Duket dita që në mëngjes, thotë populli. Me këtë fjali metaforike e filloi bisedën për Qeverinë e re një nga ikonat e së majtës shqiptare, ish-Kryetari i Kuvendit Prof. Servet Pëllumbi. Në ditën e parë të punës së qeverisë re, Prof. Pëllumbi flet me entuziazëm dhje shprehet optimist për të ardhmen e saj. Ai thotë ekskluzivisht për gazetën ‘DITA’ se është ende herët për të dhënë një konsideratë të saktë dhe përfundimtare për qeverinë e re, mirëpo kjo qeveri meriton të inkurajohet. Dhe për këtë ai sjell argumentet e veta në këtë që ai më shumë e quan një konsideratë të atypëratyshme, se sa një intervistë të mirëfilltë. Një intervistë të hollësishme ai premton ta japë pak më vonë, kur të duken edhe hapa të tjera të kësaj qeverie, por edhe sjellja e mëpastajme e opozitës.
– Profesor, cila është konsiderata juaj për qeverinë Rama, 24 orë pas marrjes së detyrës?
– Është ende herët për të folur dhe për të dhënë një konsideratë të saktë dhe përfundimtare për një qeveri në hapat e para të saj, në ditën dhe orët e para të saj. Mirëpo, dita duket që në mëngjes, thotë populli. Dhe mëngjesi i kësaj qeverie duket mjaft premtues. Prandaj ajo meriton të përkrahet fuqimisht dhe të inkurajohet në punën e saj. Unë kam besim se kjo qeveri do të bëjë punë të mira për Shqipërinë dhe për popullin, ashtu sikurse ka premtuar.
– Qeveria ka marrë tri vendime që në mbledhjen e parë të saj. Keni ndonjë koment për këto vendime?
– Janë tre vendime të qarta, të sakta, të drejta dhe mbi të gjitha që flasin për vendosmërinë dhe vizionin e kësaj qeverie. Askush nuk i konteston dot ato. Rama dhe PS kishin premtuar anulimin e ligjit për importin e mbetjeve dhe e bënë këtë qysh në mbledhjen e parë të qeverisë. Ky vendim duhet përshëndetur dhe mendoj se është pritur me entuziazëm nga shumica e shqiptarëve që e kanë kundërshtuar fuqimisht vendimin e qeverisë së Berishës për importimin e plehrave. Edhe vendosja e portretit të Ismail Qemalit nëpër zyrat dhe institucionet shtetërore më duket një akt shumë i mençur. Askush nuk mund të kontestojë faktin që në zyrat e shtetit të vendoset portreti i themeluesit të shtetit modern shqiptar. Këto akte mendoj se po i kthejnë dinjitetin e munguar deri më tani shtetit.
– Mirëpo këto vendime janë kontestuar, madje janë quajtur si antikushtetuese nga ana e opozitës aktuale. Si e quani këtë qëndrim të saj?
– Vetëm kjo opozitë nuk ka gojë të flasë për vendime antikushtetuese. Sepse ishte qeveria e Berishës që merrte pambarimisht vendime antikushtetuese, të cilat jo vetëm janë kundërshtuar nga opozita e majtë, por edhe që janë rrëzuar nga gjykatat, jo vetëm si antikushtetuese, por edhe si antikombëtare. Me arrogancën e tij Berisha dhe qeveria që ai kryesoi na ka dhënë shembullin më të keq se si mund të qeveriset vendi. Prandaj unë i konsideroj krejtësisht absurde akuzat e kësaj opozite për vendimet e para të qeverisë së re. Unë kam besim se kjo qeveri nuk do të bjerë në kurthet që do të mundohet t’i ngrejë opozita. Populli dhe qytetarët tanë janë aq të mençur sa të shikojnë punët e kësaj qeverie, t’i krahasojnë me bëmat e qeverisë së mëparshme dhe të vërejnë ndryshimin e madh midis tyre.
– Kemi edhe një gjest tjetër në ditën e parë të qeverisë së re: heqjen e rrethimit me hekura të godinës së Kryeministrisë, i cili u vu nga qeveria Nano në vitin 2004. Ç’tregon sipas jush ky gjest?
– Edhe ky gjest më duket shumë domethënës dhe është në vazhdën e vendimeve të para të saj. Është një gjest që, ashtu si dhe vendimet e para me të cilat jemi njohur, tregon se kjo qeveri do të luftojë me vendosmëri për t’i kthyer dinjitetin e munguar shtetit. Një qeveri që punon me ndershmëri dhe përkushtim për të mirën e popullit, nuk ka frikë nga populli. Ato hekura e ndanin qeverinë nga populli, krijonin një hendek të madh midis qeverisë dhe qytetarëve. Prandaj edhe ky gjest për heqjen e atij rrethimi duhet përshëndetur.
Intervistoi Xhevdet Shehu

Harrova te them Me qen se jeni marr me shkollat e jeni profesor.
V e n d i m me i mire dhe i mirpriture do te ishte
Urgjet te fillojn meremetimi i shkollave nga fshat me i larget deri ne tiraen/.Minsitrai e finacave te japin fonde m e n j h e r s h m e nga emergjenca
! Ne zonet malor te perfundon meremetimi me 15 nentit
2 ne zonat fushore meremetimi te pefundojn me 15 dhjetoror 1013.
ngarkohet Ministria arsimit dhe e ndertimit Bashkit dhe komunat per zbatimin e ketij vendimi
Kryeministri apo kryetari Kshillit ministrave
Edi Rama
D.V.
Do ishte fatkeqesi te jesh me shkolle te larte 🙂 me kaq shume gabime ne te shkruar!! Ja nje perkthim i shpejt 🙂
Harrova te them, meqenese se jeni marre me shkollat dhe jeni profesor,
vendimi me i mire dhe me i mirepritur do te ishte te filloje urgjent
meremetimi i shkollave nga fshati me i larget deri ne Tirane. Minsitria e financave te japin fonde m e n j h e r s h m e (nga fondi i emergjences)! Ne zonat malore te perfundoj meremetimi i shkollave me 15 nentor 2013. Ne zonat fushore meremetimi i shkollave te pefundoj ne 15 dhjetoror 1013. Te
ngarkohet Ministria arsimit dhe e ndertimit per zbatimin e ketij vendimi nga Bashkite dhe Komunat.
Kryeministri
Edi Rama
D.V.
Eshte me diplome te shkolles se larte ne xhep, por pa shkolle ! Se ate e ka marre si demokrat e mashtrus prane familjes kriminele te Sales. Sigurisht eshte i ram prej andej nga vjen edhe krye kopuku Sali qe nuk din me fole me drejteshkrim. Megjithate na e moren te keqen e sot do jene shume inferior para popullit e njerezve me dije e kulture. Po mendoj se tash e tutje ose do fillojne te mesojne e cilivizohen ose do mbesi minorance injorante e shoqerise. Pa pushtet po e minorance po, atehere dasht e pa dashte do fillojne konkurenca e mbijeteses e do integrohen dale ngadale edhe keto soj sorollopi.
KE SHUME TE DREJTE….
Berisha nuk ka goje te flase POR edhe ju ‘mengjarashet’ qe i kini futur 22 vjet duart ne ‘NJALTE’ duhet te HESHTNI.
Sa ish deputete ministra e kryeministra ka 22 vjet qe marrin rroga te majme bile edhe pa mbushur moshen e pensionit vetem e vetem se kane patur funksione ne sistemin piramidal te HAJDUTERISE?Pse nuk e mer inisiativen ne respekt ne mos te femijeve te pa ngrene ne respekt te titullit ‘profesor’ e flokeve te bardha -TI KTHENI POPULLIT TERE ATE QE KENI XHVATUR PADREJTESISHT?
Qeverisja e Saliut , djallezisht e qellimisht vetem per te mbajtur ai pushtetin krijoi nje ushteri shik , polici etj te pa punesh e parazitare te cilet i ka diferencuar duke ju lidhur pensjone te parakoheshem , Perse ? Kur ligji eshte i plote dhe i qarte per gjithe qytetaret .
Shtetasit ne Republiken e Shqiperise perfitojne pensjon pleqerie kur . Kur Burrat mbushin moshen 65 vjet dhe nje kontribut prej 35 vjet pune . Grate 60 vjet e kontribut 35 vjet . Te gjithe personat qe marin pagese pleqerie jashte keti ligji eshte spekullim dhe i pa drejte e i pa moraleshem dhe duhet ti jepet fund, detyrimisht duhet te reformohet ky fafor i pa ndershem
Berisha nuk hesht. Ai eshte si trokellaçke mulliri qe bluan pa pushim, jo vetem mjell, por krunde…Atij duhet ti pritet vada, si nje mulli i keq
Dakort me MARKON…
Profesor si shkon biznesi i hidrosanitareve? Djemve u mesove ekonomine e tregut, neve te tjereve marksizem-leninizmin