndryshe nga Bedri Pejani, drejtuesi i Lidhjes së Dytë të Prizrenit, nënshkrues i aktit të Pavarësisë së Shqipërisë, aktivitetin e tij nuk e shtriu në Kosovë, ose fare pak atje, më së shumti ai e zhvilloi në shtetin shqiptar londinez dhe, sado që të bëhen përpjekje për të ringritur figurën e tij, ai është e mbetet një njeri i lidhur me nazizmin, i devotshëm ndaj tij, shpërblyer nga ai, dhe, në fund, i arratisur po me kolonat naziste.
A mund të tregojnë këto “historianë” se cilën betejë bëri Xhafer Deva dhe divizioni i tij SS kundër forcave çetnike serbe? Ku luftuan? Cilët vranë? A e çliruan dot ata Mitrovicën dhe nuk kishin rrjedhime të ardhshme? Cilat janë “meritat” e këtij divizioni në luftën kundër komunistëve serbë, të cilët ishin dy here të rrezikshëm, pasi ishin njëjtë si pushtuesit e dikurshëm, dhe, me mendësi vrastare?
Nuk ka asnjë shënim në histori, vetëm se në qendrën e qytetit të Mitrovicës vendosën një vend ku rriheshin me dajak ata që vidhnin, dhe tabela shkruhej në dy gjuhë.
Xhafer Deva nuk bëri asnjë përpjekje për të ngritur një trupë të strukturuar mbrojtje në Kosovë, për të qenë në vazhdim armata e vërtetë e Kosovës, përkundrazi, u sul në Shqipëri dhe solli rrënimin e mendimit se shqiptarët e Kosovës janë besnikë, të devotshëm, atdhetarë, të njerëzishëm, pasi “trimat” e tij e mbushën kupën me vjedhje e mashtrime.
Nëse duhej luftuar diku komunizmi, ai duhej bërë nga Deva e trimat e tij pikërisht në Kosovë, pasi e keqja kishte ardhur nga aty. Ai, pasi grabiti, nuk zbriti as në jugun e Shqipërisë, ku nacional-çlirimtarja ishte e strukturuar, e mire organizuar dhe kishte përballuar operacionin e dimrit. Nëse do të kishte zbritur, do të kishte përsëritur shembullin e Halil Alisë, që, pasi nuk luftoi dot me partizanët shkoi dhe vrau në zyrën e tij Qazim Koculin, që vetëm komunist nuk ishte.
Qeveria Kurti, me 2 shkurt, përmes Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, publikoi se ka nisur fazën e re të “restaurimit të shtëpisë së Xhafer Devës në Mitrovicë”. Ndoshta do të ishte më “sinjifkative” ta bënte shpalljen me 4 shkurt, dhe të mbyllte një histori që nuk do të mund të mbyllet. Është historia e një kolaboracionisti, që nuk zhbëhet as me restaurimin e dhjetë shtëpive të tilla.
As Jusuf Buxhovi, as Nexhmedin Spahiu, ky i fundit mitrovicas, nuk mund të ribëjnë një figure politike ndryshe nga sa ai ishte në jetë. Masakra e 4 shkurtit në Tiranë nuk ishte e vetmja e çetnikëve shqiptarë të Devës, megjithëse më e bujshmja.
Ish komandanti i xhandarmërisë për Tiranën, Xhelal Staravecka e ka dëshmuar në librin e tij shkallën e lartë të mizorive, grabitjeve, dhunimeve dhe plaçkitjeve që bënin në Tiranë e qarqe të tjera bandat e Devës, të cilët nuk luftuan asnjë here ballë për ballë me nacional-çlirimtarët. Nuk ka asnjë betejë të tyre, veç arrestimeve nëpër rrugë, ku pak nga të arrestuarit bënin pjesë në lëvizjen çlirimtare dhe, kaq tepër e mbushën kupën, sa që Xhelal Staravecka urdhëroi largimin, më saktë, dëbimin e tyre nga Tirana.
Mbrojtja e jahudijve në Shqipëri nuk është vepër e një a dy njerëzve në qeverinë Mitrovica, por me të gjithë strukturat që vepronin në Shqipëri; ata gjetën më shumë strehë në zonat ku ndikimi dhe pushteti i nacional çlirimtares ishte më i fuqishëm dhe më dominues, dhe fare pak në zona të tjera.
Nexhmedin Spahiu e lidhi vrasjen e Vasil Santos me hakmarrjen vetjake për vrasjen e kolonel Boletinit, pikërisht në Shkodër. Asnjë lidhje nuk ka mes tyre. Së pari, sipas deklaratës publike të kohës, Qarkori i Shkodrës, drejtuar nga Arif Gjyli-Bardhi-ka kërkuar ndjesën e tij për vrasjen e kolonel Boletinit. Ky është një fakt i ditur.
Prita ka qenë e organizuar për major Ndrec Prengën, komandant i Xhandarmërisë së Qarkut dhe vrasja e kolonel Boletinit ishte aksidentale, megjithëse ishte paralajmëruar që të mos shoqërohej me major Ndrecën.
Pikërisht pas kësaj vrasje doli edhe një këngë, “Vrasja e major Ndrecës, liria e biçikletës”, pasi ai kishte ndaluar lëvizjen me biçikletë në rrugët e qytetit.
Për vrasjen e Vasil Shantos ka dëshmi të veçantë, pikërisht nga sekretari politik i Qarkorit, Arif Gjyli. Këtë dëshmi do e sjellim në numrin e radhës, së bashku me faksimilet përkatëse, por, paraprakisht duhet të sjellim të vërtetën se Vasil Shanto, asaj dite të 1 shkurtit 1944, nuk është vrarë i vetëm, por së bashku me Reshit Rusin, Hero i Popullit dhe dibranin Rifat Manjani.
Vrasja e tyre nuk ka asnjë lidhje me Boletinët, që asaj dite as nuk kanë qenë në ngjarje, veçse nëse kanë patur lidhje me çetnik[ët malazez, çka nuk e besoj kurrsesi.
Më shumë se debate lidhur me figurën e Devës, e rëndësishme është pse mbahet ky qëndrim, in extremis, për të lartësuar figurën e një ministri të brendshëm nën regjimin themelues i një divizioni SS?
Ka disa njerëz, shpesh herë edhe publikë, pra të njohur, të cilët, edhe kur koha e tyre ka shkuar dhe mëkati që u rëndon është më i ashpër se sa supet e tyre, përsëri nuk zënë mend, turfullojnë dhe presin një moment të caktuar për t’u rikthyer edhe një herë në grazhdin e vjetër.
Të tillët, thellësisht mjerueshëm, ende nuk kanë mësuar se, në këtë kohë të vështirë për t’u përballuar dhe kur Kosova është në mijëra halle të tjera, shtimi edhe i një derivati politik nuk është më një gabim i përkohshëm, por një faj i qëllimshëm. Jetojmë një kohë kur thesi i mashtrimit është hapur në Beograd dhe fillon e derdhet edhe në botën mediale të Kosovës, kësaj here përmes gjithfarë llumi.
Kjo është më kujtuar fillimisht kur dëgjova për një intervistë të Jusuf Buxhovit. Jusuf Buxhovi nuk është një njeri i panjohur në Kosovë. Nuk është i panjohur pasi fillesën e emrit e bëri tek Rilindja, ku mbi 90 për qind ishin komunistë, dhe ai ishte njëri prej tyre.
Nuk është i panjohur pasi për katër vite ai ishte i dërguar special i Rilindjes në Gjermaninë Perëndimore, dhe kjo nuk ishte pak, nuk është i panjohur pasi, në cilësinë e njeriut “të reformuar” do të bëhet pjesë e themelimit të LDK-së, dhe jo rastësisht të gjithë ata që ishin nismëtarë të saj do të ishin anëtar të Lidhjes Komuniste të Kosovës, një aneks i Lidhjes Komuniste të Serbisë.
Nuk është i panjohur pasi, haptas, jo vetëm një i burgosur politik si Hysen Gega, por edhe të tjerë, e kanë akuzuar si një bashkëpunëtor të rëndësishëm të shërbimit sekret serb; dhe një trajtesë e tillë kishte dalë që në ditët e para kur emri i tij u lidh me LDK-në, nuk është i panjohur edhe nga librat që ka shkruar.
Një personazh enigmatik
Por duhet thënë se ai është një personazh enigmatik. Edhe pamja e tij e jashtme tregon se brenda vetes fsheh diçka, një lloj skuthie, e cila, sa më shumë që përhapet, aq më tepër qelb dynjanë. Në të vërtetë nuk më ka interesuar kurrë ai as si themelues i LDK-së, sepse kjo është punë e dikujt tjetër dhe, natyrisht, ai stan, duke përjashtuar disa meritorë që gabimisht u gjendën aty dhe shpejt dolën jashtë saj, nuk do të kishte bulmet tjetër. Kush ka pritur një fillesë tjetër, të ndryshme, nga ajo që na serviri shërbimi i fshehtë serb, ka qenë i gabuar.
