Shtohen 6 raste me Covid-19 në Shkodër, mes tyre dhe një infermier

J L

Ka shkuar në 48 numri i të infektuarve mëngjesin e sotëm në Shkodër.

Mbrëmjen e djeshme janë marrë 26 tamponë të personave të dyshuar, të cilat janë dërguar për ekzaminim në Tiranë.

Sipas rezultateve janë konfirmuar pozitivë me Covid-19, 6 prej këtyre personave.

Mësohet se të infektuar rezultojnë,  dy familjarët e 80 vjeçares që ka humbur jetën 2 ditë më parë, infermieri i cili i shërbente prej muajsh asaj, 1 anëtar i familjes nga Dobraçi, dhe 2 anëtarë të familjes nga Kirasi.

Kujtojmë se ditën e djeshme, ka shkuar në 361 numri i të prekurve në vendin tonë.

j.l./ dita

Share This Article
2 Comments
  • Mendoj qe shkodranet duhet ta marrin seriozisht gjendjen e renduar. Pensionistet patjeter duhet te mbyllen ne shtepi.
    Distancim total nga njeri tjetri.
    Ky virus qenka si “morri”. Hyn , perhapet e nuk del kollaj , pa marre jete me vehte.
    Kujdes. Mos degjoni djalin e Zef Dedes. Ai do te beje politike me coronavirusin.
    GABIM

  • Padiskutim virusi eshte marre gjate atyre dy varrimeve, per te cilat u be fjale pak dite me pare! Ose ka njerez qe shkojne ne keto kohe ne kisha e xhamia dhe, duke u lutur per mos-marrjen e virusit, fap virusi ben punen e vet!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *