Ditën e sotme, në Maqedoninë e Veriut kanë hyrë në fuqi masat e reja për të parandaluar përhapjen e COVID-19 duke qenë se shifrat e ditëve të fundit kanë qenë goxha të larta.
Lokalet dhe restorantet do të punojnë deri në orën 23:00, transporti publik do reduktojë kapacitetin e pasagjerëve dhe administrata do ta organizojë punën me turne, rotacion dhe nga shtëpia, thuhet në vendimin e qeverisë.
Gjithashtu në fuqi është lënë edhe masa për mbajtjen e aktiviteteve sportive pa tifozë, ndërkohë që nuk ka ende marrëveshje me partitë e tjera për masat e tjera që kanë të bëjnë me mbajtjen e maskës dhe ndalimin e grumbullimit të më shumë se 4 personave.
h.b/dita
