“Boston Konsulting Grup”, një nga firmat udhëheqëse botërore për strategji biznesi, ka kryer një raport për atë se cilat janë shtetet e Evropës ku jetohet më mirë dhe ku jetohet më keq. BKG e mat cilësinë e jetesës së një vendi në bazë të 44 treguesve të ndryshëm.
BKG mat normën e papunësisë së një vendi, inflacionin, përhapjen e sëmundjeve, jetëgjatësinë e pritur, cilësinë dhe qasjen në arsim, cilësinë e infrastrukturës, gjendjen me mjedisin jetësor, kontrollin e korrupsionit, lirinë e shtypit dhe shumë të tjera.
Sipas raportit të BKG, për vitin 2016, për shtetet e Evropës, Maqedonia ka notën më të ulët, 42.9, ndërsa menjëherë pas saj vjen Mali i Zi me 43.3 dhe Moldavia me 44.5. Pas tyre, vjen Bosnja dhe Hercegovina me 48.5, pastaj Ukraina me 49.1 dhe Shqipëria me 50. Ndër shtetet e tjera të Ballkanit, më mirë renditen Sllovenia me 63.4, Greqia me 62.6, Serbia me 53.7, Kroacia me 50.4 dhe Bullgaria me 48.6. Cilësia më e mirë e jetesës është në Norvegji me 100, në Holandë 95, Finlandë 94.9 dhe Gjermani 93.6.
Ajo që vihet re, është se Shqipëria ka bërë përmirësime, duke kaluar në klasifikim një sërë shtetesh në Ballkan, por edhe më gjerë.

“Shenim : Pse pyetni c’vend ze Shqiperia ne Europe ,
persa i perket mireqenies . Kesaj pyetje i ka dhene
pergjigje baca i Vicidolit …. “Shqiperia ze vendin e dyte,
fill pas Gjermanise ” Valle a ka njeri ta vere ne dyshim
po e tha Vicidolasi !!! Ata Saliu i genje cdo dite ne parla-
ment dhe fanatiket i hane kalkep rrenat e Saliut dhe kete
qe zeme vendin dyte pas Gjermanise po e tha Sala eshte
vertete .
Shifrat i lexuam, po ne harte nuk e shohim fare Shqiperine, per te vertetuar vendin e permendur ne artikull!
epo shume mire athere ,te pakten treguesit jane qe NE po rritemi
https://www.facebook.com/tiranaestate/
Vendet skandinave gjithmone te parat.