Edhe pak ditë na ndajnë nga data historike e 28 nëntorit,100 vjetori i krijimit të shtetit shqiptar. Në të vërtetë shumë pak,për të mos thënë fare,do mbetet në kujtesën e shqiptarëve ndonjë eveniment në përkujtim të këtij jubileu, nga më të rëndësishmit ndër shqiptarë. Në veçanti shqiptarët e Maqedonisë duhet të insistojnë dhe të jenë të gatshëm të marrin shtetësinë e Shqipërisë , të cilët kurdoherë kanë luftuar, madje duke derdhur edhe gjak deri së voni, e sakrifikuar për bashkim kombëtar. Ndërkohë që shqiptarët e Kosovës tashmë kanë shtetin e tyre , e kanë më të lehtë rrugën e bashkëpunimit Shqipëri-Kosovë në të gjitha fushat. Politikanët shqiptarë të Shqipërisë,Maqedonisë dhe Kosovës,tashmë duhet të zgjidhin ekuacionin e shtruar për zgjidhje për identitetin e shqiptarëve të Maqedonisë,se çfarë do të bëhet me ta, do të asimilohen, do të përzihen gradualisht si shqiptarët e Çamërisë, do të pajtohen përfundimisht se janë qytetarë të dorës së dytë dhe të tretë në trojet e tyre etnike në Maqedoni, apo do heshtim si deri më tani. Tashmë ka ardhur caku i shkoqitjes së problemeve të mbetura pezull prej kohësh,e nuk duhet të na humbin shansi,por mesa duket shumë ftohtë qëndrojnë këto teza që cekëm më lart.
Por siç shkruan një intelektuale shqiptare nga Shkupi,që të mos ndodhin ato sa thamë më lart, Shqipëria duhet pa hezitim dhe sa më shpejt,t’i pajis me shtetësinë e saj, sepse tek e fundit kjo shtetësi u takon edhe në bazë të kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Para 70 vjetësh shqiptarët e Maqedonisë kanë patur pasaportë të mbretërisë shqiptare. Çdo vërtetim shkollor, martesor, fetar dhe administrativ lëshoheshin më vulën e mbretërisë. Dokumentat arkivore dëshmojnë qartë se shqiptarët e Maqedonisë ishin shtetas të mbretërisë shqiptare.Pas vitit 1944 shqiptarëve nga Maqedonia ju hoq arbitrarisht shtetësia e Shqipërisë.
Prandaj Republika e Shqipërisë duhet t’u rikthejë shtetësinë shqiptarëve që jetojnë jashtë kufinjve administrativë në bazë të kushtetutës së saj.Ka fakte që shumë drejtues të partive shqiptare kanë shtetësi të Shqipërisë. Por përse këta politikanë shqiptarë të Maqedonisë nuk kërkojnë që edhe votuesit e tyre të fitojnë shtetësinë e Shqipërisë ? Mbase kjo për arsye që lidhen.
Email nga adresa: [email protected]