Shtetin duhet ta prekim

redaktor

Dërguar me SMS

Në numrin e redaksisë

Mirë thua more zoti Rama dhe mirë e ke nisur këtë punë. Por Reforma në përgjithësi përmbledh dy shtylla: ana organizative strukturore të shprehura në ligje dhe ana njerëzore – punonjës të aftë, me kulturë administrative dhe korrekt me ligjin. Kërkoni ju lutem organikat e ndërmarrjeve kombëtare ose vendore nga dikasteret përkatëse dhe do të shikoni që janë shumë të ngarkuara, por ka edhe shumë të paaftë. Të zgjohet nga gjumi administrata dhe të shkundet e të zhvishet nga mbrojtja partiake. Mos e sakatosni administratën për hir të koalicioneve fluide me të paaftë. Nuk mjafton vetëm të bjerë erë shtet. Duhet të preket shteti. Dhe prekja bëhet vetëm me administratë shtetërore korrekte.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *