Shteti Islamik i pret kokën gazetarit amerikan?

redaktor

James Foley, një gazetar amerikan  zhdukur në Siri prej nëntorit 2012, me gjasa është ekzekutuar nga Shteti Islamik, grupi militant ekstremist i njohur si ISIS.

Një video e hedhur në YouTube e titulluar “A Message to #America (from the #IslamicState)” tregon një burrë të identifikuar si James, të cilit i pritet koka gjatë filmimit.

“Ky është James Wright Foley, një qytetar amerikan nga vendi juaj – thotë ekzekutori i tij në videon shokuese që tashmë është hequr nga YouTube. 

“Qeveria juaj ka kryer një agression ndaj Shtetit Islamik. Ju keni qëlluar kundër nesh dhe keni ndërhyrë në punët tona. Sot forcat tuaja ushtarake na kanë sulmuar në Irak, ju jeni duke kryer mizori kundër muslimanëve”

 

Videoja tregon edhe një burrë tjetër të identifikuar si gazetari Steven Sotloff, gjithashtu i zhdukur prej gushtit 2013 në Siri. Përfaqësuesi i Shtetit Islamik në video thotë që e ardhmja e Sotloff varet nga vendimi i ardhshëm i Presidentit Obama.

 

Autoritetet amerikane u kanë deklaruar familjarëve se janë duke studiuar autenticitetin e videos. J.M.

James Foley

Share This Article
8 Comments
  • qyteterimi perballe injorances se eger,qe nuk ka ligje, demokraci,por vetem njeh gijotine si ne kohen e mesjetes.
    bota moderne duhet te behet bllok, kundra ketyre qe nuk njohin emrin njeri edhe njerezim,
    me kulture,
    me liri,
    me respektim te lirise se tjetrit
    e qe shtremberojne edhe vete zotin.
    qe na meson bashkejetese te feve ne paqe.

  • keto islamiket jane kafshe ;;;pa kulture ;;; jo te civilizuar qe jetojne akoma si ne mesjete ;; jane turpi i civilizimit ;;; ;jane frikacake qe fshihen pas maskave dhe vrasin gazetare ,,, te pa armatosur ;;jane turpi i o botes ;;; shpresoj nje dite ndonjeri tja kepusi koken dhe ti torturoi si keta ndyresira ;;

  • Kriminele makaber qe vrasin e therin ne emer te Allahut e Muhametit.
    Ne qofte ky Muhameti, Allahu e Islami, kurrw mos qofshin.

  • Te ushqyer dhe te mesuar jane nga Amerika, ata i nisen per ne Siri apo i harruat , dhe mjaft folet me gjuhen e Janulles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *