Shteti privat i Salës ende në këmbë

anazapta

SMS në DITA

Në 0689073730

Njerëzit duhet të qëndrojnë me këmbë në tokë dhe kokë mbi shpatulla, ndryshe nuk quhen më njerëz, por zvarranikë. Duhet ndërtuar shteti nga fillimi, sepse sot ekziston vetëm shteti privat i Sali Berishës me të gjitha institucionet që e shikojmë se për këtë ka punuar 20 e ca vjet, se nuk ishte budalla: të gjitha i ka bërë me qëllim që kur të ikte vetë si kryeministër, pushteti të ishte i tij, siç është faktikisht. Shikoni KLD-në, ku shkoi gjyqtari me komçat e këmishës prej floriri? Po Fullani ç’po bën, po SHIK-u, Presidenca, Prokuroria, gjykatat? Pra shtetin e ka mafia e Saliut. Edhe sikur t’i presë kokën Saliut ndonjë qytetar nga inati, prapë mafia është në Tiranë dhe gjithë qytetet e Shqipërisë. Është një kancer malinj që vetëm populli, në qoftë se ka më imunitet njerëzor, mund ta pastrojë me forma demokratike e jo demokratike, ndryshe do zgjasë pambarim. Po nuk u turbullua, nuk kullohet!

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *