Komisioni i Ligjeve miratoi shtesën me 24 punonjës të rinj për të 3 organet kryesore të procesit të vettingut.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit përfitoi një shtesë prej 14 personash midis të cilëve dhe 8 këshilltarë ekonomikë.
Kolegji i Posaçëm i Apelimit përfitoi 6 punonjës të rinj mes të cilëve 4 këshilltarë, 2 juridikë dhe 2 ekonomikë.
Po ashtu edhe Komisionierëve publikë iu shtuan 4 këshilltarë. Ky vendim u mor nga Komisioni i Ligjeve pas kërkesës së vetën organeve të vettingun për shkak të fluksit të lartë të çështjeve që duhet të gjykojnë.
Edhe pse ishte pro miratimit të kërkesës, deputeti socialist, Alket Hyseni kritikoi qasjen e këtyre organeve për t’u fokusuar vetëm tek vettingu i pasurisë. Deputeti Hyseni tha se këto organe duhet të kërkojnë personel për të bërë edhe aftësitë profesionale të gjyqtarëve që sipas tij janë problem.
Pas kësaj vërejtje, Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, u shpreh se kuvendi nuk mund të përcaktojë punën e organeve të vettingut pasi kjo është kompetencë e tyre
Relatori i kësaj çështje, Bashkim Fino kërkoi që parlamenti të miratojë menjëherë këtë kërkesë në mënyrë që paketa financiare të parashikohet për buxhetin e vitit 2019.
o.j/dita
