Shtetet e Bashkuara mohojnë të kenë goditur kampin ushtarak sirian

Saimir Lleshi

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mohuar që të kenë qëlluar në ndonjë kamp ushtarak në Siri.

Qeveria siriane tha se tre ushtarë të saj ishin vrarë dhe disa të tjerë ishin plagosur, duke akuzuar sulmuesit amerikanë për rastin.

Megjithatë, Brett McGurk, i dërguar i presidentit amerikan, Barack Obama, në koalicionin që lufton militantët e Shtetit Islamik, ka thënë se forcat e tij nuk kanë kryer asnjë sulm brenda 55 kilometrash distancë nga kampi.

Zëdhënësi i koalicionit, kolonel Steve Warren, po ashtu ka mohuar se avionët e koalicionit kanë goditur kampin në provincën Deir el-Zour.Qeveria e Assadit u ka dërguar sot notë proteste Kombeve të Bashkuara, duke thënë se katër avionë të koalicionit kanë goditur kampin ushtarak më 6 dhjetor. /Dita/

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *