Shtraus Kahn: “Jam këtu se e dua Serbinë”

anazapta

“Pranova sepse e dua Serbinë”, kështu ua shpjegoi Dominik Shtarus Khan gazetarëve arsyen se përse e pranoi propozimin e qeverisë së Beogradit për të qenë këshilltar ekonomik i saj. Dhe, për të dhënë provën e parë të pakundërshtueshme të dashurisë së tij për vendin ballkanik, ish-kreu i FMN-së i cili dha dorëheqjen në vitin 2011 (për shkak të akuzave për përdhunim nga kamerierja e një hoteli në Nju Jork), ka njoftuar se do të heqë dorë nga shpërblimi i tri muajve të parë të punës. Natyrisht që do t’i duhet të manovrojë një situatë të vështirë dhe të pasigurtë financiare të një vendi që pak e njeh. Gjatë javës së kaluar, mediat në Beograd kishin përmendur një pagë mujore prej 1.900 eurosh për Shtraus Khanin.

Megjithatë, nuk mungojnë as nga ata që nënvizojnë debulesën e tij për femrat, madje që tani e imagjinojnë në “gjueti” për aventura të reja në kryeqytetin serb, i cili ndër të tjera njihet për jetën e natës shumë intensive.

E duke i lënë mënjanë hamendjet, qeveria serbe beson vërtet se këshillat e Dominik Shtarus Khan, mund të rivendosin në vend llogaritë publike të Serbisë, të cilat janë përkeqësuar ndjeshëm muajt e fundit. Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, deficiti ka arritur në 4.5%, borxhi publik në 60% të PBB, papunësia është në nivelin 24% të popullsisë së përgjithshme dhe inflacioni ka tejkaluar  7%.  Gjatë vitit 2012 ekonomia e Serbisë u tkurr me 2% dhe tani drejtuesit e saj po përpiqen ta rimëkëmbin, megjithatë trendi pozitiv i eksporteve nuk është i mjaftueshëm për të rivendosur i vetëm normalitetin.

Shtraus Khan i cili, dy ditët e fundit ka takuar në Beograd përfaqësuesit e qeverisë dhe ministrin e Ekonomisë, deklaroi para tyre se do të jetë në gjendje që të japë rekomandimet e tij të para pas një muaji. “Ka probleme reale, siç ndodh edhe në shumë vende të tjera, por mendoj se do t’ia dalim mbanë. Unë dhe skuadra ime do të punojmë për të përgatitur sugjerime, ndonëse do të duhet kohë për të arritur rezultatet e pritshme, as unë dhe as bashkëpunëtorët e mi nuk kemi një shkop magjik”, u shpreh ai në një konferencë për shtyp pas mbledhjes me disa prej anëtarëve të qeverisë.

Zëvendëskryeministri Aleksandar Vuçiç, një prej politikanëve serbë më me ndikim, i cili është angazhuar personalisht për të punësuar Shtraus Khanin, u shpreh se një pjesë e skuadrës së konsulentëve do të operojnë në Beograd dhe pjesa tjetër në Paris, por do të mbeten në komunikim të vazhdueshëm midis tyre.

Pyetjes nëse problemet gjyqësore dhe ato të jetës private të Shtraus Khanit mund të cenojnë imazhin e qeverisë, Vuçiç iu përgjigj shkurt: “E vetmja gjë që i intereson Serbisë janë kompetencat ekonomike të Dominik Shtraus Khan”./D.Gjuzi

Share This Article
7 Comments
  • Ky maniak seksual me siguri ka zgjedhe Serbine si vend ku mund te kenaqe manite dhe veset e tija jonormale seksuale e jo nga dahuria e madhe per te.Ne fakt skandali ne hotelin ne New York i nxori ne drite karakterin e ketij monstrumi se ndryshe mund te behej President i Frances,dhe atehere mund te ishte shume e demshme dashuria mes monstrumit dhe regjimit monster te Serbise.Keshtu si thote populli ka gjete eshi eshin dhe orgjite e ketij maniaku nuk demtojne askend.

  • ” EKSPERT ” me te pershtatshem , per figuren morale te serbeve , edhe me projector ( jo qiri ) te kerkonin , nuk do te gjenin ! Nuk di , a do ti gjejne pune edhe Nafissatou Diallo-se,ne ndonje hotel te Beogradit, qe mos ta lene te vuaje ,kete maniak seksual per se thati , se ka kohe, qe nga mesi e poshte ka dale ne pension , se sa per nga mesi e larte , po te qe kaq ekspert, e mbante Franca vete! Ka mundesi ti ofrohet CECA ( Svjetlana Raznatovic -Arkan ) , vejusha e “tigrit” te cofur , ta ngushelloje me shalet e kenget e saj , vetem se kjo ” lepa kucka” ,do shume pare dhe s’dihet , ku do ti gjeje i gjori perdhunues DOMINIQUE , tani , qe e kane perzene si nga FMN-ja, ashtu edhe nga shtepia ?!!!…

  • Ne akoma nuk kemi njohur ndonje frances qe te mos e doje Serbine.Lajm do te bente e kunderta e kesaj qe thote ky zoteria.Veprimi i tij eshte nje proteste kundra drejtesise amerikane per veprimet e tij te kundraligjeshme.Ne Serbi te jete i sigurt se nuk e denon njeri per asgje,vetem se here pas here duhet te thote “Rrofte Serbia e Madhe”.

  • Ky surrat merr pare vetem nga firmat farmaceutike te reklames per suksesin e VIAGRA se fizikisht vete ka pjerdh me kohe e nuk eshte i zoti per grate qe i kane kthyer bythen , Shtraus-Khan çifuti sionist simbol i PERVERSITETIT .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *