Shtohen grupet e kontrollit për abuzuesit e energjisë, 16 të arrestuar të tjerë

Dita

Policia bën të ditur se nga 96 grupe kontrolli që ishin tre ditë më parë, janë shtuar edhe 16 të tjerë për të ndërprerë lidhjet e paligjshme të energjisë.

Policia njofton se në tre ditë ka evidentuar 39 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me 39 autorë. Nga këta, janë arrestuar në flagrancë 16 persona të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike; janë shpallur në kërkim 18 persona , si dhe ndiqen në gjendje të lirë 5 persona.

Deri më tani janë kryer mbi 6500 kontrolle për abuzimin me energjinë elektrike.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *