(Shqiptarët paguajnё shpenzimet e orkestrës!..)
Shpesh herё Kryeministrin e kemi parё tё shfaqet si kalorёs i deshtetёzimit tё pronёs publike nё kompanitё
shtetёrore. Duket se Ai nё kёtё pikё ka dashur tё imitojё Zonjёn e hekurt tё Anglisё pёr politikat
deshtetёzimit tё ekonomisё, por me sa duket ka gabuar adresё. Kjo sepse janё shumё larg njeri tjetrit
pёr nga origjina, edukimi dhe pёrvoja nё hartimin e politikave reformuese. Por jo vetёm kaq. Anglia
dhe Shqipёria nuk kanё pika ngjashmёrie dhe kushte krahasuese kur bёhet fjalё pёr reforma tё thella nё
ekonomi. Kryeministri e ka prezantuar deshtetёzimin si çelёsin magjik tё zgjidhjeve tё disa problemeve tё
trashёguara nё sektorё tё ndryshёm tё ekonomisё dhe ndёrkohё e ka shpallur deshtetёzimin si masёn mё
efikase kundёr korrupsionit prezent nё administrimin e kompanive shtetёrore.
Nёn njё varfёi konceptuale dhe vision tё gabuar ёshtё ndёrmarrё njё e ashtuquajtur reformё ekonomike,
duke nxitur privatizimin e shumё kompanive shtetёrore nё sektorin e energjisё elektrike. Duke e parё
privatizimin si njё akt thjesht politik, si njё qёllim tё mbyllur, janё marrё vendime dhe janё kryer procedura
qё kanё sjellё pasoja katastrofike nё tregun e energjisё elektrike. E ndodhur pёrpara zhvillimeve negative,
Qeveria ka bёrё mbrapa ktheu dhe ka filluar shtetёzimin e kompanisё qё mё parё e kishte privatizuar/
deshtetёzuar. Ky rast ёshtё pёr shpёrndarjen e energjisё elektrike. Kur u privatizua OSSH sha, leksionet
e Kryeministrit pёr privatizimin ishin ekselente, kurse ish-ministri i ekonomisё iu premtoi shqiptarёve se
problemet nё sektorin e energjisё elektrike do tё zgjidheshin pёrfundimisht. Dhe ja ku jemi pas mё pak se
katёr vjet, kur Qeveria ndёrmori shtetёzimin e kёsaj kompanie. Duke pёshtyrё leksionet e mbajtura para
katёr vitesh, Qeveria deklaron se menaxhimi shtetёror i ekonomisё ka qenё ndjeshёm mё i mirё. Shikoni
cfarё valle hedh Kryeministri ynё. Kёrcen nga njё kёnd i odёs nё tjetrin dhe zbavitet e dёfrehet nё botёn
e vet me dy veprime ekstremisht tё ndryshme. Nё asnjё rast marrja e vendimeve dhe kryerja e veprimeve
nuk ёshtё bёrё nёn dritёn e njё analize serioze tё gjёndjes sё tregut, tё fenomeneve dhe treguesve parёsorё
tё aktivitetit konkret, tё tregut rajonal, tё gjёndjes social ekonomike tё vendit, tё traditёs dhe tё sjelljes tё
palёve nё treg etj..
Veç kёsaj, privatizimi/deshtetёzimi nuk ёshtё shoqёruar me masa tё tjera mbёshtetёse per tё siguruar
suksesin pas privatizimit. Thjesht ёshtё bёrё privatizimi dhe kjo ka qenё gjithёcka pёr vizionin e Qeverisё.
Natyrisht nga qёndrime tё tilla pritshmёria ishte per tregues negativё. Dhe kёshtu ndodhi. Tregu i
energjisё elektrike u shoqёrua nga zhvillime shumё negative. Treguesit nё kompaninё e shpёrndarjes u
pёrkeqёsuan ndjeshёm, borxhet e financuare mes operatorёve tё tregut u rritёn nё qindra milionё euro
dhe sistemi elektrik hyri nё njё krizё financiare tё rёndё, ku ende lёngon. Ndёrkohё shqiptarёt paguan njё
çmim tё energjisё elektrike gati dy herё mё tё lartё se para privatizimit tё shpёrndarjes, pa pёrfituar asnjё
permirёsim nё cilёsinё e furnizimit me energji elektrike. Pra nga ky veprim (privatizimi i shpёrndarjes)
prodhoi kosto tё larta pёr shqiptarёt, pёr tregun e energjisё elektrike dhe pёr buxhetin e shtetit. Por e njёjta
sjellje e Qeverisё duket edhe nё shtetёzimin e kompanisё sё shpёrndarjes. Nxitim nё zgjidhje partizane, pa
asnjё analizё, pa nxjerrё asnjё pёrgjegjёsi. Veprohet vetёm duke thёnё se menaxhimi shtetёror i kompanisё
eshte mё i mirё(!..) dhe tashmё tregu i energjisё elektrike do tё dalё nga kriza si rrjedhim i kёtij shtetёzimi.
A thua se gjithçka do tё vijё prej njё akti administrativo politik, duke shtetёzuar kompaninё!.. Kёshtu u
veprua kur u bё privatizimi dhe ne e pamё nё çfarё gjёndje arriti tregu i energjisё elektrike pas mё pak se
katёr vjet privatizim.
Edhe me kёtё veprim politiko administrativ tё Qeverisё nuk pritet tё vijё pёrmirёsim i situatёs nё tregun e
energjisё elektrike. Emёrimi i njё administratori (pavarёsisht kush ёshtё ai) dhe ristrukturimi organizativ
i kompanisё sё shpёrndarjes nuk janё garanci pёr zhvillime poztitive. Qeveria pret çdo tё bёjё stafi i
ri i emёruar nё vend tё çekёve, pret propozime dhe veprime nga ky staf. Mё herёt, Qeveria duhet tё
kishte hartuar njё plan veprimi me masa mbёshtetёse qё do tё ndёrmerreshin menjёherё pas vendimit
pёr shtetёzimin e shpёrndarjes ose kthimin e sajё nё origjinё. Kёto masa janё tё shumta, iu adresohen
disa institucioneve dhe agjensive publike dhe pa to suksesi ёshtё i komprementuar. Unё gjykoj se nuk ka
vend pёr optimizёm, ashtu sic pata arsyetuar edhe kur u bё privatizimi i ish OSSH sha kur paralajmёrova
dёshtimin e ketij privatizimi nё harkun kohor e tre katёr viteve operim. Optimizmi vjen duke parё vendime
tё arsyetuara, masa tё studiuara, angazhim tё detyruar dhe me pёrgjegjёsi tё institucioneve apo agjensive
publike. Suksesi nuk mund tё vjijё si pasojё e njё vendimi apo akti politiko administrativ dhe as nga njё
grusht njerёzish, sa do tё aftё e tё pёrkushtuar tё jenё ata.
Situata nё tregun e energjisё elektrike do tё vijё nё pёrkeqёsim. Kjo nuk ёshtё gjё e re dhe shumёkush e
di dhe e ka thёnё. Qeveria nuk do tё dёgjojё. Edhe njё herё shqiptarёt do tё paguajnё kёtё valle jerm tё
Qeverisё dhe tё Kryeministrit. E vetmja gjё qё do tё ndryshojё ёshtё se kostua e dёmit qё do tё paguajnё
shqiptarёt do tё jetё gjithnjё e mё e madhe, jo vetёm nё sektorin e energjisё elektrike por edhe nё tronditjen
e buxhetit tё shtetit apo nё krizёn ekonomike tё vendit. Sё fundmi vetё marrja e veprimeve diametrialish tё
kundёrta, pёr privatizimin dhe shtetёzimin e tё njёjtit aktivitet flet pёr vizionin e munguar tё Qeverisё, çka
duket se po e vuajmё dhe do ta vuajmё edhe mё tej.
Berisha eshte shkaktari kryesor sepse mendoi qe i komprometoi Ceket,dhe tani shqiptaret duhet te paguajne koke fortesine e Sales.Gjendja energjitike do te jete katastrofale,por ai do tu a fale disa shqiptareve ne kembim te votave dhe gjendja pas zgjedhjeve do te jete katastrofe.
ku ka privatizim ku mos te fitohet nga sala dhe familja e tij ate ta harrojne gjithe shqiptaret. dhe me ceket eshte luajtur e njejta loje po kushedi se ku u prishen pazaret dhe perfundoi dhe vallja me ceket. se me gjithe ate neglizhence te kesaj kompanie per investime do kishin prishur kontratat me kohe. ketu nuk ka kompani qe te luaje paster pasi ndahen pazaret dhe leket qe ne fillim dhe kompania eshte e mbrojtur cfaredo qe ti beje shqipetareve. ketu vetem per popullin qe nuk e can k…. asnje nga qeveria e perse u dashka qe ta caje i huaji. kontratat e njeanshme vetem ne perfitim te kompanive dhe ne kurriz te shqiptareve vetem ne vendin tone te superkorruptuar ndodhin kaq banale qe nuk do asnje klase te vetme shkolle qe ta kuptosh dallaveret qe luhen ne kurriz te popullit. por harram e pacin opozita po qe se nuk ja numerojen te tera klanit sali dhe ta denojne per sa ka bere kur te vije ne pushtet. po qe se nuk ka mendje te tille me mire mos ardhte ne pushtet se do te thote se ka te njejten mendje per ti bere punet corap. a sa nena e kane mallkuar kete katil sali por nuk e kapin nemat e nenave se jane aq shume sa bejne rikoshet me njera tjetren. poshte sali krimineli me gjithe soj e sorrollop, dhe gjithe klani i shushunjave qe kane bere malin e lekeve me gjakun e shqiptareve.