Buxhovi nuk më ka interesuar as si prozator. Duke qenë në dijeni të prapshtive që ka bërë, shumë nga të cilat mbi kurrizin e miqve të mi, duke njohur shumë nga ndërhyrjet e tij në dëm të shqiptarëve në mërgim dhe forcimit të tyre si rrënjë e kombit jashtë vatanit; duke sjellë ndër mend përçarjet që kishte ngjallur mes tyre si një filo-jugosllavizëm; të gjitha këto, së bashku dhe veç e veç, më kishin hequr çdo dëshirë për të lexuar librat e tij, ashtu si e di dhe jam i bindur se edhe ai nuk ka lexuar asnjë nga librat e mi.
Vëmendja ime e parë ndaj Buxhovit u kthye përciptas në leximin e librit “Vite të humbura” të Mehmet Krajës. Ishin dy pasazhe që më bënë përshtypje dhe të cilat, edhe një herë, vërtetuan se ato që më kishin thënë për të nuk ishin fjalëzime në erë, por përmbanin disa të vërteta të hidhura dhe të dëmshme.
Duke shkruar për themelimin e LDK-së, njëri nga themeluesit e saj, Mehmet Kraja, kujton se “Buxhovi solli programin dhe statutin. Që në fjalinë e parë e hetova se programi nuk ishte shkruar nga Buxhovi dhe as nga ndonjë “ekip” më i gjerë, por nga një person”pa emër”, që i takon klanit të vjetër politik, autonomist”.
Kohë më vonë Buxhovi do e fshihte këtë të vërtetë, pasi, dashje pa dashje, do pranonte se zanafilla e kësaj strukture nuk ishte askund tjetër, veçse në një seli tjetër, amë, që do të pillte bijën e saj, dhe që, përmes saj do të merrte përsipër rolin e saj të përkohshëm të shuarjes së lëvizjes çlirimtare.
Fakti që këtë statut e program, brezi i vjetër partiak e përcillte përmes Buxhovit ka të bëjë me faktin se ai ishte njeriu i besuar i tyre, për më tepër, njeriu i dërguar aty për të bërë “paqësisht” atë që nuk kishin arritur të bënin përmes dhunës dhe tankeve.
Më tej, në librin e tij, Mehmet Kraja, shkruan Buxhovi do të ishte njeriu që do të na nxirrte më shumë andralla me biografinë e tij, pasi ”për të do të pëshpëritet se gjatë kohës së qëndrimit në Gjermani, kishte bashkëpunuar me organet e pushtetit dhe të sigurimit jugosllav”.
Por edhe pas saj, shumë vetë, mes tyre edhe unë, e harruan fenomenin Buxhovi, pasi, si ai kishte pasur edhe shumë të tjerë, të cilët ishin bërë pjesë e sistemit dhe e dhunës së tij. Biseda ime me Hysen Gegën, disa vite më parë, më ngjalli edhe një herë ndjenjën e vemjes politike, të cilat, herë këtu dhe herë aty, ku gjejnë mundësinë e artë, godasin dhe hedhin pezhishkën e tyre.
Rishfaqja e enigmatikut
Tani, edhe një herë, Buxhovi u shfaq krejt i sinqertë, me veten dhe me të tjerët, ashtu si kishte qenë në kohën e bashkëpunimit të tij me organet e pushtetit serb në Kosovë. Ai dëshmoi se asgjë nuk kishte ndërruar në kokën dhe në mendimin e tij, dhe se, vitet e shkuara, përcaktimet politike dhe sakrificat e jashtëzakonshme nga lëvizja klandestine çlirimtare, asgjë nuk i kishin mësuar dhe asgjë nuk kishte ndryshuar nga vetja.
Të jetë ky një borxh i së djeshmes apo një ngulje, edhe një herë, në vitin 1981 e pak më pas, kur në Kosovë dhe jashtë saj, u ndeshën dy botë, ajo udbashe, e përfaqësuar nga njerëzit si Buxhovi, dhe ajo çlirimtare, e përfaqësuar nga Jusuf Gërvalla e Kadri Zeka.
Nëse në këtë vend do të kishte dy njerëz krejt të kundërt me njëri tjetrin, dhe përballë njëri tjetrit, këto do të ishin Jusuf Gërvalla dhe Jusuf Buxhovi. I pari në anën e çlirimtarëve, i dyti në anën e pushtuesve. Që të dy gazetarë, por ndërsa i pari do të vendoste që pena e tij të ishte në dobi të çlirimit të vendit, tjetri e kishte nënshkruar marrëveshjen me djallin që pena e tij të ishte në favorin e klasës sunduese në Kosovë.
Gërvalla do të bëhej zëri çlirimtar përmes fjalës, këngës dhe mendimit të tij politik. Buxhovi do të bëhej, dhe mjerisht paska mbetur, njëri nga përfaqësuesit e dhunës dhe poshtërimit të Kosovës, e nënshtrimit të pa skaj të saj dhe, njëkohësisht e mjerimit të saj politik.
Gërvalla do të ishte frymëzuesi dhe njeriu në ballë të demonstratave për Republikën e Kosovës, Buxhovi do të bridhte nëpër klubet shqiptare me flamurin e serbizimit të tyre. Gërvalla do të bëhej pjesë e themelimit të një lëvizje të re politike, gjithëpërfshirëse, që në programin e saj do të ketë edhe luftën e armatosur, Buxhovi do të bëhej njeriu që merrte në pyetje të burgosurit politik dhe tentonte të shkelte mbi gjakun dhe idenë e tyre.
Gërvalla, në fund, pikërisht nga njerëzit të cilëve u shërbente Buxhovi, do të vritej në një natë të ftohtë janari; po asaj kohe kur Buxhovi do të “lavdërohej” se ishte njëri nga të “tyret” e politikës së Beogradit.
Mes këtyre dy njerëzve, njëra figurë kombëtare dhe tjetra hije e pazakontë, qëndron një hendek i jashtëzakonshëm, jo vetëm njerëzor, por edhe i vizioneve, përcaktimeve dhe filozofisë që bartin. Ndaj është e pështirë të dëgjosh të flasësh për Gërvallën dhe Kadri Zekën në njeri që i ka ndjekur, që ka qenë ashpërsisht kundër tyre dhe, që askush nuk e di, se ku ishte kur ndodhi ngjarja e kobshme…
Vijon nesër

Levizja eshte e qarte per te rehabilituar tradhetaret e historise, une jam i ri dhe e di shume mire prej gjysherve masakren e 4 Shkurtit ne Tirane, sa madje dhe emrin rruges ja ndryshun me tendence ne emer te Ibrahim Rugoves.
Edhe kjo tallje dhe perbuzje e viktimave qe ka shkaktuar ai tradhetar e kriminel me restaurimin e shtepise se tij ne kete periudhe te fresket te 4 shkurtit, ju thjesht po talleni dhe vendosni gishtin ne plage.
Kosova dhe shqiperia ka shume burra e gra trima qe nuk ja kane caktuar ende vendin, madje po ja marrin dhe ate qe i kane lene me pare.
Nuk kemi nevoje per te kujtuar tradhtaret e kriminelet, por trimat e kohes sepse kjo perbuzje kundrejt tyre e shte e qellimshke nga kasta e tradhtareve qe kemi aktualisht ne pushtet!!!
Nxirr listen e “84” te vrareve te 4 shkurtit 1944!!!!!!!
Policia e shtetit shqiptar arrestoi te dyshuarit qe i sherbenin sllavo-komunisteve serbe e ruse me 4 shkurt 1944!!!!!!!
Ankohu ne Moske dhe Beograd per emrin dhe shtepine e Xhaferr Deves.
Lene motren e Tao-Taos, e mos u merr me te , sepse ai di shume gjera, bile i di shume mire prej gjysherve e gjysheve! Ç’t’i besh! Deri aty shkon hapi i tij. Se mios ka lexuar ndonjehere ndonje liber a diçka te tille, qe te mesonte me mire historine, te pakten ate te Shqiperise.
Mire i thua qe ai te te tregoje listen e 84 fatkeqeve
qe sipas gjepurave te historiografise enveriste, i quajne dhe “deshmore” kur ata s’ishin veç viktima per te paguar kusuret e terrorit të komunisteve brenda ne Tirane, ndaj nacionalisteve dhe kundershtareve te tyre politike në kohe lufte. Tashme kjo dosje eshte sqaruar dhe stersqaruar, me dokumenta arkiviale dhe dihet se numri i atyre viktimave te pafajshme nuk e kalonte numrin 20-23, bile disa nga emrat e tyre, jane jo të konfirmuar. Në ka nje liste te vrtete dhe te miredokumentuar, eshte ajo e viktimave te terrorit komunist të tetorit 1944, emrat e te cileve jane gdhendur në mermer para Selise se të Perndjekurve politike afer Parlamentit. Dhe ata askush nuk i ka quajtur deshmore, sepse “deshmor” eshte diçka tjeter. Në të dy rastet ata jane viktima të luftes së shqiptareve me shqiptaret, në perballjne e tyre per pushtetin e pas luftes. Ndaj edhe njehere @Tata, të lutem mos u merr me budallenjte qe u perkasin tyre te thenies biblike : “Fali Zot se nuk dine ç’bejne!”; në kete rastqë nuk dine se ç’shkruajne e thone.
