Shtet “ujqërish”!

redaktor

Pak e nga pak, si pa u ndjerë, po shkojmë drejt sistemit më të pamëshirshëm që mund të mendohet:

Aty ku njeriu për njeriun është ujk.

Së pari, shihet qartë se nga secili krah politik, shteti që ai përfaqëson kërkon që në çdo sektor t’ja lërë “kopilin” në derë tërësisht privatit. Kurse vetë vetëm të dredh zinxhirin e të hartojë ligje sipas qejfit të qytetarit parazit. Ashtu siç në asnjë vend të botës (në përputhje me kushtet tona), e ka dorëzuar transportin publik urban krejtësisht te subjektet private, e tani qytetari duhet të durojë edhe pordhët e “sindikalistëve” të këtij sektori që kërkojnë atë që nuk dinë. Në se një apo disa kompani shpallin e bëjnë grevë me motive idiote, duke pezulluar aktivitetin shoqëror, ajo/ato duhet të përgjigjet minimumi financiarisht deri në qindarkën e fundit për dëmin që shkakton. Qysh nga pardje, në Tiranë, këto kompani, nga greva që ata kanë realizuar, kanë shkaktuar një dëm minimal prej: 300 mijë punëtorë x 3 orë x 120 lekë/ orë = 108 milion lekë, ose 800 mijë euro. Ky, theksoj se është minimumi! Sa dëm është krijuar ndër subjektet prodhuese e shërbyese nga kjo mungesë? Po për vajzën time, që punon si infermiere në një subjekt privat spitalor, të cilën administratori e pushoi nga puna për mosparaqitje në kohën e duhur, kush përgjigjet?

Çmimi 30 lekë, është shumë i lartë për xhepat tanë. Shteti në këto raste e ka në dorë edhe ligjin edhe Maliqin. Le ti përdorë ato të dyja, për të bindur të madh e të vogël, që asnjë nuk ka të drejtë të persekutojë qytetarin që është në hall të vet, e jo ta lërë këtë punë në dorë të një farë Eno-je me 2 n, i cili ka përgatitur një projekt ligj, nëpërmjet të cilit qytetarët duhet të paguajnë nga 200 lekë të vjetra për orë për parkimin e automjeteve edhe nëpër skutat e lagjeve. Ik e jepi pushtet më tepër këtyre lapangjozëve! As që do të dijë ky koqe kandari se në këtë mënyrë tenton të grabis drejt për së drejti atë që qytetarët, në një mënyrë apo tjetër, e kanë paguar me lekët e tyre. Kushdo që ka një banesë, me ligj, krahas 14.5 m2 sipërfaqe banimi për banorë, ai, nëpërmjet çmimit ka blerë indirekt edhe 1.5 deri në 3 m2 sipërfaqe rrugë e sheshe që i takon drejtpërsëdrejt atij. Nëpër qëndrat a miniqëndrat urbanë, vehten vrafshin këta hajdutë, këta shejtan budallenj. Bosh le ti lënë, ashtu i duam edhe ne, sheshe ku mund të grumbullohemi e të përpiqemi të fillojmë të demonstrojmë se jemi gjallë e nuk po e durojmë më thikën që po na vete në kockë.

 

Letër e nënshkruar,

Bardhyl Ermini

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *