Dërguar me SMS
Në numrin e redaksisë
Shpresa të mëdha u varën te kjo qeveri pas rrënimit të kaluar. Mendohej se do të bëhej drejtësi dhe në qendër të zhvillimit do ishin njerëzit e thjeshtë. Do të kishte konsultime me grupet e interesit për mënyrën e qeverisjes. Kjo nuk po ndodh. Shteti ndodhet në një distancë të madhe nga individi i cili e ka votuar. Vepron me instikte që në të shumtën e rasteve janë të rrezikshme. Vazhdojnë veprimet “në emër të popullit”. Thjesht janë ndërruar krahët. Fatkeqësi e madhe për këtë komb! I vuajtur historikisht dhe i tradhtuar nga këta farë politikanësh. E keqja më e madhe është se nuk ka alternativë. Një opozitë inekzistente e cila lundron mes luksit të 8 viteve qeverisje. Kush është ai që do të votonte për 21 Janarin, Gërdecin përsëri dhe po të rrëzohej kjo qeveri? Kjo Shqipëri po provon që është shumë e madhe për supet e Ramës. Mjerë ne!