@ Tata, lene motren e Tao-Taos, e mos u merr me të , sepse ai di shume gjera, bile i di shume mire prej gjysherve e gjysheve! Ç’t’i besh! E di historine perralle nga te gjyshes.. Deri aty shkon hapi i tij. Se mios ka lexuar ndonjehere ndonje liber a diçka te tille, qe te mesonte me mire historine, te pakten ate te Shqiperise.
Mire i thua qe ai te te tregoje listen e 84 fatkeqeve
qe sipas gjepurave te historiografise enveriste, i quajne dhe “deshmore” kur ata s’ishin veç viktima per te paguar kusuret e terrorit të komunisteve brenda ne Tirane, ndaj nacionalisteve dhe kundershtareve te tyre politike në kohe lufte. Tashme kjo dosje eshte sqaruar dhe stersqaruar, me dokumenta arkiviale dhe dihet se numri i atyre viktimave te pafajshme nuk e kalonte numrin 20-23, bile disa nga emrat e tyre, jane jo të konfirmuar. Në ka nje liste te vrtete dhe te miredokumentuar, eshte ajo e viktimave te terrorit komunist të tetorit 1944, emrat e te cileve jane gdhendur në mermer para Selise se të Perndjekurve politike afer Parlamentit. Dhe ata askush nuk i ka quajtur deshmore, sepse “deshmor” eshte diçka tjeter. Në të dy rastet ata jane viktima të luftes së shqiptareve me shqiptaret, në perballjne e tyre per pushtetin e pas luftes. Ndaj edhe njehere @Tata, të lutem mos u merr me budallenjte qe u perkasin tyre te thenies biblike : “Fali Zot se nuk dine ç’bejne!”; në kete rastqë nuk dine se ç’shkruajne e thone.
Lexo or tutkun cthote CIA per Deven tend. Edhe shkaku i 4 Shkurtit qe i stisur po bgs Deva
http://www.foia.cia.gov/sites/default/files/document_conversions/1705143/DEVA,%20XHAVER_0068.pdf
Një shkrim i turbullt, më i turbullt se mendimet e Mao Ce Dunit. Mbi të gjitha, i pajustifikuar pozicioni prej “historiani” i autorit të saj, që nuk operon me argumente historike.
Po ti more udheheqes i Kines nga tastiera, e din veten me te zgjuar se Mao Ce Duni??
Pika budallait
Idiot tipik interneti
Xhaferr Deva ishte kombetar shqiptar, kundra sllaveve, kunder komunizmit sllav, kunder tradhetareve te kombit shqiptar qe i sherbenin sllaveve, ruseve, serbeve, grekeve. Ai mebtet hero kombtar i kombit shqiptar, domethene jo i sllavo-komunisteve shqipfoles. Ai ishte armik i xhihadisteve sllavo-komuniste shqipfoles qe i sherbenin xhihadizmit sllav. Ushtria italiane dhe gjermane ishin ne te njejten ane te llogores sepse luftonin sllavo-komunistet shqipfoles.
Xhaferr Deva pseudo-nacionalist bile nga analiza e ngjarjeve te 1944-es deshmohet te ishte atehere nje tradhtar i rrezikshem i ceshtjes se Kosoves ne ato vite dhe tradhetar famekeq i ceshtjes nacionale shqiptare ne pergjithesi.
Analiza e mesiperme e publicistit Atdhetar z. Bedri Islami eshte nje analize objektive e mireseardhur, nje analize tejet e artikuluar ku na rizbulohen e demaskohen intrigat e djeshme dhe te sotme te sherbimeve te fshehta te Beogradit permes riaktivizimit te bashkepunetoreve te tij te pabese se Jusuf Buxhovic e Nexhmedin Spahievic !!!!!!
Nexhmedin Spahievic nje pseudohistorian, nje medioker, nje provokator i shitur: nuk kemi sec te presim prej njerezve te tille pa vizion e pa ndergjegjie kombetare atdhetare si ky serbofil i fshehte Nexhmedinovic Spahievici…
Jusuf Buxhovic eshte pjese e kolones se peste serbe qe edhe sot si dje, tenton me kuraje te ngreje koken e vet te gjarperit…. Ta dini o Buxhovicer dhe Spahiovicer qe populli ne Kosove e Shqiperi tashme ju njeh mjaft mire se ke perfaqesoni ju provokatore e te shitur tek interesat e Serbise: jeni tradhetare!
Artikull analize qe godet tradhetine, mezi pres te lexoj pjesen tjeter..
Eshte gjithmone nje kenaqesi te lexosh shkrimet e nje intelektuali si Bedri Islami!
O KLM idiot!
Me cilet luftoi Xh.Deva meqenese e quan hero?
Po me pushtuesit nazi-fashiste pse bashkepunoi?
Po divizionin nazist “Scanderbeg” pse e krijoi?
Po pushtuesit naziste,pse e zgjodhen kete fare “patrioi” per ta emeruar minister i Bredshem i Shqiperise,kur mund te kishin emeruar nje tjeter jo kosovar?
Ne se ky kriminel ANTISHQIPTAR i eger,paska luftuar kunder sllavo komunisteve,a mund te perballesh dot me fakte dhe llogjike normale(jo tradhetari), se po SHBA dhe Britania e Madhe,qe mbeshteten Luften Antifashiste Nacional Clirimtare te popullit shqiptar te udhehequr nga PKSH dhe Enver Hoxha duke derguar prane Shtabit te Pergjithshem te UNCL dhjetra personel politik dhe ushtarak deri ne fund te luftes duke ndihmuar me armatime veshmbathje,florinj,ilace,aparatura nderlidhje etj,MOS VALLE NDIHMONIN SLLAVO KOMUNISTET?
Po faktin me te madh akoma,qe SHBA,Britania e Madhe etj bashkepunuar ne nje Koalicionin boteror bashke me Bashkimin Sovjetik komunist dhe diktatorin komunist STALININ,ne luften e perbashket per zhdukjen e nazi-fashizmit,MOS VALLE EDHE KETE E BENE PER TE MBESHTETUR KOMUNIZMIN NE BRSS?
Nuk e bejne historine as te HUMBURIT bashkepuntore me pushtuesit,por as BUDALLENJTE sic jenni ju!
Ju hidhni balte mbi gjithcka ka bere PKSH ne L2B,sepse nuk keni si te mbuloni tradhetine e te pareve tuaj,qe do mbetet e tille per jete!
Lavdine e komunisteve dhe Enver Hoxhes ne Luften Antifashiste ,qe Cliroi Shqiperine nuk ka BIR KURVE ta njollose,pa le plehra si ty!
E mire e ke ti, ama keta nudallenjte i ke neper poste zyrtare sot. Bejne ligjin.
Gazetari B. Islami e thote mjaft qarte se kush ishte nazisti Xh.Deva dhe kush jane ata qe duan ta reabilitojne ate ne ditet e sotme.
Eshte skandal kur akoma ka njerez qe thone se Deva (dhe kolaboracionistet) nuk lidhen me holokaustin dhe nazi-fashistet por luftuan per Shqiperine (Etnike).
E kunderta:
1. Xh. Deva ishte kriminel dhe bashkepunetor i nazisteve (paguhej dhe u sherbente me zell pushtueseve naziste) qe vrane miliona njerez ne L2B.
2. Padronet e kriminelit Deva, pushtusit gjermane, ne diten e tyre te pare qe shkelen ne Shqiperi (6 Korrik 1943) dogjen dhe vrane 104 femije gra e pleq te pafajshem ne fshatin Borove te Ersekes. Pra nazistet nuk ishin miq te shqipetareve por ishin pushtues dhe kriminele te deklaruar si per te gjithe popujt e Europes.
3. Krimineli Deva (si minister i brendeshem kuisling) organizoi dhe drejtoi terrorrizimin e popullit te Tiranes me 4 Shkurt 1944. Ai dhe bashibozuket e tij vrane brenda nje nate, pa gjyq, 84 te rinj e te reja te pafajshem ne Tirane.
Nuk ka si te thuhet me sakte historia e turpshme e ketij nazi-fashisti arkaik qe e turperon Kosoven dhe popullin shqipetar.
Eshte shume interesant fakti se si serbet dhe enveristet jane ne nje vijë per sa i perket qendrimeve ndaj vepres se Xhafer Deves.
Ti je serb apo enverist qe i di kaq mire keto kategori?
Shkoni more tutkuna jepini mend kafes se lagjes se na u bet historiana te gjithe.
Yyyt e dreqzl, kishte te drejte Umberto Eco, ka ardh koha e budallejve
Po “çlirimtaret” pushtues xhihadiste sllavo-komuniste a kishin te drejte te ishin kollaboracioniste e sherbetore te sllaveve dhe te kryenin krime para dhe pas “çlirimit”?
Po perse te dogji kaq shume ore Biometri?
Une e thash vetem nje te vertete!
Kurre nuk e desha as serbin e as Enver Mugoshen.
E desha vetem Shqiperine dhe te gjitha ata qe luftuan per shqiptari.
Mollos, nuk është puna e të djegurit, z. Islami e ka spjeguar mirë që LDK-ja u krijua nga komunistët kosovarë, që kishin lidhje me komunistët serbë. Çfarë prallis ti, duke thënë që enveristët dhe serbët kanë të njëjtët mendim për nazistin kriminel Xhafer Deva!!! Të gjitha komentet e tua, i ke me helm dhe asnjëherë nuk ke shkruar një të vërtetë. Unë nuk të njoh, por jam i bindur se shërbim më të vlerëshëm ndaj serbëve, nuk mund t’a bëjë asnjë agjent i tyre. Vetëm helm dhe dizinformim shkruan.
Ndoshta per ty nuk eshte e vertete as dekorata e Enverit dhene antishqiptarit me te madh, Aleksandar Rankoviq. Por c’ti besh, dokumentat e thone qe ai u dekorua me vendimin nr. 117, date 05. 09. 1945 me urdherin “Ylli partizan”,kl.I.
Ti Biometri dukesh ashiqare qe e ndjen veten shume rehat ne kete kohe te budallejve. Nuk dallohesh hiç prej shokeve.
Mollos,sa ishin serbet me Enver Hoxhen eprovuam ne qe per nje kenge per Enveri merrshim disa vjete burge nga serbomaqedonet.Ishte pikerisht ajo Radio Tirana TVSH qe mbajten gjalle dhe rriten ndjenjat kombetare te shqiptareve jashte Shqiperise Londineze.Sa per LDK eshte pjelle jo e komunisteve patriot,Fadil Hoxhes ,Mahmut Bakallit….por e Rahman Morines,Ali Shukriut….Gazetari Jusuf Buxhovi (i derguar si korrespondent ne Gjermani) tere kohen e kalonte ne ambasaden jugosllave.
E kam fjalen per periudhen prej formimit te PKSH ( nga ana e serbo-malaziasve) e deri me prishjen ne vitin 1948.
Per te tjerat po te them kosovarce, MOS RREJ !
Ti mollos ,te vertetat qe nuk te pelqejne i quan rrena?
Eshtë fat për kombin tonë që, tek gazeta Dita, ka analistë dhe gazetarë të mençur, të ditur, të guximshëm dhe patriotë si Islami, Malaj, Shehu, Llukaçi, Tarifa e ndonjë tjetër. Ata janë simboli dhe luftëtarët e së vërtetës. Respekt!
Më duket se është në vendin e gabuar, një i vetshpallur diplomat, me emrin Shaban Murati. Ai është pjesë e trekëndshit antishqiptar, Berisha-Meta-Kurti.
O bedri, po kur ne luftojshim per kosoven ju ishit me miladinin!
Edhe ma vone kur femijet tane nuk lane njeri pa i treguar per gjendjen e kosoves ju ende ishit me vellazerit e juaj sere!
UCKja e gjeti te shtruar rrugen néamerike france belgique e germani… jeni mesuar meritat e te tjereve me i marr si te juaja, e me ba folene tuaj ne shtepine e tjeterkujt, po UÇkne ma shume e kemi ndihmuar ne se tij!
O Lili,cenke fycke e tera!
Minaku Jusuf Buxhovi ishte një bythë lëpirës i LKJ kurse Spahiu është spiun i tërthortë i Serbisë këta janë që shqiptarët të kenë raporte të këqija ndër vedi sidomos tu shfrytëzu ndarjet kufitare janë po ashtu për raporte të këqija me Serbinë raporte që Serbija do të jetë përfituesja
Xhaferr Deva ze vendin e vet tek shqiptaret e te dy aneve te Drinit,keto kukuvajka te Nashkes mbrojne mercenarizmin antishqiptar te cetnikeve partizane.
Qe bedriu eshte nje fallco qe shtirret per UCK,kete le ta tregojne trimat e Kosoves,qe u sakrifikuan.
Po une do them nje rrene te madhe te ketij Bedriut qe
shkruan se cifutet u vendosen me shume ne zonat e nacional-clirimtares.
Po 17 cifute qe mbajti Haziz Bicaku ne Qarrishte mor Bedri, paskan hedhur valle ne goje te ujkut????
Se Haziz Bicaku ju turr Shtabit te Pergjithshem,(mu atje ku vrane tet ate)se mos kapte Dushanin dhe Enver-Myladinin,,por kapi ne vend te tyre nje gjeneral englez,qe e kishin braktisur Shtabistet dhe ja dorzoi gjermaneve,,poor CIFUTET NUK I DORZOI.
Ay Regjenti Lef Nosi mbajti nje familje cifute ne shtepi,,Menehemin e vendosi Administrator te fabrikes se Alkoolit..Te gjithe e tradhtuan Lef Nosin,,edhe nipi Frederik Nosi,,VETEM MENEHEMI I QENDROI BESNIK DERI NE VDEKJE.Beri 10 vjet burg per Fisnikun Regjent dhe pastaj shkoi ne Izrael per te shenuar emrin e Lef Nosit ne monumentin e Mirenjohjes ne Tel-Aviv.
Ju komunistet vrate njeri tjetrin pas shpine,me gjyqe,pa gjyqe,me plenume,me Biro,,do doni ju Cifutet,,Kosoven,Mitrovicen,UCK!!!!!!!, Hipokrite,Intrigante!
Kush mundet nga ju trima te internetit te tregoj nje dokument i cili tregon krijimin e shtetit shqiptar me Kosoven, pjesen shqiptare te Maqedonise dhe pjesen shqiptare te Greqise…
Nuk mundet se nuk ka….!
Turqia na mbajti sa deshi dhe kur i ran breket toleroi krijimin e shtetit shqiptar…
Teorikisht ky eshte sebepi i cili na ka armiqesuar me fqinjet…
Dhe keshtu kemi per te mbetur….keshtu jemi ne..e shesim bythen per lek..
Cdo gje eshte e qellimshme, po fillon dhe Kosova te percahet dukshem….
I bini pak hiles se kush perfiton ….??
Vetem shqiptaret jo……
Te verteta te vazhdueshme do te gjejme si gjitmon e perhere ne shkrimet e Bedri Islamit. Dhe ne kete shkrim per nazistin me damke Xhaferr Deva, Bedri Islami i ka vene pikat mbi “i” ashtu sic ka qene nga fillimi deri ne fund ky Deva nazist Hitlerian, vrases dhe organizator i njesive vrastare kunder popullit shqiptar. Fashizmin, Nazizmin dhe bashkepuntoret e tyre i denuan te gjithe popujt perparimtar me ne krye tre fuqit e medha. Por verehet ne kohet tona aty ketu dalja e mbrojtesve te fares se rrezikshme nazifashiste duke mbrojtur mbeshtetesit e tyre dhe ku, ne Europe qe vuajti shkaterrime e vdekje miliona njerez. Prandaj Popuj jeni vigjilene pasi ata qe vepruan keq dje jane te prirur te veprojne keq sot e gjithmon dhe per kete Bedri Islami jep te dhena te njerezeve qe kane vepruar kunder Gervalles dhe popullit Kosovar dhe vazhdojne te cicerojne. Nuk diskutohen analizat e Bedri Islamit, ato jane realiste, argumentuese dhe po ashtu te gazetareve te tjere Viktor Malaj, Fatos Tarifa, Xhevdet Shehu. Eshte me fat media e shkruar e sidomos gazeta Dita qe i ka keta korifej shume te pergatitur te nje gazetarie hulumtuese, historike ,sociale e filosofike. Ata jane te pergatur ne te gjitha fushat e mendimit perparimtar njerezor. Para tyre je i vogel, nuk matesh dot, ata kane pergatitje te gjithanshme. Para tyre, inferioret jane egoist, cmirexhinj, shpifarak, dredharak…….
Demo, Bureto, KLM, Mollosi, Intelektuhali, etj, janë kaka e tharë naziste në b¥thën e popullit shqiptar.
Lexo pak Raportin e CIA s te vitit 1953 per Qendresen e Kosoves ne Luften e 2 bot dhe Rolin e Xhaferr Deves ne Qeverine Mitrovica!
KOSOVEN E MPOSHTI MENDJA SERBE,POR INSTRUMENTI ISHIN PARTIZANET SHQIPTARE.
Ky eshte titulli i Raportit.
Ne kete dokument shkruhet se Kosovaret mbrojten kufijt e tyre ethnike me mobilizimin e Lidhjes se dyte te Prizrenit,nga cetniket serbe,Malazeze,Komunisto-proletare,Bullgare,Maqedonas,,por ISHTE TEJ MUNDESIVE TE TYRE TE MBRONIN KOSOVEN NGA TRE DIVIZIONE PARTIZANE SHQIPTARE,.
Ne kete dokument shihet roli i Enver Hoxhes,si kukull ne duart e Miladin Popovicit dhe Dushan Mugoshes,,
Dokumenti i quan Partizanet shqiptare:Serbomane te kamufluar si komuniste.
Lexoje o Bedri,lexoje te verteten,,.
Se ne Berlin nuk shkuan enver hoxha me partizane,,por Eisenhaueri me Amerikane.
Ik ore bq. Ai raport është hartuar nga kosovar i Devës dhe i është dërguar CIA-s. Nuk është raport i CIA-s. Ju marrtë m¥ti brekët, më keq se intelektuhalit.