Presidenti i Indonezisë, Joko Widodo ka marrë vendimin për ndryshuar kryeqytetin e vendit. Lajmi është bërë i ditur nga ministri për Planifikimin, i cili njoftoi vendimin e marrë sot më 29 Prill.
Xhakarta, kryeqyteti i Indonezisë, nuk do të jetë më i tillë. Ky vendim është argumentuar me faktin për shkak të rrezikut që i kanoset nga fatkeqësitë natyrore.
Vendi ku do të jetë kryeqyteti i ri nuk është përcaktuar ende, por do të jetë një ishull ku aktiviteti sizmik dhe shpërthimet vullkanore të jenë shumë më të ulëta.
Xhakarta ndodhet në rajonet e ishullit Java, një zonë me zhvillim ekonomik dhe ku jeton 60% e popullsisë.
Kryeqyteti aktual është në hartën e zonave të rrezikuara nga shpërthimet e vullkanit, tërmetet dhe përmbytjet.
Presidenti i vendit i ka kërkuar Ministrisë së Financave për të shqyrtuar faturën financiare të këtij projekti, që mund të zgjasë deri në 10 vjet për t’u realizuar plotësisht.
Kjo për shkak edhe të investimeve private që do të duhet të zhvendosen nëse Xhakarta nuk do të jetë më kryeqyteti indonezian.
o.j/dita
