Sot (e shtunë), deri vonë pasdite vendi mbetet me kthjellime e vranësira kalimtare, më të shpeshta në zonat veriore.
Mbrëmja do shtojë vranësirat në territor duke sjellë vonë në mbrëmje dhe gjatë natës shira në zonat Veriperëndimore.
Temperaturat e ajrit ulen lehtë në zonat malore por mbeten thuajse konstante në ultësirën perëndimore, njofton Meteoalb.
Të dielën, vranësira e reshje të shpeshta do të ketë në Veri por zonat Jugore dhe pjesërisht Qendra, mbeten me kthjellime dhe vranësira kalimtare.
Pasditja sjell gradualisht shira edhe në zonat Qendrore – Jugore.
Në këto kushte mbetemi edhe gjatë natës kur priten edhe reshje dëbore në veri dhe lindje të vendit.\
Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes por mbeten thuajse konstante gjatë mesditës.

